Forcat ukrainase kanë avancuar rreth Bakhmutit. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, e cila e përshkroi qytetin lindor si “epiqendrën e armiqësive”, por nuk konfirmoi nëse kishte filluar kundërofensiva e shumëpritur. Në orët e para të së martës, sirenat e sulmit ajror u aktivizuan për disa orë në të gjithë Ukrainën. Në kryeqytetin Kiev, të gjitha raketat, më shumë se 20, u rrëzuan, thanë zyrtarët e qytetit. Ndërkohë një digë e madhe e vendosur në një pjesë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore është hedhur në erë nga forcat ruse, pretendon ushtria e Ukrainës,…
Author: IM
Oleksandr Merezhko është anëtar i Verkhovna Rada të Ukrainës (Verkhovna Rada Ukrain) dhe është kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërparlamentar. Në një intervistë ekskluzive për CIVIL Media, ai flet për sfidat e ashpra të kombit ukrainas në përpjekjen e tij për të ndalur pushtimin brutal rus dhe çlirimin e territoreve të pushtuara, si dhe për gjenocidin e kryer nga agresori rus. Deputeti ukrainas, njëkohësisht profesor i së drejtës ndërkombëtare, tregon nenin 51 të Kartës së OKB-së, sipas të cilit vendi viktimë e agresionit ka të drejtë të luftojë në territorin e vendit agresor. Merezhko flet edhe…
Dy aeroportet maqedonase do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme dhe kjo për shkak të rritjes së operimit të aeroportit që kemi këtë vit, për të cilin jemi shumë të lumtur, natyrisht pasi më parë ishim të prekur rëndë nga kriza e Covid-it e cila preku fuqishëm të gjithë industrinë e aviacionit në mbarë botën. Aeroportet maqedonase po shkojnë drejt niveleve më të larta të trafikut të pasagjerëve, sepse gjithnjë e më shumë njerëz udhëtojnë me avion, thotë drejtori i ri gjeneral i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, në një intervistë për “Lokalno”. Kur krahason funksionimin me aeroportet e…
Gazetari i njohur, Ljubisha Nikollovski në një shkrim analitik të tij shkruan se Hristijan Mickoski dhe Rumen Radev janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. “Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme, por qëllimi i tyre është i njëjtë.Fatmirësisht, i pari tashmë “po i ndodh popullit” i cili u lodh nga sundimi “i përkohshëm” i vetëm në kushtet e krizës politike në Bullgari, periudhë gjatë së cilës ai e rusizoi vendin. Protestat e zhvilluara…
Fotot mahnitëse krahasuese po dalin nga Ukraina që dokumentojnë sesi vendi, i cili është objektivi i një pushtimi të paprecedentë në shkallë të plotë nga Rusia, po rindërton qytetet e shkatërruara nga muajt e parë të agresionit. Fotot e publikuara nga Radio Sloboda se si dukej Buça gjatë një prej betejave më të ashpra në fillim të pushtimit dhe si duket tani, një vit më vonë, janë magjepsëse. Kjo tregon se ukrainasit po luftojnë për lirinë e tyre, por nuk ankohen shumë. Ata janë në fushën e betejës, por rindërtojnë edhe qytetet e shkatërruara.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një intervistë për CNA në margjinat e Dialogut Shangri-La IISS në Singapor hodhi poshtë pretendimet e Moskës se ajo kapi Bakhmut në rajonin e Donetsk, raporton korrespondenti i Ukrinform. “Ne po përdorim Bakhmutin si një bastion për të reduktuar aftësinë e tyre sulmuese [të Rusisë].” Ne [ende] e kontrollojmë këtë territor. [Por] Bakhmut nuk është më një qytet. Ata [rusët] fshinë gjithçka. Nuk ka ndërtesa banimi, nuk ka kopshte, nuk ka spitale. Asgjë. Është një vend bosh”, tha Reznikov. Sipas raportit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në…
