Author: Emad

Pamjet tragjike nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi e Siri kanë shokuar mbarë opinion publik. Bilanci tragjik i viktimave dhe të plagosurve po përkeqësohet nga ora në orë. Në një video të postuar në Twitter një gazetar ka marrë në krah një fëmijë që bashkë me familjen e saj i shpëtuan tërmetit edhe pse të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur. Gazetari teksa po raportonte live shkon me vrap drejt vajzës së frikësuar dhe e merr në rah duke i thënë se tashmë kaloi çdo gjë. “Mos ki frikë, kaloi çdo gjë. Më shiko mua, nuk ka asgjë. Je…

Lexo më Shumë

Në kushtet e vënies në pikëpyetje të vazhdueshme dhe të tensionuar të nevojës për taksa të reja, akademiku Abdylmenaf Bexheti si argument thelbësor lidhur me këtë çështje e merr trajtimin shkencos, që sipas tij nuk ofron dëshmi se taksat e larta ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike. Bexheti thekson se problemi është tek ne, sepse shpenzimi jo i duhur i parasë publike nuk ngjall besimin se të ardhurat nga taksat do të përfundojnë në vendet e duhura për përmirësimin e shërbimeve publike. “Unë po avokohem për një periudhë kalimtare në progresion dhe që norma e parë të mbahet në 10% dhe…

Lexo më Shumë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore herët këtë mëngjes, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 njerëzve dhe duke plagosur qindra të tjerë pasi ndërtesat u shembën në të gjithë rajonin. Një fëmijë shtatë vjeçar, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti, u shpëtua nga një ndërtesë e shembur në qytetin turk të Dijarbakırit, pasi ishte nën rrënoja për shtatë orë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Plani për një përplasje mes maqedonasve dhe bullgarëve dështoi sikurse një 27 prill i ri. Seria e statuseve nxitëse në Twitter të politikanëve opozitarë në Maqedoni për të gjallëruar një masë më të madhe qytetarësh la të kuptohej se do të luhej një skenar i ri i tipit të 27 prillit, por këtë herë i mbështetur fuqishëm nga strukturat nacionaliste në Bullgari, me shumë gjasa faktor i jashtëm që së bashku po tentojnë t’ia bllokojnë rrugën Maqedonisë drejt BE-së dhe të rrëzojnë qeverinë progresive në Maqedoni./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Përkundër njoftimeve disajavore për incidente, provokime dhe tensione, përkujtimi i sotëm i 151-vjetorit nga lindja e Goce Dellçev. Pjesëtarët e MPB-së nuk lejuan përshkallëzimin e atmosferës së tensionuar në pikën kufitare Deve Bair dhe incidente të mundshme madhore në territorin e Maqedonisë. Në Shkup dështuan edhe njoftimet për incidente dhe provokime gjatë festës./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Asim Beqiri Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, mbrëmë shfrytëzoi takimin me banorët dhe aktivistët e Komunës së Tearcës që të promovoj frymën Ahmetiane dhe Ahmetismin si fenomen dhe tha që të gjithë ata që reshtohen pas Ali Ahmetit janë Ahmetist. Në mes tjerash Grubi tregoi se si me një telefonat ka vendosur që Qeveria të aprovoj fonde qeveritare dhe të realizohen projekte miliona euroshëve në Çair, Likovë, Haraçinë, Kërçovë, Dibër, Strugë etj. Por Grubi në fjalimin e tij nuk përmendi as edhe një investim për Komunën e Tearcës, por tregoi që edhe kryetari i Komunës së Tearcës-Nuhi Neziri ju bën…

Lexo më Shumë

Sot do të vazhdojnë bisedimet përfundimtare për hyrjen e ASH-së në qeveri. Siç mëson ekskluzivisht TetovaSot nga burime të besueshme brenda ASH-së, kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryeministri DImitar Kovaçevski do të finalizojnë marrëveshjen dhe ndarjen e resorëve që do ti merr ASH-ja në bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën. Nga ana tjetër Portali TetovaSot javë më parë publikoi edhe ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski drejtuar ASH-së dhe Arben Taravarit. Oferta e kryeministrit Kovaçevski siç mëson TS nga burime partiake të ASH-së është e pëlqyeshme që ASH-së ti takojë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë dhe dy…

Lexo më Shumë

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarët në Shkup nën moton “Llogaridhënie para qytetarëve”. Më poshtë e gjeni shkrimin e Zejdit: “LLOGARIDHËNIE PARA QYTETARËVE Të dashur qytetarë.. Ju faleminderit për prezencën masovike në takimin e llogaridhënies sime para jush. Do të mbetem zëri juaj besnik në gjithë rrugëtimin tonë politik deri në arritjen e mirëqenies sonë shoqërore. Zoti qoftë me ju gjithmonë…”

Lexo më Shumë

Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë, sot në garën e matematikës ka diskriminuar nxënësit shqiptarë duke mos u ofruar testet në gjuhën shqipe, me çka i ka vënë në një garë të pabarabartë nxënësit shqiptarë me ata të komunitetit maqedonas, shkruan Nistori. Sipas prindërit Shpëtim Nuredini, prindërit e nxënësve shqiptarë i kanë tërhequr fëmijët e tyre nga nga gara dhe kanë protestuar para objektit të LMM-së. “Kjo është pasqyra e shëmtuar para shkollës Shën Klimenti i Ohrit në Butel ku, nxënësit shqiptar u përbuzën nga Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë Сојуз на математичари на Македонија – СММ. Përkatēsisht, kjo organizatë nuk kishte sjellë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që ka zhvilluar të premten në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se në këtë qytet ka nisur “një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”. Ai në një konferencë për media pas darkës së punës, Kurti ka deklaruar se që nga poeti prishtinas i shekullit të 16-të, Mesilu e deri te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ka qenë gravitim i popullit shqiptar. “Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të presidentit Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit – kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) nuk do të lejoj hyrjen në territorin e Maqedonisë personave të cilët nuk do ta respektojnë shtetin dhe popullin, kështu u shpreh në “360 Gradë”, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. I pyetur nëse MPB-ja është e gatshme që dikujt të mos i lejoj hyrjen në vendin tonë, Spasovski thotë: “Po, është e përgatitur që të ndaloj secilin që nuk do të respektoj këtë shtet dhe këtë popull…nëse bëhet fjalë për shënim të përvjetorit, kjo duhet të bëhet me dinjitet, dhe nderi dhe respekti ndaj atij kolosi duhet të jetë nga të gjithë”, deklaroi, Oliver…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat deklaroi se ekzistojnë struktura të caktuara të cilat dëshirojnë që në shënimin e nesërm të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, të krijojnë tensione. Sipas tij, MPB-ja do të ndërmerr të gjitha masat që ky manifestim të kaloj në mënyrë sa më dinjitoze, shkruan Alsat. “Ekzistojnë struktura të tilla të cilat nuk do të dëshironin që të kemi një shënim të qetë të këtij përvjetori, dëshirojnë që sërish të krijohen tensione, dhe në një far forme këto struktura radikale këtë e bëjnë për qëllime të tyre”, deklaroi…

Lexo më Shumë