Rreth 6 miliardë dollarë nga burimet ruse kanë rrjedhur fshehurazi dhe ilegalisht në flukset financiare maqedonase nga viti 2000 deri në vitin 2020, pohon Qendra për Studimin e Demokracisë me qendër në Sofje në analizën e saj të fundit të përhapjes së dezinformimit dhe destabilizimit të demokracive nga Moska në Evropën Juglindore. Sipas analizës, Maqedonia ka qenë e ekspozuar ndaj një ndikimi shumë të fortë propagandistik rus në vitet e fundit, dhe për këtë ka ndihmuar futja e paligjshme e parave ruse përmes partive politike, grupeve shoqërore dhe individëve me ndikim, përmes të cilave Moska ndikon në vendimet politike në…
Author: Emad
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë emisionit “360 Gradë” në Alsat i hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e deputetit të VMRO-SPMNE-së dhe ish kreut të kundërzbulimit ushtarak, Dragan Kovaçki, i cili doli me pretendimin se agjentë të kundërzbulimit ushtarak janë arrestuar në territorin e Kosovës. “Absolutisht Jo! Të ju arrestohen përfaqësues të kundërzbulimit në territorin e një vendi tjetër, nënkupton armiqësi mes atyre dy vendeve. Që nuk është rast me Republikën e Kosovës. Posaçërisht, në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi mes shërbimeve ushtarake të të dyja vendeve është në nivel të lartë. Nuk shoh arsye se pse do të arrestoheshin”,…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në kuadër të kompetencave të veta statutore, e ka caktuar Rafis Alitin si koordinator për degën e BDI në Saraj, mëson Bild. Pas emërimit të koordoninatorit në Çair Bujar Osmani, vendimi i vet kreut integrist Ali Ahmeti mirret me qëllim “për t’i koordinuar proceset politike të BDI në Saraj në këtë fazë”. Ky vendim i Ahmetit vjen pas një suksesit të arrirë në Çair ku e gjithë struktura lokale u vetorganizua në mungesë të degës së BDI dhe organizoi takime me këshillat vendorë dhe tubimin e madh në Çair me 20 mars pa pjesëmarrjen…
“Kisha nderin që sot në hapësirat e komunës së Sarajit të mirëpres në takim ambasadoren e Republikës së Malit të Zi, shkëlqesia e saj Maria Petroviq, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Fatos Reka, ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkelqesia e tij Florian Qehaja dhe znj. Iveta Hajredini, pronare e Medical Center në Saraj. Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e fëmijëve me nevoja të veçanta në komunën tonë. Me këtë rast znj. Iveta shprehi gatishmërinë që të dhuroj një hapësirë nga Medical Center që t’ju shërbej këtyre fëmijëve, gjest ky tejet humanitar, për të cilin përgëzojmë…
Ministria e Punëve të Brendshme e mohon fuqishëm lajmin e rremë që është përhapur në rrjetet sociale për një rrëmbyes të dyshuar, i cili dyshohet se ka lëvizur nëpër shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup. “Për një person të tillë nuk ka as denoncim në polici dhe as raportim se një person është rrëmbyer. Dhe personi që postoi këtë lajm të rremë e tërhoqi atë dhe shpalli publikisht se ishte lajm i rremë. Vendosja e gënjeshtrave të tilla ka për qëllim që të krijojë panik, ankth, ndjenjë të vazhdueshme frike dhe pasigurie tek qytetarët dhe fatkeqësisht…
Pranë Bakhmutit, ushtria ruse po humbet forca të konsiderueshme dhe shumë shpejt forcat e armatosura të Ukrainës do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, siç bënë pranë Kievit, Kharkivit, Balaklias dhe Kupyanskut, transmeton Ukrinform. “Përfaqësuesit e PMC Wagner janë forcat kryesore të Federatës Ruse në këtë sektor. Duke mos kursyer asgjë, humbasin forcë të konsiderueshme dhe dobësohen. Shumë shpejt do të përfitojmë nga kjo mundësi si dikur në Kiev, Kharkiv, Balaklia dhe Kupyansk”, raportoi Oleksandr Sirskyi, komandanti i forcave tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në Telegram. Sipas tij, ushtarët ukrainas në front po demonstrojnë qëndrueshmëri, guxim dhe trimëri mbinjerëzore nën…
