Pas mesnate u shtrenjtuan derivatet e naftës Çmimet e derivateve të naftës shtrenjtohen për 1.5 denarë për litër. Kështu ka vendosur në mbledhjen e djeshme, Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 75 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77 denarë. Një litër EURODIZEL pas mesnate kushtonë 65.5 denarë. Po ashtu me të njëjtin çmim do të shitet edhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri
Author: Emad
Gjatë ditës së sotme, i emëruari i ri u.d Drejtor i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz Koka, zyrtarisht e mori funksionin nga Drejtori i deritanishëm, Abdusamed Shabani. Koka dhe Shabani biseduan për aktivitetet lidhur me mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale, si dhe për sfidat për udhëheqjen e re me njërën nga ndërmarrjet publike më të mëdha, e cila është me rëndësi vitale për funksionimin e qytetit të Shkupit. Zuhdi Enuz Koka është jurist i diplomuar, ndërsa deri tani ka qenë aktiv në sektorin afarist privat si menaxher i më shumë kompanive.
Njëri nga pjesëtarët e ‘Grupit Kumanova’, Hajrush Avdia ka thënë se nuk do të pranoj asnjëhere që të ekstradohet në Kosovë për të vuajtur burgun. Ai thotë se më mirë të vdes në Maqedoninë e Veriut, se sa të ekstradohet në Kosovë si terrorist. Në Facebook, Avdia ka shkruar se nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë terrorist. Më poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje: Miiqët e mi ju pershendes tegjithve perzëmersisht dhe ju uroi shëndet e mbarsi dhe uroi qe viti 2022 te jet vit i begat per tegjith Shqipetaret kudo qe jetoini e veproin !…
Deputeti Avni Dehari tregon se me veprimtari politike është marrë që nga viti 1981, dhe si shumicës së shqiptarëve atij iu imponua ky profesion për shkak të pozitës që e kanë pasur në ish-Jugosllavi. “Në vitet e para pas çlirimit të Kosovës kam mbështetur aktivitetet politike që kanë ndihmuar shtetformimin e Kosovës. Që nga themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje kam mbështetur të gjitha aktivitetet e saj, në të cilën edhe jam anëtarësuar”, tha ai për Front Online. Ai thotë se vetën nuk e sheh në asnjë parti politike, nëse s’do të ishte në Vetëvendosje. “Në asnjë tjetër”, u përgjigj ai.
Ish prokurorja speciale Kateica Janeva festat po i kalon në shtëpinë e saj. Ajo burgun e Idrizovës e ka lëshuar të premten para pritjes së Vitit të Ri, ndërsa duhet të kthehet sot. Avokatja Irena Fërçovska për Kanal5, ka thënë se Janeva shfrytëzon privilegje për shkak se ka vuajtur 1/3 e dënimit për rastin “Zhvatja” në të cilin është e dënuar me shtatë vite burg për shkka keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Në rastin “Zhvatja” të dënuar ishin Bojan Javanovski- Boki 13 me nëntë vite burg dhe Zoran Milevski Kiçeec me tre vite burg.
Në vitin 2020 nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski dha një intervistë eksklsuzive për emisionin “Target” që transmetohet në Almakos. Pikërisht për herë të parë ekskluzivisht për këtë emision kishte shoalosur skandalin e”Shik-Jellak” në Tetovë, me një biznesmen tejet kontrovers serb, temë kjo e cila është shumë aktuale ditëve të fundit. Nikollovski duke folur për këtë projekt, madje akuzoi se Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev e ndihmojnë biznesmenin e qarqeve ekstremiste të Kishës Ortodokse Serbe. Pra, Nikollovski ka qenë ndër politikanēt e parë që paralajmëroi për projektin e biznesmenit serbo malazez Daka Davidoviq te SHIK “Jellak” në Tetovë. Ndryshe, para dy…
Po bëhen gati dy muaj nga njëra prej tragjedive më të mëdha që mban mend vendi. Kujtimet e tmerrshme janë ende shumë të freskëta në mendjet e secilit, por shkaqet janë shumë larg gjetjeve. Hetimet për aksidentin e “Besa transit” në Bullgari po i zhvillon pala bullgare, por ato i kanë kaluar të gjitha paralajmërimet dhe ende nuk e kanë publikuar raportin e ekspertizës, edhe pse siguruan që i njejti do të jetë publik më së voni deri më 25 dhjetor. Dyzet e pesë shtetas tanë tashmë po pushojnë në varret e tyre, ndërsa familjarët duke kujtuar momentet dhe bisedat…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 14:35 në Stacionin Policor në Resnje është arrestuar 30-vjeçari me iniciale A.A. pasi ka sulmuar fizikisht policin gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Bullgaria për tërë vitin e la të pandryshuar pozitën e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, nuk ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deri sa Shkupi nuk i zbaton kërkesat bullgare, shkruan Alsat. Presidenti Rumen Radev ishte më këmbëngulës; Bullgaria do të mbrojë interesat e saj kombëtare pavarësisht presionit nga jashtë dhe pavarësisht ndryshimit të Qeverisë. “Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e historisë së shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore”, ishte shprehur Rumen Radev, president i Bullgarisë.…
“Ne do të punojmë që të ketë zgjedhje të parkohshme në vitin 2022. A do të ketë zgjedhje ose jo nuk mund të garantoj”, deklaroi Mickovski Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockovski, në intervistën e tij të parë në vitin 2022, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij gjatë vitit 2022. I pyetur nëse gjatë vitit 2022 do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickovski tha se nuk mund të garantojë një gjë të tillë. “Ne do të punojmë që të ketë zgjedhje të parkohshme në vitin 2022. A do të ketë zgjedhje ose jo nuk mund të garantoj”, deklaroi Mickovski,…
“Urojmë të jetë vit i frytshëm 2022! Ashtu siç filloi mbremë në ndërrimin e motmoteve, me lindjen e një vogëlushje dhe më pas edhe 4 lindje tjera në Spitalin Klinik të Tetovës. Gëzuar për gjithë personelin e spitalit, për ju miq dhe dashamir, qoftë ky viti i sukseseve tona të perbashkëta!” – ka shkruar Amir Elezi drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë.
Zudi Enuzi Koka është emëruar u.d. drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup. Ndërkaq ky emërim ka gjetur kundërshtim në disa degë brenda Aleancës për Shqiptarët në Shkup. Në një prononcim për media, ata thonë se njëherë nuk do të dalin publikisht për t’u dorëhequr – pasi do t’i japin pak kohë kryeisë së partisë, por theksojnë se së shpejti mund të ndodh një gjë e tillë. Sipas tyre edhe dega e ASH-së në Çair nuk është përfillur pasi kryetari Ziadin Sela “kokë me vete” e ka vendosur vetë për Zudi Kokën të jetë në këtë pozitë…