Author: Emad

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e Vitit të Ri tha se në vitin 2022 do rrogat e zyrtarëve policorë do të rriten për 5 për qind. Spasovski thotë se do të paguhen edhe orët shtesë të zyrtarëve policorë. “Viti që është para nesh do ta vazhdojmë me rritjen e rrogave për 5 për qind të policisë dhe sigurimin e mjeteve për bonus rroga për mbi 150 orë pune të realizuara jashtë orarit në nivel vjetor gjatë vitit 2021. Kështu do të veprojmë deri në pajtueshmëri të plotë me standardet dhe normat e praktikave policore moderne dhe…

Lexo më Shumë

Pa pasoja ka kaluar drejtuesi i automjetit që mëngjesin e së enjtes u aksidentua në aksin rrugor Gostivar – Çajlë. 17 vjeçari nga fshati Çegran duke drejtuar automjetin në shpejtësi dhe kushte të papërshtatshme, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me rrethojat e një ndërmarrje private, njofton Gostivari Sot Për fat të mirë, i riu ka kaluar pa pasoja shëndetësore. Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale të automjetit dhe firmës private. Nga fotografitë e siguruara nga Gostivari Sot, pjesa e parme e veturës është plotësisht e dëmtuar, sikurse edhe materiale ndërtimore që janë pronë e firmës private. Mrekullia, 17 vjeçari…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal në Komunën e Kumanovës kanë reaguar për Buxhetin e kësaj komune për vitin 2022, i cili u miratua sot. Grupi i këshilltarëve të BDI-së për NMK-Post kanë thënë se Buxheti i miratuar i komunës është jashtmase diskriminues në kulturë dhe sport, ku kultura dhe sporti shqiptar janë financuar me shuma qesharake, apo edhe me zero denarë. “Me Buxhetin e vitit 2022, për sport janë ndarë afër 10 milion denarë (9 930 000), për klubet maqedonase janë ndarë 9 milion e gjysë ndërsa për klubet shqiptare vetëm 380 mijë denarë. Fondacioni për…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi, sonte doli nga burgu “Shkup” në Shuto Orizare, pasi Gjykata e Apelit Shkup, siç u bë e ditur vonë pasdite, e pranoi ankesën e të akuzuarit për caktimin e masës së paraburgimit për lëndën “Parcelat në Vodno” e për këtë ka reaguar përmes postimit në facebook Abdulfeta Alimi, i buгgosur për shkak të ngjarjeve të 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku ia shpëtoi jetën liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës, , përcjell in7. Alimi nga qelia e buгgut ka komentuar lirim e Sasho Mijallkovit ka bërë krahasim duke…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov sot pritet të del nga burgu i Shutkës. Lidhur me këtë me një status në rrjetin social Facebook ka reaguar përgjegjësi i Mardhënieve me Publikun i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri. Në postimin e tij ai shkruan: “Sa herë që e lirojnë nga një Sead Koçan, Boban Iliq ose Sasho Mijallkov, paraprakisht i sulen Aleancës për Shqiptarët” shkruan InfoShqip. Në vazhdim postimi i plotë i Zeqirit: “Sa herë që e lirojnë nga një Sead Koçan, Boban Iliq ose Sasho Mijallkov, paraprakisht i sulen Aleancës për Shqiptarët. Kështu që tjera herë ta dini miq, kur të…

Lexo më Shumë

“Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri. Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi u bënë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, përderisa qindra qytetarë padrejtësisht mbahen në burgje. Sot ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu duhet urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe ti bashkangjiten shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev. Sigurojmë bashkëpunëtorët e…

Lexo më Shumë

Çdo vit rreth 850 shkencëtarë nga e gjithë bota janë fitues të bursës Fulbright për kërkime të avancuara ose për mbajtje të ligjëratave në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grantet janë në dispozicion për studiues nga mbi 155 shtete. Individët që plotësojnë kushtet aplikojnë për këtë grant përmes komisionit/fondacionit Fulbright ose seksionit për marrëdhënie me publikun pranë ambasadës së SHBA-së. Aprovimi përfundimtar i grantit bëhet nga Bordi i Bursave të Huaja Fulbright (FSB) i emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për vitin akademik 2021/20212 si finalist nga Republika e Maqedonisë së Veriut është…

Lexo më Shumë

Nga Arbnor Sadiku Udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u takuan në Tiranë të marten me dt. 21.12.2021 për të diskutuar dhe rënë dakord për çuarjen më tej të nismës së tyre për Ballkanin e Hapur për të promovuar lidhjet politike dhe ekonomike. Kryeministri shqiptar Edi Rama priti takimin dyditor në kryeqytetin shqiptar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ministrat e tyre shoqërues nënshkruan marrëveshje për tregun e punës, identifikimin elektronik, bashkëpunimin agro-veterinar dhe heqjen e barrierave jotarifore për bizneset nga të cilat “dhjetëra mijëra njerëz do të përfitojnë drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Devolli Corporation ka vazhduar edhe këtë vit të shënojë rekorde të reja, duke mbajtur statusin e korporatës lidere në vend. Në vitin 2021, kjo korporatë, me degët e saj në Kosovë dhe botë, ka arritur një qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë janë eksport në vendet e Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për të realizuar këto suksese, në kompanitë e korporatës kanë dhënë kontributin afro 4.200 të punësuar dhe rrjeti prej rreth 15 mijë bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë. Këto arritje u konstatuan edhe në vizitën që kryetari…

Lexo më Shumë

“SKANDAL I NENKRYETARES SE ASH-se BUJARE ABAZI e cila votoi PRO propozimit te keshilltares se VMRO-DPMNE-se Marija Andonovska ne Qytetin e Shkupit per shfuqizimin e vendimit paraprak per emertimin e shesheve dhe rrugeve me emrat e personaliteteve te njohura kryesisht shqiptare. Edhe njeher po del ne siperfaqe qe kjo zonje perveq qe ka larguar shume te rinje nga ASH, tani voton edhe kunder emrave shqipe. Lusim z. Zijadin Selen qe me urgjence ta shkarkon nga ky post, sepse po behet turpi i partise”, shkruan gazetari Fitim Kryeziu.

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më shumë se 30 ditë që kur Rifat Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Megjithatë, edhe pse në kohë pandemie, punën kryesisht po e koordinon online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E për këtë është mbrojtur edhe nga shefi i tij, kryeministri Albin Kurti. I pyetur në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë ku MSH-në e përfaqësoi zëvendësministrja Dafina Gexha, Kurti ka thënë se Latifi gjendet në SHBA për çështje të natyrës profesionale. “Tash s’ka person që s’është online dhe ai i koordinon punët. Pas një karriere shumëvjeçare në SHBA, një çik si shpejtë…

Lexo më Shumë

Ditë më parë një kumanovar me veturën e tij “Audi”, u përplas në kutinë metalike e dedikuar për rrjetin e energjisë elektrike, e vendosur në Sheshin e qytetit në Kumanovë. Nga SPB Kumanovë njoftojnë se “Vetura e tipit Audi me targa të Kumanovës, është përplasur në kutinë metalike, për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar përveç dëmeve materiale, ekipet e SPB, po kryejn hetime në vendin e ngjarjes. Ndryshe deri tek kjo ngjarje dyshohet të ket ardhur si pasoj e humbjes së kontrollit të shoferit si dhe shpejtësisë së tejkaluar.

Lexo më Shumë