Luan IMERI Edhe pse është gjithnjë e më e sigurt se nuk do të kemi zgjedhje parlamentare këtë vit, të gjithë aktorët politikë po punojnë aktivisht në terren dhe po përgatiten për zgjedhje në mënyrën e tyre. Nuk do të them asgjë të re nëse them se kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në fakt, që të mund të themi se vendi ynë është vërtet demokratik, zgjedhjet duhet të jenë sa të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë baza e demokracisë dhe mundësojnë shoqëritë e lira dhe të ndershme në të cilat…
Integrimi europian nuk matet me “jep” e “merr”, as me para, ndonëse investimet sigurisht që nuk janë për t’u neglizhuar. Integrim evropian do të thotë të duash t’i përkasësh një shoqërie evropiane, të jesh pjesë e saj, të respektosh të njëjtat vlera, të duash të bashkëpunosh, të tregtosh, të kujdesesh së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e të gjithë territorit të Bashkimit Evropian, i cili në fund të fundit sipas parametrave dhe asaj i përkasin të gjithë qytetarët tanë, gjeografikisht, historikisht, politikisht dhe ekonomikisht, thotë në një bisedë për “Lokalno”, këshilltari shtetëror për çështje evropiane, Dragan Tilev, i cili…
Një mësues i edukatës fizike të një shkollë fillore në Prilep është kapur mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë me një sasi të konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar nga Prilepi me inicialet V.A. Aktualisht i ndaluari po mbahet në ambientet e stacionit policor të Prilepit deri në shqiptimin e masës paraprake. “Me datë 22.03.2023 në orën 18:20 në Prilep nga zyrtarë policorë e SPB Manastir, zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep, gjatë kontrollit që i është ushtruar shtetasit V. A. (54) nga Prilepi, i është gjetur një sasi e konsiderueshme droge. Personi në fjalë është…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar ushtarët ukrainas në rajonin e Donetskut, përkatësisht në afërsi të Bakhmutit. Sipas një videoje të postuar në kanalin e tij në Telegram, ai shihet duke vizituar ushtarët ukrainas në afërsi të vijës së frontit – të cilët i dekoron me medalje. “Jam i nderuar të jem sot me ju që të nderojë heronjtë tanë me medalje, t’ua shtrëngojë dorën dhe t’i falënderojë që po mbrojnë sovranitetin e vendit tonë”, tha Zelensky. Lexo po ashtu: ‘Kalaja’ e Ukrainës që mund të bëhet Bakhmuti i ri, qyteti që është bërë arenë e luftimeve më të ashpra…
Zoran BOJAROVSKI Projekti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup po bëhet realitet. Me këtë projekt infrastrukturor me prioritet të lartë për mjedisin, i cili mbulon 9 nga dhjetë komunat e kryeqytetit, ujërat e zeza do të trajtohen me teknologjinë më të lartë, do të sigurohet kursimi i rrjedhjeve dhe do të zvogëlohet ndotja e lumit Vardar, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve buzë lumit dhe më gjerë. Me grantin e ri të BE-së, nëpërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IFZB) prej 70 milionë eurosh, së bashku me…
Sejdi DEMIRI Nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian Josep Borrell, të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajčák dhe Gabriel Escobar, i cili është i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, më 18 mars kryeministri Kurti dhe kryetari Vuçiq ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të arritur paraprakisht më 27 shkurt në Bruksel. Duke marr parasyshë momentumin e rëndësishëm se në këtë fazë komuniteti ndërkombëtar ka edhe probleme tjera globale sidomos me invazionin rus në Ukrainë dhe ripozicionimi i fuqive të mëdha në rajonin e Oqeanit paqësor, Kosovës iu kërkua…