Author: IM

Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, siç tha Bytyqi, optimizmi vjen nga fakti se është treguar se nëse organizohemi pak më mirë, mund të rrisim edhe prodhimin vendas. Shkalla e inflacionit së shpejti do të jetë njëshifrore, kërkohet një zgjidhje sistematike për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të rritet dhe qeveria do të bëjë gjithçka në këtë drejtim. Këto janë vetëm disa nga mesazhet që ka dërguar sonte zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Në intervisë për TVM-në, Bytyqi iu referua edhe korridoreve 8 dhe 10d. “Faktet thonë se që nga muaji tetor,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot tha se ndryshimet kushtetuese po i bëjnë si investim për anëtarësimin e RMV-së në BE, gjegjësisht për arritjen e një qëllimi strategjik dhe jo për të kënaqur dikë tjetër ose për të arritur ose përmbushur dëshirën ose diktatin e dikujt. “Në vend që të mbyllet, duhet të hapet dialogu për këtë çështje dhe është vërtet koha pas një viti luftimesh dhe propagandash që nuk kanë asnjë bazë në realitet për bullgarizimin dhe asimilimin, për kërcënimin e identitetit tonë, të ulemi dhe të flasim për nevojat reale dhe obligimet reale për realizimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Ageller. “Në takimin Kovaçevski – Ageller, është diskutuar për prioritetet që duhet të përfundojnë këtë periudhë lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. SHBA-të janë partneri ynë i fortë në rrugën tonë drejt BE-së, duke na mbështetur, si shumë shtete tjera miqësore të BE-së. Në periudhën që vjen do të punojmë shumë, por mbi të gjitha palët e interesit në shoqëri duhet të marrim vendime vendimtare për të ardhmen prosperuese të qytetarëve dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Me punonjësit d pakënaqur që kërkojnë paga më të larta, drejtori i sapoemëruar i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev beson se do të arrihet një zgjidhje e pranueshme. “Nuk pres që të bllokohen pikat kufitare. I respektoj të drejtat e punëtorëve, si dhe të gjitha të drejtat legjitime dhe demokratike të qytetarëve, të rregulluara me ligje përkatëse dhe marrëveshje kolektive”, ka thënë mestejrash në intervistë për portalin “Lokalno” – Stefan Bogoev, përcjell PRESSonline. Siç tha ai, me ministrin e Financave do ta diskutojë kërkesën për pagesën e 30 për qind. Rëndësia e padiskutueshme, e jashtëzakonshme e Doganës për funksionimin e përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë. Kurit i bëri këto komente në takimin që pati me një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë,…

Lexo më Shumë

Qendra e menaxhimit të krizave ka njoftuar mëngjesin e sotëm se lumi Koçanska është derdhur dhe është përmbytur sipërfaqja bujqësore në atarin e fshatit Obleshevë. “Për shkak të reshjeve të dobëta lokale në pellgun ujëmbledhës të lumit Koçanska, niveli i tij është rritur edhe në atarin e fshatit. Oblesheva është e lartë, lumi ka dalë nga brigjet, toka bujqësore është zaptuar”, njoftojnë nga QKM./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Prekariati ka një shans – Hapësirat publike në lëvizje (për)” është ekspozita grupore e artistëve maqedonas që u hap në galerinë “Struktura” në kryeqytetin bullgar, Sofje. Ekspozita është pjesë e festivalit AKTO për artet bashkëkohore. Siç njoftoi reporteri special i MIA-s nga Sofja, me këtë ekspozitë, e cila përbëhet nga 18 vepra të 20 artistëve maqedonas, është hapur edicioni i 18-të i këtij Festivali. Në ekspozitë prezantohen veprat e artistëve Elena Çemerska, Iskra Dimitrova, Hristina Ivanoska, Slavica Janashlieva, Gjorge Jovanoviç, Filip Jovanovski, Verica Kovachevska, Shqipe Mehmeti, Oliver Musovic, Natasha Nedelkova, Dorotej Neshovski, OPA, Aleksandra Petrushevska, Dita Starova Qerimi, Nikolla Uzunovski,…

Lexo më Shumë

Pas nxjerrjes së makinës “BMW” nga ujërat e lumit Lepenc, policia ka konfirmuar se janë gjetur trupat e tre personave, të cilët që mbrëmjen e djeshme ishin rrëzuar në Lepenc. “Nga ana e zyrtarëve policor nga Njësitit Antiterrorist ‘Tigrat’, sot në lumin Lepenc janë gjetur tre personat të cilët kërkoheshin pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë”, kanë njoftuar nga policia, raporton SHENJA. Sic dihet bëhet fjalë për anëtarët e familjes Pacolli, burri dhe gruaja si dhe fëmija i mitur. Në këtë aksident ka arritur të shpëtoj vetëm 20 vjeçari.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me gazetarë dhe intelektual të Maqedonisë së Veriut në Strugë, për të bashkëbiseduar për çështje të aktualitetit mbarëshqiptarë. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe ish kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, i cili ka shprehur mbështetjen për veprimet e fundit politike të Kurtit. “Sot me disa kolegë dhe intelektual në Strugë takuam kryeministrin e Kosovës Albin Kurti! I shpreha mbështetje për mbrojtjen dinjitoze të interesave të Kosovës përballë politikës shoviniste të Vuçiqit! E ndjej se kemi obligim njerëzor e kombëtarë ta mbështesim kryeministrin në çdo mënyrë e sa…

Lexo më Shumë

Në ditën e e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, kryeminsitri i vendit Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar  heqjen e kufijve në Ballkan.  Sipas tij, kufijtë janë vetëm burim i korrupsionit. Ai madje ka deklaruar se  s’kemi nevojë për këta kufi të çmendur. I pari i qeverisë gjithashtu për këtë çështje ka adresuar   kritika  edhe për ndërkombëtarët, për të cilët Kovaçevski  tha se japin fonde për kufijtë, në vend se të ndihmojnë në heqjen e kufijve mes vendeve në Ballkan. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë ‘Ballkani i…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Sot, në ditëlindjen e 55-të, Kreshniku i ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Varrimi i Kreshnikut bëhet nesër (e shtunë) në Dibër në ora 13:00./Koha

Lexo më Shumë