Author: IM

Suksesi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu. Pasi u bënë të njohura rezultatet preliminare të zgjedhjeve, qindra qytetarë turq dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut u mblodhën para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, ku festuan fitoren e presidentit Erdoğan. Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Türkiyes. Zekeriya Kahveci nga Gostivari, në deklaratën për Anadolu theksoi se ashtu si në gjithë botën dhe në Ballkan, edhe në Shkup…

Lexo më Shumë

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, raporton SHENJA. Ai ka shkruar se mezi pret që të rritet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. “Përgëzimet e mia të sinqerta për Presidentin Rexhep Taip Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Lexo më Shumë

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, nga Ankara, tha se së bashku me popullin kanë ecur këtë rrugë ditë dhe natë, dhe se edhe njëherë populli u ka ofruar atyre fitoren. Ai pyeti popullin se a janë gati për dekadën e re. “Rundi i dytë i zgjedhjeve, falë Zotit, pa asnjë problem është përfunduar. Sipas rezultateve jo zyrtare populli jonë na e dha të udhëheqim me shtetin edhe për 5 vitet e ardhshme. Do të falënderoj çdo pjesëtarë të popullit të cilët mendojnë se ne jemi të duhur për të udhëhequr me shtetin edhe në 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Erdogan,…

Lexo më Shumë

Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, vendi ynë është më stabil dhe më i sigurt, me tolerancë të garantuar ndëretnike dhe kohezion më të fortë social, theksoi zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski në panelin e sotëm “Rëndësia dhe roli i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në rrugën drejt BE-së dhe zbatimin e saj në raport me komunitetet më pak të shumta”. “Me nënshkrimin e marrëveshjes në Ohër u hodhën bazat për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të drejtat e bashkësive më të vogla etnike në vend. Në rendin kushtetues të shtetit është futur një vlerë e re themelore,…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), ish-komisioneri evropian Günther Verheugen tha se problemi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është i qartë dhe se është çështje e shekullit të 19-të. “Bullgaria shihet si një vend anëtar i BE-së që duhet të garantojë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve në atë pjesë të rajonit dhe të na ndihmojë të integrojmë Ballkanin Perëndimor. Ajo perspektivë e përfitimeve të Bullgarisë si shtet anëtar ende nuk është përmbushur”, thekson Günther Verheugen në një intervistë për BNT. Verheugen thotë në intervistë se e kupton…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu. “I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, shkroi në Twitter presidentja Osmani. “Derisa ju vazhdoni ta udhëhiqni Türkiyen drejt sukseseve të reja, unë pres me pa durim të punojmë së bashku për ta rritur bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shtoi Osmani. Presidentja kosovare po ashtu shkroi në gjuhën turke: “Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Türkiyes”. Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se sipas 75,42 për qind të votave të numëruara…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me ekipin e tij juridik do t’i shqyrtojë ndryshimet e ligjeve të ndërlidhura me korridoret 8 dhe 10d të miratuara dje në Kuvend, theksojnë nga Kabineti i presidentit, duke shtuar se meqë bëhet fjalë për më shumë ligje do të nevojiten më shumë ditë. Vetëm atëherë presidenti Pendarovski do të dalë me qëndrim dhe do të thotë nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. “Dje pasdite kanë mbërritur ligjet në Kabinetin e presidentit. Në ditët në vijim do të shqyrtohen nga presidenti dhe do të vendoset nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Meqenëse ka…

Lexo më Shumë

Instituti demokratik kombëtar (NDI), Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës kanë realizuar një sondazh lidhur me rejtingun e partive në Maqedoninë e Veriut. Në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme për cilën parti do të votonin?”, më shumë se gjysma nga të anketuarit u përgjigjën se nuk do të votonin ose nuk dinë se për kë do të votonin. Për VMRO-DPMNE-në do të votonin 17% nga të anketuarit, për LSDM-në 12%, BDI-ja do të fitonte përkrahje prej 8% nga qytetarët e anketuar, 4% deklaruan…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e 25 majit, Vasilii Golubev, guvernatori i rajonit të Rostovit në Federatën Ruse, njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një raketë ukrainase në rajonin Morozovsk, ku ndodhet një aeroport ushtarak, raporton Ukrainska Pravda. “Sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua në rajonin e Morozovsk, duke rrëzuar një raketë ukrainase. Ushtria po bën punën e saj. Ji i qetë”, ka shkruar Golubev. Aeroporti ushtarak, i cili shërben si bazë për bombarduesit rusë, ndodhet 3 kilometra nga Morozovsk./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Rajonet Kursk, Bryansk dhe Belgorod janë më shumë se 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Rusia është fizikisht e paaftë për të mbuluar plotësisht këtë front. Ngjarjet në rajonin e Belgorodit vazhdojnë të zhvillohen. Regjimi i operacionit kundër-terrorist i vendosur në rajon zgjati më pak se një ditë dhe u anulua. Guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov arriti të deklarojë se “të gjithë diversantët janë eliminuar” dhe “përparimi i grupit subversiv është ndalur”. Ndërkohë, informacione krejtësisht të kundërta vijnë nga aktivistët kundër Putinit. Trupat vullnetare ruse dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë raportojnë në kanalet e tyre Telegram se operacioni i tyre…

Lexo më Shumë