Fatos Lubonja thotë se flamuri izraelit që u shfaq në mes të Tiranës, është një shëmti dhe servilizëm. Ai thotë se ne jemi një vend mysliman. “Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës, që më shumë ngjan si servilizëm se sa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së Ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë. Patjetër që duhet…
Author: IM
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një seancë në Kuvendin e Shqipërisë po flet për sulmin e 24 shtatorit të ndodhur në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Rama ka treguar se si Shqipëria ka kërkuar një deklaratë të dytë të Bashkimit Evropian pas ngjarjes së Bansjkës meqë Tirana zyrtare s’mund të qëndronte në një linjë me deklaratën e mëparshme të BE-së që i drejtohej vetëm Kosovës. Rama ka thënë se nuk është gjë e vogël që një shtet kandidat për anëtarësim të mos linjëzohet me politikën e jashtme të BE-së por ka shtuar se s’është as ndonjë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lirimi i Milan Radoiçiqit pas më pak se 24 orëve pas arrestimit është “dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje, sepse më 24 shtator, Beogradi zyrtar e militar dështoi”. Kurti në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, tha se 18 ditë pas sulmit paramilitar, terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit shumëçka është ndryshe dhe “gjithçka do të ishte ndryshe nëse grupi terrorist dhe planet e tyre për aneksim të katër komunave në veri të vendit nuk do të neutralizoheshin që në aktin e parë”. “Ata dështuan.…
Gideon Levy Pas krejt kësaj qëndron arroganca izraelite. Ideja se neve na lejohet gjithçka, se kurrë nuk do të duhet të paguajmë çmim ose të ndëshkohemi. Do të vazhdojmë edhe tutje pa u ndalur. Do të arrestojmë, do të vrasim, do të torturojmë, do t’i cungojmë të drejtat, do t’i mbrojmë ardhacakët ndërsa kryejnë masakra, do të shkojmë në varrin e Jusufit, në varrin e Atnielit, në altarin e Jeshuas, e të gjithë janë të vendosur në territorin palestinez, dhe natyrisht në Har HaBajit në Jerusalemin Lindor – më shumë se 5 mijë hebrenj vetëm gjatë Sukotit – do të…
Në urën historike të Mostarit në Bosnjë dhe Hercegovinë, dje nga klubi i zhytjes “Mostari”, u valëvit flamuri palestinez në shenjë proteste me popullin e shtypur të Gazës. Në deklaratën e dhënë nga klubi i zhytjes, thuhet që ky akt solidarizues është realizuar në shenjë të përkrahjes me popullin е Palestinës.
Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e “Grupit të Zjarrit” i pyetur nga gazetarët se çka i pajtoi atë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ai nuk ka pretenduar asnjëherë të jetë palë me kryetarin Ali Ahmeti. “E çmojë si njeri, si udhëheqës por edhe si kryetar dhe nuk është në etikën time që të merrem me termin marrëveshje. Debat ka gjithmonë, edhe këtu ka debat. Nuk është e arsyeshme që të shprehet termi marrëveshje se nuk kemi nevojë për marrëveshje”, tha Blerim Bexheti, raporton SHENJA.
Godina e qeverisë së Maqedonise së Veriut në Shkup sonte është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Izraelit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka postuar një video në rrjetet sociale. “Mbështetje për Izraelin në këto kohë të vështira. Ne dënojmë fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin solidarizohemi dhe bashkëndiejmë. Ne apelojmë për zgjidhje përmes dialogut, bota ka nevojë për paqe.
Hysni Ismaili në një deklaratë për media ka thënë se: “Nuk e di kush e detyroi Alternativën të ndryshoj qëndrim, unë do ti votojë Ndryshimet Kushtetuese”.
“Deserbizimi i diskursit publik shqiptar!” Nevoja e deserbizimit të diskursit publik shqiptar mblodhi në një takim debatues nga Tirana, Shkupi e Prishtina. Publicisti Kim Mehmeti theksoi faktin se shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga aleatët natyralë, si marrëdhëniet shqiptaro-kroate apo shqiptaro-bullgare, e jo të mbetemi në termat e debateve që nisin nga Beogradi dhe që shpesh lanë përcaktuar diskursin e debatit publik në të gjitha trevat shqiptare. Një nga organizatorët e takimit, anëtar i Institutit të Komunikimit Medius, gazetari Agim Baçi, kërkoi që një debat i tillë të jetë pjesë e diskursit universitar, dhe sidomos i medias, me qëllim që…
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se Hamasi sulmet që zhvillon kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë i ka filluar me udhëzimin dhe mbështetjen e marrë nga Irani, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca izraelite thuhet se Herzog ka thënë se “Hamasi ka filluar sulm të armatosur pa arsye kundër Izraelit duke marrë urdhër dhe mbështetje nga komandantët e tij në Iran”. Duke vënë në dukje se do të marrin të gjitha masat për të eliminuar kërcënimin ndaj qytetarëve izraelitë, Herzog tha se Izraeli do t‘i kapërcejë vështirësitë. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të…
Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist që grupi i armatosur serb kreu në Mitrovicë, sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjenerali Vasko Gjurçinovski ka zgjedhur të ndodhet për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Serbisë. Në kuadër të vizitës ai do të qëndrojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të ketë takim me kolegun e tij serb, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Sipas njoftimit, nismat rajonale do të diskutohen si platforma për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit si prioritet, që arrihet përmes dialogut të hapur…
Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt dhe vendimi për 100 ditë kryeministër shqiptar do të zbatohet, ndërsa kush do të jetë kryeministër i tillë do të vendos lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vendimet e të cilit janë më të mirat për qytetarët, gjë që është dëshmuar shumë herë më parë, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. “Tani për tani mbetemi në qëndrimin për 100 ditë kryeministër shqiptar, nëse VMRO-DPMNE-ja nuk i voton ndryshimet kushtetuese atëherë do të heqim dorë. Në marrëveshjen e koalicionit me LSDM-në, thuhet se kandidati për kryeministër shqiptar duhet…

