Sot në qytetin e Bursës u shtrua një iftarë i përbashkët mes disa shoqatave civile nga Maqedonia e Veriut me deputetin e tanishëm njëherit edhe kandidat momental për deputët në listën e AK Partisë z. Refik Özen me prejardhje nga Prizreni, dhe ish kryetari i qytetit të Bursës z. Rexhep Alltepe si dhe ish-zavedësi i tij z. Bajram Vardar me prejardhje nga Shkupi, ish-kryetari i degës së AK Partisë në Bursa z. Nagip Vardar me prejardhje nga Tetova, si dhe afaristë të ndryshëm me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Nga Maqedonia e Veriut në iftar prezantuan nënkryetari i parlamentit të…
Author: IM
Në kuadër të vizitës disaditore në Republikën e Turqisë, drejtori i ShB Logos-A Dr. Adnan Ismaili mori pjesë në iftarin solemn shtruar nga organizata kulturore Rumeli Türkleri Vakfı. Gjatë kësaj vizite, përveç personaliteteve të ndryshme, ai u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Mustafa Shentop, në të cilën atij iu dhurua libri me titull “Balkanlar’da Yapılan Türk-Müsliman Soykırımı” botuar nga Logos-A.
Nisma “Ballkani i Hapur” jo vetëm që përshpejton integrimin tonë europian, por krijon kushte që së bashku me vendet e rajonit të zbatojmë praktikisht një pjesë të standardeve europiane, si një përgatitje për atë që do të ndodhë pas hyrjes sonë në BE me të gjithë vendet anëtare, thotë Marjan Zabërçanec, koordinator kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe për nismat rajonale, në një intervistë për “Lokalno”. Ai thekson se me ardhjen e Jakov Milatoviqit në presidencën në Mal të Zi, rrymat politike sigurojnë që ai vend të ketë edhe kryeministër edhe president, të cilët janë përkrahës të fuqishëm të anëtarësimit…
Pjesë e iftarit tradicional të Fondacionit Turk “RUTEV” ishte kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), prof. dr. Mustafa Shentop. Gjithashtu në këtë iftar tradicional të RUTEV-it pjesëmarrës kanë qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të RMV-së, Dr. Hysni Ismaili, drejtori i SH.B. “Logos – A”, prof. dr. Adnan Ismaili, Kryetari i Bordit të RUTEV – Melek Aras, kryetari i shoqatës “Köprü”, Hüsrev Emin, kryetari i shoqatës “Ensar”, prof. dr. Süleyman Baki, kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, kryetari i shoqatës “Vizion M”, Taxhudin Shabani dhe anëtari i Bordit të OKH “Merhamet”, Xhihad Husejini.
Një djalosh i moshës 16-vjeçare nga Shkupi, i shpallur si i zhdukur në vitin 2020, është kapur nga policia duke drejtuar veturën Opel në rrethinën e Gostivarit. Ai i është dorëzuar në Qendrën për Çështje Sociale, shkruan Skopsko Eho. Sipas MPB, dhjetë minuta pas mesnatës së 30 marsit, në Gradec të Gostivarit, policët nga SPB Tetovë – Seksioni për Punë të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar automjetin e llojit “Opel” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, transmeton Lideri.mk. Pasi e kanë identifikuat, është konstatuar se…
Të ardhurat neto nga Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) gjatë dy muajve të parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar trend negativ (rënie) prej 6.3 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat bruto nga TVSH-ja mezi arrijnë në 1 për qind. Neto dhe bruto janë dy kategori të ndryshme të të ardhurave ose kostove. Bruto tregon totalin pa ndonjë ulje ose zbritje, ndërsa neto tregon atë që mbetet pasi janë llogaritur uljet ose zbritjet. Çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje për 25 për qind krahasuar me periudhën…
Shtatë vjet punë janë shkatërruar për një ditë. Një ari me tre këlyshë lëviz prej dhjetë ditësh në fshatin Nakolec në rajonin e Prespës. Sipas banorëve të zonës, deri më tani janë sulmuar shumë bletë, të cilat janë evidentuar plotësisht dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Ariu me tre këlyshët është kapur nga kamera e sigurisë së bletarisë së Bujar Kamberit, e cila ka shkatërrëuar shtatë vite punë të tij./Lajmi i plotë.
“Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen, për shkak se është shtrenjtuar importi”, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai tha se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë Doganore. “Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet në përqindje edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë Doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj uljeje. Nëse është njëjtë,…
Nga Kim Mehmeti U bë dita e pestë që edhe hajdutët e rrymës elektrike edhe paguesit e saj të rregullt – pra kolektivisht, të gjithë banorët e Gërçecit mbeten pa rrymë elektrike edhe të kapur peng nga ‘bandat’ e EVN-së. Dhe kjo u ndodh sepse ata nuk kanë as ku të drejtohen as kush i mbron. Si nuk u vjen turp atyre që vetveten e quajnë përfaqësues të popullit, si nuk ndjehen keq kur shohin se një kompani private kolektivisht e dënon popullin e tyre. Si nuk kanë fare turp ata që majmen nga taksat tona, ata të cilëve ne…
Memed Memedi nga fshati Gërçec i Sarajit të Shkupit thotë se është në ankth tani e dhjetë muaj. Ai ankohet se ka problem me EVN-në, sepse çdo muaj i vjen fatura rreth 57 mijë denarë. “Jam familje tre anëtarëshe. Cila familje tre anëtarëshe mund të harxhojë 950 euro rrymë në muaj. 57 mijë denarë nuk i harxhojmë e tërë lagja, kurse EVN vetëm mua ma sjell faturën aq”, thotë Memedi, i cili mezi e kontrollon revoltën e tij. Ekipet e EVN-së kanë dalë në teren dhe pasi kanë kontrolluar orëmatëdin, kanë konstatuar se bëhet fjalë për gabim. Mirëpo Memedit i…
Gërçeci dy ditë ishte pa rrymë elektrike, për këtë kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti në një prononcim për TV21 tha se është kohë e gabuar që kjo të ndodhë tani në muajin e Ramazanit Sa i përket pohimeve të EVN-së se në këtë vendbanim ka keqpërdorim të rrymës dhe pengesë që punëtorët të punojnë aty për riparim, Bexheti tha se ka institucione që duhet të reagojnë për këtë gjë. “Unë i di, i kam edhe informacionet edhe nga kompania EVN që i kanë shpjegimet e veta, megjithatë dëmtohen edhe paguesit e rregullt por është edhe muaji i Ramazanit, andaj uroj…
A mund të kryhet kundërsulmja dhe nëse po ku, kur dhe me çfarë? Edhe vetë ukrainasit mund të mos e dinë ende këtë, ndërsa studiojnë vijën e frontit prej 1000 kilometrash për dobësitë ruse, ashtu siç bënë kur papritmas nisën një ofensivë të papritur të shtatorit në rajonin verilindor të Kharkiv. Por ata janë të vetëdijshëm se do të jetë një kapitull kyç në konflikt. Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës së mbrojtjes të Ukrainës, tha në një intervistë muajin e kaluar se Rusia dhe Ukraina do të luftojnë “një betejë vendimtare këtë pranverë dhe kjo betejë do të jetë…