Fituesit e çmimit kryesor “Triga e Artë” në edicionin e kaluar të Kuadrenialit të Pragës për Performancë, Dizajn dhe Hapësirë, Filip Jovanovski dhe Ivana Vaseva, këtë vit janë ekipi kuratorial i ekspozitës “Qyteti si skenë” në Kombëtare. Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në katërvjetorin, i cili do të mbahet nga 8 deri më 18 qershor 2023 në Pragë, Republika Çeke. Përmes veprave të artistëve Alembik (Viktor Tanaskovski dhe Iva Damjanovski), Besfort Idrizi, Victoria Ilioska dhe Anastasia Pandilovska, të kuruara në ekspozitën e përbashkët “Qyteti si skenë”, ky projekt e përdor qytetin si tekst për të rilexuar ngjarjet historike…
ZORAN IVANOV Maqedonia dhe përkrahësit e tyre (politikanë, profesorë, analistë, redaktorë), thonë se ne do të ishim bërë bullgarë, se nuk do t’i kishim ndalur në çdo hap integrimet në BE, por në fakt të gjithë, me dëshirë, pa dëshirë, me vetëdije apo pa vetëdije po punojnë për Sofjen zyrtare, e cila mezi pret të ndalojnë integrimet tona, pas dekadash dhe miliarda levash të shpenzuara në fushata asimiluese, tani maqedonasit kanë frikë se nuk do të ulen në tryezën e përbashkët të BE-së sepse nuk ka bllof me historitë, ata dëshironin që “maqedonizmi” të mos shkelë këmbë në tokën evropiane…
“Qëllimi ynë është BE-ja, prandaj po punojmë paralelisht edhe në bashkëpunimin rajonal, si pjesë integrale e integrimeve evropiane”, ka njoftuar në faqen e tij në Facebook, Bojan Mariçiq, nënkryetari përgjegjës për çështjet evropiane, pas takimit me Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Shore. “Si shtet do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe do të punojmë aktivisht në kuadër të nismave të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, nga të cilat qytetarët dhe ekonomia maqedonase kanë përfitime konkrete”, tha Mariçiq. Sipas Mariçiq, “Me bashkëpunimin rajonal, ne i afrojmë qytetarët tanë me vlerat evropiane,…
ShB Logos-A për panairin e librit të Prishtinës (6-11 qershor) para lexuesve sjell 3 vëllimëshen enciklopedike me 1843 faqe Sociologjia e islamit të prof. Ali Pajaziti (përzgjedhës, autor, përkthyes, redaktor), një vepër kjo enciklopedike që shtjellon nga këndvështrime të ndryshme “sociologjinë e islamizuar”, “pikëpamjen islame mbi çështjet sociologjike”, “sociologjinë islame”, “sociologji fetare islame”, “sociologjinë e fesë islame”, “sociologjinë e popujve myslimanë” etj. Është ky një studim sistematik i aspekteve shoqërore, politike dhe ekonomike të islamit klasik dhe transformimit të shoqërive myslimane në kontekst të një bote gjithnjë e më të globalizuar. Libri përfshin 79 artikuj nga 67 autorë, njohës të…
Auto Parts Ekso 2023, panairi ndërkombëtar për pjesët e automjeteve, i përmbushi pritshmëritë. I organizuarnë mënyrë të shkëlqyeshëm, me ekspozues cilësorë këtë të shtunë të gjithë ata që kanë të bëjnë me industrinë e pjesëve të automjeteve mundën të merrnin informacione shtesë dhe të krijonin marrëdhënie të dobishme biznesi. Marriott-Shkupi i ka bashkuar në një vend prodhuesit dhe distributorët e pjesëve të këmbimit, dyqanet e automobilave, qendrat diagnostikuese, dyqanet e autopjesëve nga qytete të ndryshme të vendit, riparuesit e automjeteve dhe të gjithë ata kompani dhe individë që zotërojnë një flotë dhe kanë nevojë për ofertë cilësore të pjesë auto.…
“Kemi 17 vite që presim fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Prosperiteti i qytetarëve varet nga përmbushja e obligimeve të shtetit, përfshirë edhe amendamentet kushtetuese, sepse ky është një hap për të ardhmen e shtetit”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Olvier Spasovski, në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”. Ai shtoi se është hipokrite të jesh vetëm deklarativisht pro anëtarësimit në BE, pa mbajtur përgjegjësi politike për këtë. “Në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes dialogut parlamentar të arrihet një konsensus për ndryshimet kushtetuese. Opozita duhet të ambientohet me klimën evropiane, të angazhohet…

