Ekspertë zviceranë për ballafaqim me me rreziqet nga përmbytjet do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të ndërtojë strategji dhe të gjejë masa më adekuate për ballafaqim me përmbytjet dhe rreziqet nga katastrofa. Në punëtorinë që u mbajt në kuadër të projektit “Përmirësim i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, i cili realizohet nga ana e Programit për zhvillim i KB-së (UNDP) dhe është financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ekspertët i prezantuan ndodhitë më të reja ndërkombëtare dhe qasjet bashkëkohore për ulje të rrezikut nga katastrofa. Qëllimi i projektit është…
Author: Arian Arci
Në portalin publik të Agjencisë për Punësim për momentin janë të hapura konkurse nga kompanitë e Maqedonisë, ku kërkojnë punëtorë për më shumë se 7.300 vendet të lira të punës. Kërkohen punëtor të profileve të ndryshme, me nivel të ndryshëm arsimimi, nga ana e kompanive të cilat janë të vendosur nëpër rajone dhe komuna të ndryshme. Zyrtar financiar, komercialist, mësues, kontabilist, po edhe vozitës, kamerier, rrobaqepës, punëtor në prodhimtari, sigurim dhe shumë sferave tjera që janë publikuar në faqet e subjekteve qeveritare dhe jo qeveritare në Maqedoni. Të gjitha publikimet publike çdo njeri ka mundësi t’i shikojë në faqen e…
Pas një pauze të gjatë, vazhdoi seanca e Qeverisë për ndërtimin e besimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët theksoi se ishte një teatër i thjeshtë, pa një debat thelbësor në mënyrë që opozita maqedonase të kthehej në Parlament, përcjell FLAKA. “Aleanca për Shqiptarët është pjesë e opozitës parlamentare dhe nuk do të jemi pjesë e këtyre lojërave politike për të mbështetur interpelancën tuaj për qeverinë e tanishme”, tha Sela. Ai mendon se nuk ka reforma thelbësore në drejtësi, situata e fëmijëve shqiptarë në kopshte dhe arsim nuk është e mirë, ka ndarje etnike…
Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë dhe Gjermanisë është në nivel të lartë. Republika Federale e Gjermanisë është partneri i parë tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe gëzon ajo që bashkëpunimi në mënyrë plotësuese po plotësohet, ka vlerësuar zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në takim me delegacion nga Kuvendi federal gjerman, i kryesuar nga Gunter Krihbaum, kryesues i Komitetit për marrëdhënie me BE-në në Bundestag. Siç njoftoi Kabineti i Angjushevit, ai ka theksuar se në Maqedoni punojnë rreth 200 kompani me kapital gjerman dhe se Gjermania është vend me të cilin Maqedonia ka suficit më të madh në këmbimin…
Eurokomisarja për ekonomi dixhitale Marija Gabriel, në intervistë ekskluzive për MIA-n, flet për pritjet e saj nga samiti dixhital i radhës në Shkup, se si avancojnë negociatat për roaming më të lirë në Ballkan dhe për perspektivën evropiane të rajonit. Në vigjilje të samitit të parë dixhital që duhet të mbahet në Shkup më 18 dhe 19 prill dhe në të cilin do të marrë pjesë eurokomisarja Gabriel, ajo për agjencinë tonë shpjegon se Komisioni Evropian (KE) pret nga vendet që të dalin me projekte konkrete në këtë sferë, që pastaj të mund të caktohet se çfarë çmimi do t’u…
