Ndërsa Agjencia Qendrore e Inteligjencës feston 75 vjetorin e saj këtë vit, komuniteti i inteligjencës po mban një sy vigjilent mbi luftën në Ukrainë dhe presidentin rus, Vladimir Putin. CBS News vizitoi selinë e agjencisë në Langley, Virginia, për të folur me drejtorin William Burns dhe për ta pyetur nëse Putini është i shqetësuar për përparimet që po bën ushtria ukrainase ndërsa qindra mijëra po largohen nga Rusia. “Ai duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, çfarë po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarisht”, tha Burns prezantueses…
Author: Emad
SPB-Tetovë njofton se në orët e para pas mesnatës është arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari pasi i një p drejtonte makinën me patentë shoferi të falsifikuar. “Pjesëtarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të kabinës së pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës, për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se deputeti Kastriot Rexhepi në Kuvend do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim. “1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti për TV21. TV21 kontaktoi edhe deputetin Kastriot Rexhepi, mirëpo i njëjti tha se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme…
Izet Mexhiti sapo ka publikuar një foto me kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti dhe deputetin e pavarur, Kastriot Rexhepi. Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin #bashkë.
Presidenti bullgar për maqedonasit: E rrisim eksportin e energjisë, por çlirohuni nga e kaluara! Bullgaria mund të rrisë eksportin e energjisë në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që angazhohet edhe për më shumë mbështetje për Shkupin nga ana e Bashkimit Evropian. Ky është premtimi i presidentit bullgar Rumen Radev, i cili u bëri thirrje aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut që të mendojnë për të ardhmen e vendit tonë, të çliruar nga e kaluara. Rumen Radev, presidenti i Bullgarisë “Pres që shtetasit në vendin tonë mik të tregojnë mençuri politike dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident mes një makine me targa të Shkuoit dhe një makine diplomatike që po drejtohej nga një shtetas ukrainas, si dhe një këmbësori, përcjell TV21. Nga aksidenti ka mebtur i lënduar këmbësori 63-vjeçar nga Shhkupi. “Më datë 01.10.2022, në ora 15:00 është raportuar se në Shkup, në parkingun përballë marketit në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa diplomatike, që po drejtohej nga I.I.(50 ) nga Ukraina, dhe automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit,…
“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i ndryshojë kryetari Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”. Këtë e ka thënë për “Sloboden Pecat” Musa Xhaferi, njëri nga eksponentët e “Grupit të zjarrit”, pas që dje patën me kryetarin e BDI-së. “Artan Grubi, të paktën nëse i pakënaqësitë në parti, ai duhet vetë të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike…
“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i ndryshojë kryetari Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”. Këtë e ka thënë për “Sloboden Pecat” Musa Xhaferi, njëri nga eksponentët e “Grupit të zjarrit”, pas që dje patën me kryetarin e BDI-së. Përderisa Xhaferi ka paralajmëruar luftë të hapur nëse nuk ka ndërrim ministrash, Grubi mohon se ka përçarje në BDI dhe thotë se të gjithë janë pas liderit Ahmeti. Për Ahmetin, megjithatë, pakënaqësia e “Grupit të zjarrit” nuk është shqetësuese dhe beson se do të tejkalohet me debat. Përderisa Blerim Bexheti…
Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajt, para pak minutash ka publikuar një fotografi me liderin e BDI-së. “Bashkë me kryetarin dhe dostin tim Ali Ahmeti dhe i palëkundur në qëndrimin tim kundër ekzekutivit”, – ka shkruar në foton e publikuar nga Blerim Bexheti në FB./Almakos
Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Bexheti tha se në takim janë adresuar pakënaqësitë dhe se nuk janë aty për ndonjë marrëveshje. “Sot këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht çdo degë i ka edhe dega e Sarajit pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht pjesa tjetër informova edhe krejt strukturën e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letre drejtuar”, tha Bexheti. Bexheti theksoi se mbetet pjesë e letrës publike drejtuar Ahmetit. A jeni akoma pjesë e letrës? “A…
Aktivistët e degës së Sarajit në Bashkimin Demokratik për Integrim në rrjetet sociale kanë publikuar foto me kreun e partisë. Në foto mungon kryetari i komunës Blerim Bexheti. Siç njofton KlanM në Komunën e Sarajit ështa mbajtur takim pune në mes kreut të BDI-së dhe kryetarit të kësaj komune ku janë adresuar pakënaqësitë e një pjese të grupit të BDI-së të cilët disa ditë më herët dolën edhe me një lëetër në media.
Në ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet që nga mëngjesi i sotëm për pasagjerin e veturës Golf 4 që gjatë ditës së djeshme u gjet e përmbysur në ujërat e Lumit Vardar, respektivisht në rrugën e Zhelinës, në drejtim të Tetovës janë familjarët e tij që deklarohen për rastin në ndërkohë që sipas tyre shpresat po shuhen informon TetovaSot. Ata të tronditur nga kjo ngjarje thonë se 22 vjecari kishte ardhur që të paguajë semestrin ndërkohë që nuk dijnë më shumë për ngjarjen derisa shpresat sipas tyre po shuhen sepse është dita e dytë që i riu nuk është gjetur akoma…