Author: Arian Arci

Niveli i lartë i ujit është i pranishëm në të gjitha lumenjtë në vend, ndërsa më të rrezikuar janë lumenjtë  në jugperëndim, në perëndim, veriperëndim dhe në veri. Matjet më të fundit hidrologjike të UHRM tregojnë se nivel të lartë uji kanë lumenjtë Vardar, Treska, Radika, Sateska dhe Lepenec. Në Shkup, niveli i lumit Vardar në stacionin në Zajcev është 168 centimetra. DPHM, duke iu referuar informacionit nga ELEM, pasdite njoftoi se akumulimet kanë hapësirë të mjaftueshme për të pritur valën e ujit, që do të ndikojë pozitivisht në uljen e niveleve të ujit në vende të caktuara. Sipas paralajmërimit…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’i liruar nga burgu të akuzuarit e ‘Monstrës’, në çdo moment pritet lirimi nga burgu i Agim Islailoviq dhe Haki Azirit të cilët gjenden në burgun e Idrizovës. Ekipet e TV SHENJA janë para burgut të Idrizovës dhe raportojnë se diku për dy orë do të lirohen nga burhu Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë . “Të akuzuarve A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa…

Lexo më Shumë

Edhe një i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, vetë është paraqitur në polici dhe sonte duhet të merret në pyetje në Gjykatën Penale, sipas informatave nga procesi hetimor. Gjykatës nga procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do të caktojë masë paraburgimi siç kërkonte Prokuroria./Almakos

Lexo më Shumë

Veteranët e VMRO-DPMNE-së kanë i kërkuar sot kreut të partisë Nikolla Gruevski të japë dorëheqjen dhe të formojë një trup që do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një udhëheqës të ri me organe të reja udhëheqëse. Ilija Dimovski – Tenda, kryetari i parë i komunës së Prilepit dhe një nga anëtarët më të vjetër të partisë thotë se veteranët kanë sjellë pesë konkluzione, të cilat do t’i dorëzohen udhëheqjes së partisë. Ndër këto konkluzione, siç tha ai, është se vendimet kësaj kryesie nuk janë të vlefshme, sepse kundër shumicës prej tyre po zhvillohen procese gjyqësore. Veteranët thanë se u poshtëruan nga Nikolla Gruevski,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kanë prezantuar sot projektin përmes të cilit parashikohet që të evitohet rreziku nga vërshimet për Shkupin që vijnë nga Mali Vodno dhe Mali i ZI i Shkupit. Ndonëse në Vodno, por edhe në Malin e Zi prej kohësh janë hapur kanale me qëllim parandalimin e vërshimeve, të njëjtit me kohë nuk janë pastruar dhe janë jashtë funksionit. Rreziku më i madh për vërshime në rrethin e Shkupit vjen nga Mali i Zi i Shkupit dhe nga Vodno. Në Malin e Zi të Shkupit dhe në Vodno veç më janë hap kanale, megjithatë ata…

Lexo më Shumë

Në Reçicë të Vogël, policia ka zbuluar një laborator droge dhe ka vënë nën pranga të paktën 4 persona. Siç mëson Alsat nga burimet e tij, në laborator, si asnjëherë më parë në Maqedoni, janë gjetur qindra kilogramë drogë. Ende është e paqartë lloji i lëndës narkotike, megjithatë, kjo mbetet të vërtetohen së shpejti nga Policia.

Lexo më Shumë

Edhe një i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, vetë është paraqitur në polici dhe sonte duhet të merret në pyetje në Gjykatën Penale, njofton Telma sipas informatave nga procesi hetimor. Gjykatës nga procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do tv caktojë masë paraburgimi siç kërkonte prokuroria.

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit në Qeveri i përfundojnë bisedimet për plotësimin e dikastereve të zbrazura. Kryeministri Zoran Zaev pasdite paralajmëroi se bëhet fjalë për ditë kur do të publikohet emri i cili do ta plotësojë vendin e zbrazur të ministrit të Shëndetësisë. “Qytetarët e presin ministrin e ri të Shëndetësisë. Jemi në fund të bisedimeve me partnerët e koalicionit, dhe shpresoj se veç për disa ditë bëhet fjalë që ta publikojmë edhe ministrin, por edhe t’i plotësojmë vendet e tjera të zbrazura, zëvendësministër dhe ministër pa portofol dhe t’i kompletojmë strukturat udhëheqëse të pushtetit ekzekutiv”, tha ministri Zaev, duke u përgjigjur në…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO Nikolla Gruevski edhe sonte ka qenë i pranishëm në protestën para gjykatës penale në Shkup kundër vendimit për të paraburgosur deputetët e tij dhe të tjerë të involvuar në ngjarjet e dhunshme të parlamentit më 27 prill, transmeton Zhurnal.mk Ai së bashku me një grup qytetarësh kanë dërguar mesazhe duke kërkuar lirimin e tyre, ndërkohë që nga gjykata penale protestuesit i drejtuar tek ministria e drejtësisë.

Lexo më Shumë

Përfundoi protesta e opozitës para Gjykatës Penale në Shkup. OBRM-PDUKM bëri thirrje për protestë edhe nesër ku përsëri do ta shprehë pakënaqësinë e saj nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron te populli. Fjalim mbajti edhe Aleksandar Nacev nga OBRM-PDUKM i cili tha se me këto arrestime mundohen ta rrënojnë shpirtin e Maqedonisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nga drejtoria e Burgut të Idrizovës e konfirmojnë se ish ministri, Mitko Çavkov, refuzon ushqimin me pretekstin se ka filluar grevën e urisë. Ata kanë informuar edhe Gjykatën për veprimin e tij. Ish ministrit iu shqiptua masa prej 30 ditëve paraburgim, ndërsa akuzohet për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit” për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Lexo më Shumë

Ministri për punë të jashtme, Oliver Spasovski në lidhje me hetimin që e kryen Prokuroria publike e RM-së, theksoi se policia vepron vetëm me urdhër të tyre dhe se të gjitha kualifikimet juridike në fletëarrestet janë nën kompetencën e tyre. Në lidhje me kërkimin e 12 personava tjerë nga gjithsej 36 që janë të dyshuar, me siguri nuk janë në arati dhe nuk janë jashtë vendit, ndërsa a do të lëshohet fletëarrest varet nga organet ligjore. “Janë të dhëna urdhëra për arrestim të 36 personave, 12 nga të cilët ende kërkohen, të cilët me siguri ndodhen në Maqedoni”, tha Spasovski.…

Lexo më Shumë