Author: IM

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ishte një pasdite me diell të butë mbi Stamboll. Ishim ulur në një kafe të vogël në Üsküdar, diku pranë bregut, ku zhurma e varkave që përplasen, përzihej me aromën e fortë të çajit turk. Përballë meje, İlber Ortaylı – me atë shikimin e tij që duket se shpon shekujt – rrotullon gotën e çajit dhe më vështron me një lloj durimi ironik. Ndihet pesha e historisë në çdo lëvizje të tij. Tani që ai nuk është më mes nesh, ky kujtim merr një ngjyrë tjetër, pothuajse testamentare. “Nuk ka histori pa mundim” “Shiko, evlat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizja BESA dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes Ali Ahmeti dhe Fatmir Limani. Kasami tha se është e çuditshme ky takim, duke kujtuar deklaratat e mëparshme të Limanit, i cili sipas tij kishte akuzuar kreun e BDI-së se kishte tentuar t’ia vriste babain. Sipas Kasamit, vetë Limani kishte deklaruar më herët se nuk do të ulej në një tavolinë me persona që i konsideronte përgjegjës për një gjë të tillë, ndërsa takimi i fundit, sipas tij, bie ndesh me ato qëndrime që ka pasur më parë. Deklarata e Kasamit…

Lexo më Shumë

Pas përpjekjeve te fundit për transformimin e VLEN-it në një parti politike, duket se kjo çështje tashmë është e qartë brenda strukturave të saj, që do funksionojë me dy kryetarë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Fillimisht brenda VLEN flitej se për postin e Sekretarit të Përgjithshëm mund të emërohej Bekim Saliu. Por, Almakos mëson ekskluzivisht se strukturat e Vetëvendosjes kanë vendosur qartë: Bekim Qoku është kandidati më i merituar për këtë post, pra Sekretar i Përgjithshëm në VLEN dhe ky vendim nuk është i negociueshëm. Madje, gjatë iftarit të djeshëm, strukturat e VV ia kanë komunikuar drejtpërdrejt Qokut: “Ti dhe…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Pretres me Landovin”, ish-shefi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ljubomir Gjurcheski, flet edhe për rastin Rasti Gërçec dhe për Sheval Muaremi, raporton Skopje1.mk. “Për Shevalin thuhet se është “ujku” që qëndron në krye të grupit kriminal. “Tek ai asnjëherë nuk kemi gjetur drogë. Nuk kemi arritur të sigurojmë prova, kemi pasur vetëm indicie. Tek askush nuk ka prova materiale, nuk ka para dhe as armë. Shevali kurrë nuk e ka përdorur aplikacionin Sky ECC”, tha Gjurcheski. Ai nuk dëshiron ta komentojë vendimin e gjykatës dhe thotë se kjo është çështje e avokatëve, raporton Skopje1.mk. https://www.youtube.com/live/bdnsaDao7b4?si=zxwvf7lR_mGm4Ph7

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se qëndrimi i Ankarasë në lidhje me Iranin është i “qartë”, si dhe ka theksuar se Turqia është gjithmonë në anën e paqes, jo të luftës, raporton Anadolu. Duke theksuar përpjekjet e Turqisë për një armëpushim në Iran, Erdogan tha se Ankaraja po bën “përpjekjeve intensive për të siguruar që armët të heshtin, të arrihet një armëpushim dhe të rifillojnë bisedimet”. “Po përpiqemi të shuajmë zjarrin para se flakët të zgjerohen, para se unaza e zjarrit të përhapet më tej dhe para se të dëmtohen më shumë jetë dhe të derdhet më shumë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq kritikoi sot ambasadorin izraelit i cili akuzoi misionin iranian në Zagreb për lidhje të mundshme me terrorizmin, transmeton Anadolu. Ai tha se Kroacia nuk do të toleronte “infeksione dhe mikrobe të huaja” në territorin e saj dhe se nëse një sjellje e tillë vazhdon, vendi nuk do të dëshironte që i dërguari nga Tel Avivi të jetë i pranishëm. “Irani, kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, ashtu si Izraeli, është i prirur ndaj metodave të caktuara terroriste. Çfarë është vrasja në Gaza nëse jo terrorizëm dhe çfarë është abuzimi nga ushtarët izraelitë të trajnuar…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi “Nuk i vyen gjë zemrës më shumë se një vetmi, përmes së cilës hyn në mejdanin e meditimit.” Në këtë urtësi, Ibn Ataullah el-Iskenderi ka përmbledhur një nga të vërtetat më të thella të jetës shpirtërore, zemra nuk zgjohet në zhurmë, por në heshtje. Njeriu jeton mes njerëzve, mes fjalëve dhe mes kërkesave të përditshme që e mbushin jetën me lëvizje të vazhdueshme, por pikërisht kjo dinamikë shpesh e bën zemrën të humbasë drejtimin e saj të brendshëm. Sa më shumë shtohen zërat përreth njeriut, aq më e vështirë bëhet që ai të dëgjojë zërin…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Thonë se ai endet ende nëpër ato rrugë të Harranit ku dikur shikonte yjet, se hija e tij ndalet para çdo idhulli që sheh njerëzit duke adhuruar, duke pëshpëritur: “Ky nuk është Zoti im”. E megjithatë, kur takohesh me të, sytë e tij nuk janë të lodhur nga kërkimi. Janë si dy prroje që kanë gjetur burimin. Rreth nesh, rëra e shkretëtirës fshin gjurmët e mijëra viteve, por fytyra e tij mbetet e re, si e atij që sapo ka dalë nga zjarri pa u djegur. Ulem pranë tij nën hijen e një peme që…

Lexo më Shumë

Ambasadori Meidani takon rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në fokus ligji për arsimin e lartë Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me rektorin e International Balkan University, Lutfi Sunar, si dhe me zëvendësrektorin Ahmet Lökce. Gjatë takimit u diskutua për propozim-ligjin për Arsimin e Lartë në Maqedonië e Veriut. Ambasadori Meidani theksoi se i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e paraqitura nga drejtuesit e universitetit, ndërsa palët ndanë bindjen se arsimi i lartë cilësor mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të çdo shoqërie. Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të autonomisë universitare…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe fshatrat përreth. Ky aksion humanitar synon të lehtësojë sadopak vështirësitë e familjeve që përballen me kushte të vështira ekonomike, duke u ofruar ndihmë konkrete me produkte ushqimore bazë. Solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlera që e mbajnë të fortë shoqërinë tonë, veçanërisht në kohë kur shumë familje kanë nevojë për mbështetje. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u angazhuan në realizimin e këtij aksioni humanitar. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt ndërtimit të një shoqërie…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë miqësore dhe solidariteti, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup organizoi një mbrëmje iftari, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas njoftimit të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në këtë mbrëmje ishin të pranishëm ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në iftar morën pjesë edhe të rinj dhe aktivistë nga shoqëria civile, presidentët e parlamenteve studentore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Një hap historik për bashkëpunimin studentor shqiptar u realizua sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës, ku kryesitë e parlamenteve studentore të tre universiteteve shqiptare – Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup (UNT) – u takuan për herë të parë. Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i unifikimit të parlamenteve, mobilizimi i studentëve për çështjen e provimit të jurisprudencës dhe diskutimi i çështjeve me interes për studentët, duke krijuar një koordinim të përbashkët të veprimeve studentore. Në takim morën pjesë kryetarët e parlamenteve studentore: Leart Ibraimi nga UT, Besar Sejdiu nga…

Lexo më Shumë