I ati dhe i biri dje pasdite kanë hyrë ne një mishtore të Shkupit sepse nuk kanë qenë të kënaqur me shërbimin, në fillim ka është llafosur me shitësin. Më pastaj, njëri nga këto i është kanosur, duke nxjerr legjitimimin zyrtar nga MPB-ja dhe pistoletën. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalët për B.A (29) nga Shkupi dhe babin e tij M.A (66), ndërsa rastin e ka paraqitur B.Q (37). Ngjarjen personi B.Q e ka paraqitur rreth paditës në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, ndërsa rasti ka ndodhur në mishtore në rrugën “Samarxhiska”. Menjëherë është lajmëruar…
Author: Arian Arci
Në lidhje me rastin ku në rrugët e Greqisë është parë veturë zyrtare e Ministrisë për Punë të Brendshme e Maqedonisë duke shkuar në pushime, nga kjo e fundit kanë reaguar duke thënë se automjeti “Renga Rover Discoveri Sport” dje dhe sot ka qenë në Shkup dhe se për të njëjtën janë duke u kryer vlerësime, njofton Portalb.mk. “Në lidhje me shkrimet për veturën zyrtare të MPB-së ju informojmë se vetura e përmendur është në pronësi të MPB-së dhe udhëhiqet nga personi i autorizuar, i punësuar në MPB. Vetura dje dhe sot është në Shkup. Pas vlerësimit të situatës, do…
Ushqimet që shiten në ambiente të hapura në temperatura të larta shpesh-herë bëhen shkak për helmimin e qytetarëve. Të anketuar nga ALSAT, thonë se nuk parapëlqejnë të blejnë prodhime ushqimore që nuk janë të ruajtura në mënyrën adekuate, por ka dhe atë atillë që nuk janë të informuar për rreziqet e mos-ruajtjes së ushqimeve sipas standardeve të nevojshme. “Nuk blej jo. Më së shumti është afati i skaduar. Fëmijët kanë marrë ndezje në bark.” “Më së miri është të blihet në ambiente të mbyllura sesa të hapura. Në Bit Pazar mund të blesh molla, dardha, speca nuk është problem ,por…
Nuk e priti as kryetarin për t’iu përgjigjur kryeministrit, i cili dje tha se i ka ofruar VMRO DPMNE-së që ta marr në qeveri dhe bashkërisht ta zbatojnë marrëveshjen me Greqinë. Dikur analistja e pavarur Tanja Karakamishva, e cila tanimë është pjesë e VMRO DPMNE-së, i tha Zaevit se me të nuk do të dëshironte as kunguj të mbjell, e lë më ta ndajnë pushtetin. U përgjigj edhe kreu i opozitës, Hristijan Mickovski. Ai tha se mandatet për qeveri dhe funksione i jep populli, e jo, siç i quajti ai, individë që mundohet nëpërmjet agjendave të caktuara të shpëtojnë karrierën.…
Peshqit nëpër lumenj dhe liqene kanë çdoherë e më pak oksigjen dhe ngulfaten, thonë shkencëtarët evropian. Në Hamburg, këto ditë autoritetet lokale kanë mbledhur pothuajse pesë tonë peshq të ngordhur nga liqenet e rrethinës, me ç ′rast ekipet e zjarrfikësve kanë filluar të dërgojnë ujë të freskët nëpër liqene me qëllim që tua lehtësojnë frymëmarrjen peshqve. Në Britani, Agjencia për ekologji kumtoi se në disa rajone kanë ngordhur rreth 6 mijë peshq. Pasoja numër dy është shkrirja e akullnajave, kështu që ajo që deri më tani vlerësohej si pika më e lartë në Suedi, Kebnekase, tashmë nuk është pika më…
https://www.flightradar24.com/42.16,21.55/9
Me 400 euro jo të plotë rrogë mesatare në Maqedoni, qytetarët e Maqedonisë mezi e kalojnë muajin. Kjo rrogë është më e ulët në rajon edhe pse mesatarisht rritej në vitet e fundit. Maqedonia sipas të ardhurave është në fund të listës në Ballkan, madje edhe mbas Shqipërisë dhe Serbisë që kishte të ardhura më të larta vitet e kaluara. Sindikatat kanë kalkuluar se për një familje katër anëtarëshe i duhen më së paku 100 euro më shumë ose 32.000 denarë që të mund t’i kënaqë vetëm nevojat më themelore. Qytetarët thonë se mezi po kalojnë muajin, dhe se paratë…
Familjarët kanë njoftuar redaksinë e televizionit SHENJA se kanë gjetur vajzën që kishte humbur në Çarshi të Shkupit, e cila nuk dinte të tregonte emrat e prindërve të saj. /Shenja/
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski sot në profilin e tij në Facebook ka shkruar një status në të cilin theksohet se janë shpikur kërkesat për amnisti, ndërsa ofertat e ndryshime joformale, muhabetet kuloare dhe përllogaritjet matematikore për pjesëmarrje në qeveri duhet t’i miratojë dhe realizojë Marrëveshja me Greqinë janë propozim i pahijshëm, jashtë parimeve të tij morale. “Dikush harron se mandatin për qeveri, vendet e ministrave dhe funksionet i jep vetëm populli, e jo individë të cilët shtyjnë agjenda për shpëtim të karrierave të tyre. Ofertat e ndryshime joformale, muhabetet kuloare dhe llogaritjet matematikore për pjesëmarrje në qeveri e cila…
Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru të zjarrit, në Aerodrom dhe Veles. Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht në ora 12:00 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14.000 denarë. Kur ka hedhur drunj e zjarrit tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për zjarr për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14.000 denarë, ndërsa mashtruesi ku i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë…
Lidhur me informatat e djeshme mbi pjesëmarrjen e një pjestari të ARM-së në incidentin gjat shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, Ministria e Mbrojtjes informon publikun se është formuar Komision me qëllim të ngritjes së padisë kundrejt ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cila është evidentuar në video materialet nga incidenti në Krushevë. Ministria e Mbrojtjes e dënoi pjesëmarrjen e ushtarit profesional Bogoevski në incident dhe sugjerojnë se anëtarët e institucioneve si ARM-ja nuk e kanë vendin tek grupet që përdorin dhunën për të arritur objektiva politike dhe të cilët me sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të huaj shkelin reputacionin e…
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Marrëveshjen me Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit e ka quajtur si marrëveshje më të dëmshme për interesat shtetërore të arritur ndonjëherë. Me këtë marrëveshje, sipas tij, rrënohet identiteti maqedonas, gjuha, kultura dhe gjithçka që ka të bëjë me qenien maqedonase. Ai ka përsëritur qëndrimin se një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk do ta dekretojë, ndërsa tha se do të bartin përgjegjësi të gjitha ata që tentojnë në ndonjë mënyrë ta anashkalojnë nga detyrimet që ia garanton Kushtetuta. “A thua ne me këtë marrëveshje të dëmshme tani vullnetarisht po ua japim emrin. Çështja e…

