Bashkim Uzairi nga Shipkovica e Tetovës ka qenë profesor i Gjuhës Angleze në shkollën e mesme Mosha Pijade – Tetovë që nga viti 2004. Interesimi i tij për të qenë mësimdhënës rrjedh nga prindi i tij Profesor i Gjuhës Shqipë, Nexhmi Uzairi, i cili poashtu ka qenë mësimdhënës deri ne penzionim në një fshat në Malësi të Tetovës. Përvoja e tij shumëvjeçare në arsim si dhe angazhimi i tij në shumë projekte të ndryshme arsimore në shumë vende të Evropës, ka qenë çelsi për suksesin e radhës që të jetë mësimdhënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më vitin 2021…
Author: IM
Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit. Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë. Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i…
Sonte, në mbledhjen e mbajtur nga Alternativa – dega Tetovë, ku po bëhen edhe përgatitjet e fundit për zgjedhjet për këshillin komunal, i ftuar special në këtë mbledhje ka qenë profesori univeristar Adnan Ismaili. Në prani të shumë aktivistëve dhe simpatizantëve, prof. Ismaili, degës së Tetovës i dëshiroi shumë suksese, duke shpresuar se ditën e shtunë do të ketë rezultate pozitive për Alternativën e Tetovës.
“Qeveri Teknike Histeria politike që ka pushtuar planetin, duket se rezidencën e saj e ka në Maqedoni. Kaq të vegjël sa jemi gjeografikisht, është gati e paimagjinueshme që të kemi kaq shumë korupsion. Por ne që jetojmë e pësojmë përditë këtu, jemi dëshmitarë të gjallë të llomit burokratik e koruptiv ku pluskon çdo gjë dhe gjithçka Nga çmenduria e luftës më të afërt kontinentale është afektuar gjithë bota. Kanë nxjerrë shpatat sehirxhinj të rinj, e kanë mprehur më shumë thikat sehirxhinjtë e vjetër. Në mes të këtij kaosi sa të dhimbshëm aq të turpshëm, Maqedonia gjendet në një pozitë që…
Pas lajmit të publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, ku sipas të dhënave të censusit të fundit, përqindja e shqiptarëve të punësuar në nivel shtetëror është rritur nga 24.3% në 31.5%, kjo ka sjellur reagime të ashpra nga kryetari i partisë “Levica” Apasiev, i cili ministrin e Alternativës, Admirim Aliti e ka “kërcënuar” me fjalët “ministër shovinist që bën spastrim etnik ndaj maqedonasve”. Kjo është hera e parë, që një ministër shqiptar, kuadër i Alternativës, ka arritur rezultat të mirëfilltë duke rritur përqindjen e të punësuarve shqiptarë në nivel republikan.
Të lëvizësh me makinë në Shqipëri është një mision shumë i vështirë, për shkak se në rrugë ka drejtues mjetesh, të cilët për të arritur disa minuta më herët në destinacion bëjnë parakalime të gabuara ose ecin me shpejtësi ekstreme. Siç shihet edhe në videon e më poshtme, një makinë duke lëvizur në rrugën e Rinasit ka bërë disa herë parakalime të gabuara, duke vënë në rrezik mjetet që lëviznin në korsinë në krah të majtë. Gjithashtu në video shihet edhe një makinë policie e cila vjen përballë mjetit që bën parakalime të gabuara. https://www.tiktok.com/@abcnews_al/video/7132165985674546438?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7131864769476904454
“N’konak në fshatin Shipkovicë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetët Halil Snopçe dhe Adnan Neziri, bartësi i listës për këshilltarë, Abdulla Osmani dhe kandidati i zonës për Këshillin Komunal, Blerian Imeri, në bashkëbisedim me banorë të fshatit Shipkovicë, të cilët paralajmëruan mbështetjen masovike që do t’i japin rinisë së ASH-së në zgjedhjet e 20 Gushtit. Në këtë pritje u shpalosën edhe vizioni dhe projektet e Aleancës për Shqiptarët për Tetovën në përgjithësi dhe Malësinë në veçanti”, thonë nga ASH – Tetovë.
Studiuesi Fabian Zhilla ka nisur një peticion në internet që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve lidhur me “reality show” televiziv që transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik. Zhilla kërkon nga institucionet që emisione të tilla që shfaqin mesazhe me përmbajtje të dëmshme të merren masat ligjore për transmetimin e tyre në fasha orares mbas orës 24:00, të ransmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç si dhe të shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit të papërshtatshëm për moshat nën…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së foli edhe rreth koncertit të 21 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit ku u organizua koncert dhe u shpenzuan para, transmeton InfoShqip. “Në Tetovë nuk ka ujë për pije, Haraçina nuk ka kanalizim kurse ata shpenzojnë shuma të mëdha parash për koncerte kjo është shokuese, çfarë të themi tjetër” – deklaroi Mickoski. Ai gjithashtu reagoi në lidhje me paralajmërimet për reformë në sistemin tatimor. Miskocki ka akuzuar Qeverinë se, rritja e tatimeve bëhet për keqpërdorime. Sipas tij, tatimet janë që të fitojnë aranzhmanin që e negociojnë me institucione financiare ndërkombëtare, por ata dëshirojnë që atë aranzhman ta ndërlidhin…
Rreth 100 mijë euro para publike do të kushtojë festa e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Organizator i saj është Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive kurse firma që ka fituar tenderin e organizimit është Arbëria Dizajn nga Tetova. Sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë, nga tenderët, rreth 1200 euro në ditë do të shpenzohen për akomodimin në hotel të të paktën 50 personave, keteringu është paraparë të kushtojë 50 euro për person, për shërbime hotelerike do të ndahen 40 euro për person, për kafe dhe pije freskuese 10 euro për person, ushqimi…
“Krimi, korrupsioni, keqpërdorimi dhe partizimi i institucioneve nga BDI po kalon çdo kufi të turpit dhe degradimit. Sukseset e Ansamblit të këngëve dhe valleve i takojnë popullit shqiptar dhe gjithë pjesëtarëve të ansamblit dhe për këtë përgëzime të gjithë meritorëve. Por, defilimet dhe lëpirja e drejtorit para këmbëve të një kryetari partie është e turpshme dhe e patolerueshme. Akoma më e turpshme bëhet kjo kur i detyron anëtarët e ansamblit për të shkuar në një seli partie, për t’u shërbyer nevojave të drejtorit dhe për t’u vënë në agjenda partiake propagandistike. Fotografitë e publikuara në selinë e BDI-së dhe me…
Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me atë ortodokse- serbe antishqiptare e cila mendësi, duke mos mundur te përballet me të sotmen mjerane, merret me rreziqet fetare që i kanosen shqiptarisë. Pra disa koka të shkolluara, por analfabete, koka që nuk lexojnë asgjë ngaqë i dinë të gjitha, që përpos llafeve nuk kanë investuar asgjë tjetër që shqiptaria të forcohet me shqiptari, sa here që nuk kanë me çka të merren, i nxjerrin mburojat e krishterimit Perëndimorë dhe na mbrojnë nga ndikimi i Lindjes së ‘prapambetur’. Dhe…

