Author: IM

Një kolonë ushtarake e KFOR-it me automjete të rënda është parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Kolonën po e shoqëron nga lart një helikopter i misionit paqeruajtës të NATO-s. Sipas videove që kanë ardhur në adresë të Gazetës Express, automjetet u panë në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. KFOR-i aktualisht është duke e monitoruar situatën në veri, ku të dielën në anën serbe të kufirit pranë Jarinjës disa serbë u mblodhën duke protestuar. Në një moment, protestuesit ia mësynë për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata kanë insistuar për pak që t’i afroheshin pikës kufitare,…

Lexo më Shumë

Fabian Zaimi punon si inxhiner në Katar. Ai tregon se paguhet mjaft mirë, për pozicionin e punës dhe kushtet janë tepër të favorshme. “Pagesat sipas eksperiencës që kanë. Punëtorët që vijnë në fillim marrin 1300-1400 euro. Rrogat variojnë deri më 2100 euro. Nuk punojmë as në orare të zgjatura, punojmë rreth 8 orë, kemi pushimin e drekës, ndihem i respektuar”, thotë ai. Ai hedh poshtë lajmet se punëtorët atje, keqtrajtohen. “Në media thuhet që në Katar ka një skallavërim të punëtorëve, një keqtrajtim të tyre. Por ne që jetojmë dhe punojnë e shohim që nuk është e vërtetë. Ne punojmë…

Lexo më Shumë

Për shkak të dyshimeve për humbjet aktuale të Moskës në luftë, disa gazetarë rusë dhe vullnetarë anonimë po shfrytëzojnë raporte lajmesh, fotografi të gurëve të varreve dhe informacione të tjera të disponueshme publikisht për të llogaritur numrin e viktimave të Rusisë nga lufta në Ukrainë. Mediazone është një media e pavarur ruse e lajmeve, në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së dhe një duzinë vullnetarë anonimë në Rusi, që e përpilon listën bazuar në informacione nga burime të tilla si artikuj gazetash, fotografi të varreve, postime të ushtarëve në zi për shokët e tyre, apo edhe raporte nga…

Lexo më Shumë

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se 67 gazetarë dhe staf mediatik janë vrarë në mbarë botën deri tani këtë vit, krahasuar me 47 gazetarë të vrarë vitin e kaluar. Lufta e Rusisë në Ukrainë, kaosi në Haiti dhe dhuna në rritje nga grupet kriminale në Meksikë kontribuan në një rritje prej 30% të numrit të gazetarëve të vrarë duke bërë punën e tyre në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të ri të publikuar. Grupi me seli në Bruksel numëroi gjithashtu 375 gazetarë të burgosur aktualisht për punën e tyre, me shumicën prej tyre në…

Lexo më Shumë

Rritja e shpenzimeve për forcat e luftës është në fokusin të SHBA, Rusisë, Kinës dhe mbarë për vitin e ardhshëm. Si vendet anëtare të NATO-s, parashikimet buxhetore duket se vijnë edhe nga situata e re që ka krijuar Lufta në Ukrainë. Ky angazhim vjen si domosdoshmëri tani kur tensionet ndërmjet vendeve të NATO-s dhe Rusisë janë rritur dhe në këtë kontekst. Shpenzimet për mjete luftë janë rritur në unison në të gjitha vendet e Europës dhe Rajonit. Rritja ka ndodhur qysh këtë vit, ndërkohë që ka një garë për të përparuar drejt teknologjisë moderne të mjeteve të luftës.

Lexo më Shumë

Xhabir Deralla LSDM mbajti një spektakël të vërtetë multimedial në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, që u përmbyll pas karvanit të tribunave me moton “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”. Në këtë ngjarje u bashkuan mesazhe dhe simbole shumështresore dhe me shumë kuptime në adresa të ndryshme. Edhe vetë data e këtij aktiviteti ishte simbolike – pikërisht kur vendi jonë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE më 17 dhjetor 2005, gjë që e përkujtoi në një deklaratë të mëparshme zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Planifikuesit e manifestimin kanë patur shumë punë për t’i bashkuar…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Klan Kosova ka raportuar se një veturë e KFOR-it ishte goditur të premten mbrëma nga një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është lajmëruar edhe në polici si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë”. E kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga KFOR-i, derisa mohon se ishin cak i ndonjë sulmi atje “Asnjë veturë e KFOR-it nuk ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky ndoshta është një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të…

Lexo më Shumë

XHABIR DERALLA Është korrigjuar një padrejtësi e madhe. Gjykata e Apelit shfuqizoi dënimet e disa anëtarëve të familjes fisnike, atyre ardianëve të përkushtuar të demokracisë dhe përparimit maqedonas, dhe i ktheu në rigjykim dhe e shpalli të pakuptimtë ankesën e Prokurorisë. Nuk është e para, por sigurisht është një nga fitoret më të mëdha të gjyqësorit maqedonas. Bravo! Më në fund dielli i lirisë do t’i ngrohë të mjerët e të stërmunduar nga Familja. Ata u gjykuan padrejtësisht, disa u dënuan me burg dhe disa vuajtën për një kohë të gjatë në arrest shtëpie në hotele luksoze. Anëtarët e Familjes…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot përmes postimit të tij në Facebook, e ka përkrahur nismën e CIVIL-it për bashkim socialo-politik për një të ardhme evropiane të vendit tonë. “Për një të ardhme evropiane të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështes iniciativën e CIVIL – qendra për Liri dhe yje të muzikës”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore dje gjatë kontrollit të një autobusi në GP Bogorodicë kanë zbuluar dhe konfiskuar 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ar dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 600.000 euro. Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili gjatë daljes nga vendi ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) për shkak të dyshimit, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të GP Bogorodicës. “Gjatë kontrollit u zbulua një bunker i punuar posaçërisht në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. “Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook. “Veriu i vendit tonë, si çdo cep i…

Lexo më Shumë