Kryetari i Komunës së Çairit dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat – Shkup” Senad Smailoviç, pas takimit të punës që e realizuan sot në Komunën e Çairit dhe konstatimit të gjendjes faktike të rrugëve të Çairit vendosën që sanimin e rrugëve në Komunën tonë ta realizojnë në dy faza. Faza e parë ka filluar nga dita e sotme dhe do të përfshij rrugët e Çairit të vjetër: Pavle Iliç, Dobri Daskalov, Emin Duraku, Krsto Asenov, Resenska, Arhiepiskop Dositej, Strumiçka, Vukovarska, Dizhonska, Luba Stoilkovic, Vëllezërit Rexhepagiç, Ferid Zairi, Metodija Mitevski, August Cezarec, Nikolla Maleshevski, Ronald Regan, Bllagoja Paroviç, bul. Brigada Maqedono Kosovare, bul. Brigada Maqedono Kosovare – rrugica #3, Llazo Tërpovski, Ferid Murati dhe rruga Xhon Kenedi. Faza e dytë do të përfshijë gjitha rrugët e tjera në territorin e Komunës së Çairit.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë
- Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve
- VMRO-DPMNE: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
- “Safe City” regjistroi mbi 310 mijë shkelje, shumica për tejkalim të shpejtësisë
- A ju kujtohet Suanita e “BBVK”? Kështu po duket tani…
- BDI: Shkrirja e VLEN-it në një parti është vetëm propagandë, Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ngjitet në vendin e 30-të në Indeksin e Sigurisë Kibernetike
- 600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit