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ka thënë se shpejti pritet të ndërtohet çerdhja e parë dhe shkolla e mesme në këtë komunë, njofton KOHA. “Në këtë mandat me ekipin tim dëshirojmë edhe më shumë të përqendrohemi në projekte të reja, siç janë ndërtimi i kopshteve pasi që në komunën tonë nuk kemi kopsht. Gjithashtu e përfunduam të gjithë dokumentacionin e projektit për ndërtimin e objektit për shkollën e parë të mesme në komunën e Studeniçanit. Për momentin kemi dorëzuar kërkesë për financimin e këtij projekti në Ministrinë e Arsimit dhe…
Anëtarësimi në NATO do të thotë edhe një aleatë plus për mbrojtje nga problemet e masave globale, siç është terrorizmi dhe sulmet kibernetike, vlerëson zëvendësministri i mbrojtjes Bekim Maksuti. Sipas tij, për Maqedoninë është e mirëseardhur përvoja që sjell NATO, duke shtuar se aleanca veri-atlantike është shumë më shumë se vetëm një bashkim i trupave ushtarak. “NATO nuk është vetëm ushtri, nuk është vetëm trupa, tanke e kështu me radhë por paraqet, edhe një platformë të mjaftueshme politike, e cila mund të adresojë edhe probleme të ndryshme siç është krimi i organizuar, siç janë krimet kibernetike”, tha Bekim Maksuti, zv/ministër…
Deputetët e VMRO-së po kritikojnë qeverinë në seancën e interpelancës së qeverisë Zaev. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-së, Dragan Danev deklaroi se kjo qeveri dëshmoi se nuk ka kapacitet të udhëheqë institucionet. “Në vend se të merret me problemet e qytetarëve ajo merret me çështjet partiake dhe për të ruajtur koalicionin me BDI-në. Për të qëndruar në pushtet, ju i keni varrosur interesat kombëtare. Ju i keni partizuar të gjitha institucionet. Të gjithë ata që nuk mendojnë si ju po largohen nga puna”, ka thënë Danev. /SHENJA/
Kryetari i Komunës së Çairit dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat – Shkup” Senad Smailoviç, pas takimit të punës që e realizuan sot në Komunën e Çairit dhe konstatimit të gjendjes faktike të rrugëve të Çairit vendosën që sanimin e rrugëve në Komunën tonë ta realizojnë në dy faza. Faza e parë ka filluar nga dita e sotme dhe do të përfshij rrugët e Çairit të vjetër: Pavle Iliç, Dobri Daskalov, Emin Duraku, Krsto Asenov, Resenska, Arhiepiskop Dositej, Strumiçka, Vukovarska, Dizhonska, Luba Stoilkovic, Vëllezërit Rexhepagiç, Ferid Zairi, Metodija Mitevski, August Cezarec, Nikolla Maleshevski, Ronald Regan, Bllagoja Paroviç, bul.…
Ky është Sedmir Usainovski, nxënësi dhjetëvjeçar nga fshati Kishavë. Ai rrëfen për arsimtarin e historisë i cili, siç thotë ai, ka dashur që ta sulmojë fizikisht. “Unë jam Sedmiri. Arsimtari i tha Florimit, eja ta hedhim nga shkallët. Unë u thash se nuk mund të më hedhin”, tha Sedmir Usainovski, nxënës. Para shkollës rajonale në Kishavë, sot u mblodhën prindërit e nxënësve. Ata nuk i lëshuan nxënësit e tyre të futen në orën e historisë. Thonë se do ta bojkotojnë mësimin deri sa arsimtari të largohet nga puna. “Erdha këtu për shkak të fëmijës tim, ka një arsimtar të historisë…
Bregu dhe shëtitorja rreth liqenit të Ohrit është vërshtuar pasiqë niveli i liqenit ka kaluar 27 cm në maksimale nga kuota e lejuar. Ndërkohë që këto ditë edhe pse është lëshuar paksa diga në Drinin e Zi me qëllim që niveli i liqenit të ulet as kjo nuk ndihmon. /albeu.com/
Për shkollat fillore dhe të mesme kjo e shtunë do të punohet. Më 14 prill do të mbahen orë mësimore me orar të së premtes. Kjo është e shtunja e fundit që duhet të punohet për këtë vit shkollor, përkatësisht e shtuna e katërt në gjithë vitin shkollor e cila është patjetër të jetë ditë pune, informon KOHA.

