Nga 31 tetori deri më 2 nëntor 2025, në Edirne të Turqisë u mbajt “Takimi i 2-të i Dijetarëve Ballkanik” nën moton “Nën kupolën e nënqiellit tonë”, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Muslimanë në bashkëpunim me Fondacionin “Mimar Sinan” dhe Platformën e Bashkëpunimit të Qyteteve Ballkanike, nën mikpritjen e Guvernatorit të Edirnesë. Në takim morën pjesë dijetarë, udhëheqës fetarë dhe akademikë nga dymbëdhjetë vende të Ballkanit, si dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Trakia…
Author: IM
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka bërë të ditur se është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës për një rast tragjik që ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti. Sipas njoftimit, është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka theksuar se ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet përkatëse policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e vdekjes së shtetases kosovare, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
strong>Shkruan: Prof. Dr. Metin İzeti Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, diskutimi shpesh reduktohet në një konflikt thjesht emocional. Megjithatë, nëse e shohim këtë dinamikë përmes një thjerrëze racionale dhe politike, kërkesat e shqiptarve nuk janë kërkesa radikale, por parakushte të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm dhe demokratik. Ato përfaqësojnë një projekt të qartë për barazi dhe përfaqësim, i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me stabilitetin e vetë vendit. Në zemër të këtyre kërkesave qëndron Marrëveshja e Ohrit. Ky nuk është thjesht një dokument i vjetër, por një Kushtetutë e jetesës së përbashkët.…
Nafie Selmani “U kanë hy thikat Billit me Izetin, kush ta merr VLEN-in” – është fjalia që u bë shkak për rreshtat në vijim. Po e them që në fillim, aspak nuk më intereson kush do ta drejtojë një grup partish që na mashtruan me premtimin për “ndryshim”, por që ndryshimin e shndërruan në mashtrim. Megjithatë, kjo fjali më frymëzoi, sepse më kujtoi një të vërtetë të madhe: “Horrat në fund shkatërrohen mes veti”. Deri atëherë, për korrektësi, të themi se Izeti veçse është më kryetar i VLEN-it, jo se unë dua kështu, ose dikush tjetër ndoshta, por sepse kështu…
Aktivisti i shoqërisë civile Armend Nuhiu duke komentuar procesin zgjedhor lokal në RMV mes tjerash ka thënë se “VLEN doli më i fortë falë vendosmërisë dhe vizionit të Izet Mexhitit”. Në vijim posti i plotë i Nuhiut: Anëtarët, votuesit dhe simpatizantët e VLEN duhet ta falënderojnë këtë njeri që e mbajti unitetin e VLEN-it dhe e forcoi. Koalicioni ishte shumë afër ndarjes dhe pasigurisë vetëm një javë përpara, falë infantilizmit dhe shkurtpamësisë së disa udhëheqësve të tjerë të grupacionit. Ky njeri e mori timonin në dorë dhe i iku situatës së pakëndshme për VLEN-in. Dhe me këtë lidership u lansua…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka takuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup z. Michalis Rokas me të cilin diskutuan për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit. Postimi i plotë i Arben Taravarit: 🇪🇺 Takim shumë i frytshëm dhe miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas. Diskutuam për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si…
Sot në hapsirat e fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës, në ora 11:00 u bë hapja solemne e organizimit të përbashkët të WAMY-t dhe programit studimor Filologji orientale mbi trajnimin në komunikim në gjuhën arabe për studentët e gjuhës arabe nga i gjithë Ballkani. Ngjarje kjo e cila shënon një ditë të rëndësishme për këtë program studimor, sidomos për studentët e tij, pasi për herë të parë një organizim i këtillë realizohet në Maqedoninë e Veriut, dhe atë në bashkëpunim me programin studimor Filologji orientale të fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës. Ky trajnim është i treti me radhë, pas…
Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore, Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj…
Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur futbollin vendor sot në Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ajo që duhej të ishte një përballje sportive u shndërrua në një skenë tensioni dhe urrejtjeje. Për gati gjithë ndeshjen, tifozët vendas nuk ndaluan me fyerjet në baza nacionale ndaj shqiptarëve, ndërsa në fund të takimit situata doli jashtë kontrollit, kur futbollistët e klubit nga Haraçina u sulmuan fizikisht. Për këto ngjare kanë reaguar edhe drejtuesit e KF Shkëndijës nga Haraçina, të cilët përmes një deklarate zyrtare dënuan ashpër incidentet dhe kërkuan ndërhyrjen e institucioneve përkatëse. “Skenat…
Në lagjen Nerez të Karposhit, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve lokalë dhe figurave të reja politike për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit. Bashkim Bakiu, me këtë rast ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të ri të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski. Kjo mbështetje vjen pas rezultateve të fundit zgjedhore, në të cilat Bakiu fitoi besimin e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë në Shkup. Në takimin e zhvilluar në Nerez, Bakiu theksoi gatishmërinë e tij për të kontribuar në iniciativat e kryetarit Lukrovski që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen…
Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i Imerit: Unë jam Ramadan Imeri, dhe në jetën time, kurrë dhe asnjëherë nuk i kam premtuar dikujt diçka që nuk kam mundur ta realizoj. Për shkrimet e juaja me ChatGBT, që për ironi të fatit edhe kur e pyesni, ja bëni pyetjet gabim, ta dini se, kur i kam ditur unë kompetencat e Kryetarit të Komunës, ju ishit dhe vazhdoni të jeni fëmije, këtë e dini edhe ju. Sa i takon premtimeve, nëse e faktoni…
Fisnik Mela ka shkruar rreth deklaratës së kundërkandidatit në një emision televiziv, “në lidhje me mos prezencën time në debat, dëshiroj të sqaroj opinionin publik se: Unë, Fisnik Mela, kam guxuar të marr përsipër përgjegjësinë për të garuar për udhëheqjen e Komunës së Dibrës, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo sfidë dhe jo më debatet. Më datë 8 tetor 2025, në emisionin “Debat Përnime” me gazetaren Jeta Xharra, ishim të ftuar të tre kandidatët që garonim për Komunën e Dibrës. I vetmi që nuk pati guxim të merrte pjesë në atë debat ishit pikërisht ju, kundërkandidati i pavarur…

