Author: IM

Deputeti nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. Ja postimi i plotë i deputetit Hysni Ismail në facebook: Të nderuar qytetarë,  Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qendroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë cështje. Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Sot (05.10.2023) në orën 02:15 në Stacionin Policor Qendër, roja i sigurisë në një objekt hotelierik në rrugën “Naroden Front” ka raportuar se rreth orës 01:50 ka dëgjuar një shpërthim në objekt, pas së cilës si pasoj ka rënë zjarri, gjë që ka prekur inventarin e objektit. Një ekip i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit e ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar. Vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB – Shkup, shkruajnë mediat maqedonase. Siç mësojmë bëhet fjal për lokalin e njohur në Shkup “Intermezzo”.

Lexo më Shumë

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kohëve të fundit është bërë mjaft turbulente me themelimin e disa partive të reja, e me paqartësitë programore e politike të cilat i artikulojnë ato. Meqë kjo konsiderohet si diçka demokratike dhe begati e lirisë së veprimit, atëherë nuk ka fjalë për përzgjedhjen e gjithësecilit në fokusin që vendosin për të bërë në të ardhmen. Mirëpo kur jemi te efikasiteti i këtyre partive në terren duket se çalojnë. Prandaj, disa njohës të mirë të politikës në RMV vlerësojnë se është momenti i duhur që të themelohet Vetëvendosja për Maqedoni, me njerëz të rinj…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja BESA dhe Alternativa,  përmes një press konference për media kanë akuzuar se prapa biznesit të kazinove qëndrojnë njerëzit e zv/kryeministrit Artan Grubi. Ja dhe komunikata e plotë: ”Edhe pse Ligji për lojërat e fatit ishte në rend e dite në seancë plenare, 6 muaj më parë, Kuvendi nuk veproi në lidhje me këtë çështje. Interesi i qeverisë për këto ndryshime u zhduk papritur dhe në mënyrë misterioze. Simptomatike është fakti se në këtë periudhë u mor vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Video Lotaria e Re Shtetërore, si…

Lexo më Shumë

Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka ngritur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Dhe në këtë drejtim, mediat serbe kanë shtruar pyetjen se si fitoi kaq shumë pasuri “mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës” dhe a është ai një “Pablo Escobar”? Bëhet fjalë për një vilë me luks të madh në bregun e liqenit në veri të Kosovës – pronari i së cilës është Milan Radoiçiq – siç pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon. “Është një shfaqje force, në një farë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat nga kufiri, për siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv sa i përket aspiratave të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu. Vuçiç tha se nuk do të ishte e dobishme për Beogradin dhe se me këtë do ta shkatërronin pozitën që, siç tha ai, e kishin ndërtuar për një vit. “Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë…

Lexo më Shumë

Në një aksident tragjik në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, humbi jetën 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni. Erioni sot do të fillonte rrugëtimin e tij të ri në ceremoninë e fillimvitit akademik në UT nga ku do të dilte si mjek në të ardhmen. Fati deshi që ky rrugëtim i Erionit të përfundojë këtu. Almakos ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të Erionit! Zoti e pastë në mëshirën e tij.

Lexo më Shumë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga” deklaron se ai së bashku me familjen e tij ndjehet më i sigurtë në Kosovë sesa në Serbi. Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviq se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”. “Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata…

Lexo më Shumë

BASHKIA TIRANË KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 102, datë 15.09.2023 “PËR DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE NGA BASHKIA E TIRANËS PËR KOMUNËN E PRESHEVËS DHE BASHKINË KHARKIV” Në mbështetje të nenit 113, pika 2, të Kushtetutës, nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1 shkronja “b”, nenit 20, pika 2, nenit 34, pika 6, nenit 40, pika 6, nenit 53, nenit 54, nenit 55, pikat 2 dhe 6 të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nenit 6, paragrafi 3, të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për…

Lexo më Shumë

Njësia Speciale gjatë ditës bastisi pronat e terroristit Milan Radojiçiq në veri të Kosovës. Ndër pronat që ishte cak i bastisjes ishte edhe vila e tij afër Liqeni të Ujmanit, për të cilën është bërë kërkesë që e njëjta të sekuestrohet. Në pamjet satelitore, shihet që ndërtimin e vilës, Radojiçiq e nisi në vitin 2018, ku deri në tetor të vitit 2019, shiheshin vetëm disa gërmime e një objekt i vogël. Në vitin 2020, përveç zgjerimit të hapësirës, Radojiçiq hapi edhe rrugë në të dyja anët e vilës. Ndërsa ndërtimi i saj, në bazë të pamjeve  përfundoi tek në vitin…

Lexo më Shumë

Sonte së selinë e LSDM-së në Shkup, kryeministri Dimitar Kovaçevski, si pjesë të ekipit strategjik të kësaj partie shihet se e ka bërë edhe ish – kryeministrin, Zoran Zaev, përcjell Almakos, me të cilin kohëve të fundit fitej në opinion se i kanë disa “fërkime” mes tyre. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Kovaçevskit lidhur me këtë takim: “LSDM ka përvojë shumëvjeçare shtetërore dhe partiake, përkushtim dhe energji të plotë për të vazhduar me fitore dhe hap të shpejtë në rrugën evropiane. Takimi i sotëm koordinues i ekipit strategjik është në këtë drejtim – të bëjmë gjithçka, të…

Lexo më Shumë

Politikani socialdemokrat, Nenad Çanak, thotë se qeveria e Serbisë i ka mbështetur grupet kriminale që e sulmuan Policinë e Kosovës. Mes tjerash, ai vlerëson se Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste nëse ata kanë qenë të përfshirë në këtë krim. Në aksionin terrorist ku u sulmua Policia e Kosovës në fshatin Banjskë, ishte i përfshirë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Pamjet e dronit tregojnë se Radojçiq së bashku me disa paramilitarë të tjerë ishin të armatosur me armë të gjata. Politikani socialdemokrat, Nenad Çanak, thotë se duhet një hetim i plotë për ta kuptuar se çfarë lidhje…

Lexo më Shumë