Sumea Ramadani publikon librin e saj të parë “Dy botërat e shërimit” Nga Shtëpia Botuese e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik ka dalë nga shtypi libri i parë i autores Sumea Ramadani, me titull “Dy botërat e shërimit”. Libri fillon me një dedikim për të gjithë ata që besojnë se shërimi nuk gjendet në një vend të vetëm, por në përpjekjet e panumërta gjatë udhëtimit drejt gjithësisë. Në këtë vepër, autorja trajton në mënyrë të thelluar konceptin, zhvillimin dhe vazhdueshmërinë e varësisë ndaj drogave, si dhe metodat e ndryshme të trajtimit që ofrohen në Maqedoninë e Veriut si ato konvencionale, ashtu edhe…
Author: IM
OKH Merhamet në bashkëpunim me The Islamic Solidarity Fund Organisation of Islamic Cooperation, ndau certifikatat me rastin e përfundimin të kurseve të gjuhës arabe. Këto kurse realizohen që katër vite me rradhë, në qytetet Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë. Ky program mësimor u mundëson kandidatëve që lehtësisht dhe në mënyrë të këndshme të mësojnë gjuhën arabe. Programi që përdoret me emrin “Mifftahul arabije” apo në shqip “Çelësi i gjuhës arabe”, është i përgaditur nga ekspert ndërkombëtar të gjuhës arabe. Përmes këtij programi dhe me ndihmën e profesorëve të gjuhës arabe të trajnuar profesionalisht, kanditatët tanë kanë arritur që në nivel…
Shkruan: Prof. Dr. Metin İzeti 28 Nëntori është një kthjellim metafizik, një çast i rendesishem ku koha historike perputhet me atë filozofike, dhe ku shpirti kolektiv i një populli e ndjen vetveten si një force të pavarur dhe të përhershme. Pavaresia, e shpallur në atë mbrëmje të vjeshtës së vitit 1912, ishte ishte një “Po!” i zhurmshëm ekzistencial, një deklaratë e qëndrueshme e qenies shqiptare në faqen e dheut. Dhe në qendër të kësaj deklarate, duke u valëvituar si një premtim dhe një kujtim, qëndron metafora e flamurit – jo si një copë pelhure, por si një arketip i vazhdimësisë…
Kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejd, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj date për çdo shqiptar. “Sot kujtojmë dhe urojmë 28 Nëntorin, ditën dhe flamurin që na bashkon, na jep krenari dhe na rikujton se liria e dinjiteti mbrohen çdo ditë,” u shpreh Rexhepi. Ai theksoi se sakrifica për të mirën kombëtare është obligim i çdo qytetari, pavarësisht pozitës shoqërore. Rexhepi e cilësoi flamurin shqiptar si histori dhe shpresë, amanet të gjeneratave që besuan në një të ardhme më të mirë dhe simbol të…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja. Të dy bashkëbiseduan për mundësi konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes Komunës së Çashkës dhe institucioneve të Kosovës, me fokus të veçantë në zhvillimin lokal, arsimin dhe kulturën. Kryetari Shaqiri e informoi Ambasadorin Qehaja për prioritetet dhe nevojat e komunës, ndërsa diplomati kosovar shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma që forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkomunitar. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt projekteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin dhe afrimimin e komuniteteve…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik merr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara për Ditën e Flamurit. Dr. Çevik, në këtë pritje solemne, gjithashtu u takua edhe me ministrin e Shëndetësisë të RMV-së, Azir Aliu. Më poshtë shkrimi i plotë i nënkryetarit të TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në rrjetin social X: “Në pritjen zyrtare për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me kryetarët e Grupeve të Miqësisë Shqipëri–Turqi dhe Bosnje e Hercegovinë–Turqi në Kuvendin e Turqisë, zhvilluam bisedime me ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut,…
Republika e Shqipërisë shkëlqeu mbrëmë në Maqedoninë e Veriut me një organizim diplomatik, politik, kulturor dhe artistik që nderoi komunitetin shqiptar të këtij vendi. Ngjarja përfshiu fëmijë nga shkollat e Butelit, artistë të njohur dhe moderatorin Emira e Manastirit të Alfabetit, duke krijuar një atmosferë krenarie dhe identiteti kombëtar. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vlerësoi organizimin dhe theksoi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe identitetit shqiptar jashtë kufijve të vendit. Ngjarja kulmoi me urimet për 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke simbolizuar bashkimin dhe krenarinë kombëtare. Ja postimi i…
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi vendimin për të ritheksuar mbështetjen e plotë të BDI-së, si pjesë themeluese e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit. Këshilli i Përgjithshëm konfirmoi mbështetjen unanime për: • z. Valbon Limani, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit • z. Isen Shabani, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit BDI vlerëson se këto kandidatura përfaqësojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve. Në vendim theksohet se rezultatet…
Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi. Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër. Artisti shqiptar nga RMV, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për mediat burime të afërta me artistin. Shpat Kasapi ishte vetëm 40 vjeç, derisa sipas raportimeve të mediave, ai vdiq pasi pësoi arrest kardiak. Këngëtari la pas vetes një djalë, të cilin e kishte me ish-gruan, Selvijen. Shpat Kasapi ishte një prej emrave më të dashur të skenës shqiptare, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë dhe rritur në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, dhe me kohë ai u bë idhulli i një brezi të tërë me…
Këngëtari i njohur i muzikës pop, Shpat Kasapi, është ndarë pa pritur nga jeta mëngjesin e sotëm pas një ataku në zemër. Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore. Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh…
Emad Mehmeti Big Brother Kosova po kthehet në laboratorin më të dukshëm të degjenerimit dhe dehumanizimit të shoqërisë shqiptare. Na thuhet se “po pasqyrohet realiteti”, por në fakt po shfaqet një “realitet” i ndërtuar për të normalizuar sjellje që prekin themelin e shoqërisë: familjen, dinjitetin dhe vlerat morale. Aty shtyhet përpara amoraliteti dhe injoranca, jo edukata dhe kultura që historikisht na kanë mbajtur si komb. Po, mund të ketë përjashtime vlerash edhe aty brenda, por duket se produksioni ushqen me qëllim skandale, konflikte dhe shfaqje të ulëta – mjafton që të ketë klikime, që algoritmi t’i fryjë në çdo platformë,…

