Për të luftuar më shumë krimin e organizuar u pajtuan mes vete Ministrat e Brendshëm të Kosovës e Maqedonisë. Veçse Flamur Sefaj e Oliver Spasovski, nuk treguan nëse u dakorduan për disa çështje tjera që ndërlidhen mes dy shteteve. Kronikë nga Enis Reçica.
Author: Arian Arci
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në fjalimin e mbajtur me 28.11.2017, i tha disa fjali të cilat më së paku, mund të vlerësohen si jokonsekuente: Deklarata: Për dhunën politike dhe atë fizike në ngjarjet e 27 prillit, përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Kush ka vepruar kundër Kushtetutës dhe ligjit duhet të përgjigjet. Mirëpo, përgjegjësia nuk duhet të përgjithësohet. Duhet të respektohen të drejtat e njeriut, prezumimi i pafajësisë dhe të tregohet kujdes në kualifikimin e veprave penale. Kam mbështetur edhe tani e mbështesë iniciativën qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila më shumë se dy muaj e gjysmë në mënyrë…
Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do duet të paraqiten para gjykatësit hetues. Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën. Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake. Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski. Të dyshuarit…
Apel për lirimin e personave të arrestuar me rastin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend përsëri dërguan pjesëmarrësit e protestës në organizim të VMRO-DPMNE-së, e cila sonte u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë. Pjesëmarrësit përsëri me akuza se Qeveria e Zoran Zaevit është duke përgatitur skenar për ndryshimin e karakterit unitar të vendit, por edhe për shkatërrimin e VMRO-DPMNE-së. Prokuroria Publike Themelore është duke i përndjekur 36 persona për “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa në mesin e tyre janë edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së.
Gjykata supreme sot ka publikuar masat tjera parandaluese me të cilat do të sigurojë praninë e të akuzuarve të rastit Monstra, në procedurën vijuese. Siç thuhet në vendimin e Gjykatës “Të akuzuarit lëshohen në liri por u përcaktohen masa tjera parandaluese për të siguruar praninë e tyre siç janë: ndalesë për të lëshuar venbanimin, respektivisht të akuzuarit i ndalohet të qëndrojë jashtë qytetit të Shkupit, gjithashtu të akuzuarit duhet të paraqiten tek personi zyrtar të cilin paraparakisht do ta caktojë Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe atë çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.…
Ekipi i Avokatit të Popullit ka vizituar ish-drejtorin e Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, i cili po qëndron në paraburgim në burgun e Shutkës. Kjo vizitë është bërë pas ankesës së familjes Çavkov, e cila ishte e brengosur për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e Mitko Çavkovit në burg. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se ekipi i tij, në bashkëpunim me mjekët, ka konstatuar se i paraburgosuri e ka ndërpretë grevën e urisë por dhe se ka nevojë për trajtimin të veçantë për shëndetin e tij. “Ekipi i Avokatit të Popullit, ka vizituar burgun, ku ai ndodhet dhe vuan masën e…
Vajzë 19 vjeçare është në rrezik jete pas aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur në rrugën “Boris Trajkovski”, ndërsa dy moshatarë të saj janë lëshuar në mjekim shtëpiak me lëndime më të lehta trupore. Nga MPB informojnë se D.Z.(32) nga Shkupi mbrëmë në ora 3 pas mesnate me veturën “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, ka goditur në shtyllën e metalit për ndriçim rrugor dhe në veturën “Toyota Yaris”, poashtu me targa të Shkupit. Pas aksidentit, personat nga vetura “fiat Bravo” S.L.(19), M.V.T.(19) dhe K.M.(20), të gjithë nga Shkupi, janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar…
Kryetari i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq në një intervistë për Faktor flet për përmendoret e projektit ‘Shkupi 2014’. Ai paralajmëron se informata të sakta do të publikohen gjatë javës që vjen ndërsa pohon se të gjitha përmendoret e këtij projekti janë të vendosura në mënyrë të paligjshme. Procesi i përcaktimit të ligjshmërisë në procedurat për vendosjen e përmendoreve të projektit ‘Shkupit 2014’ është në rrjedhë e sipër. Ajo që kemi përcaktuar është se përmendorja e Andon Qoseto është vendosur në mënyrë të paligjshme në hapësirën para gjykatave. Analizat për objektet tjera janë në fazën përfundimtare dhe pres që javën e…
Në një plaçkitje që ka ndodhur sot në mëngjes, nën kërcënimin e armës nga një i punësuar në bastoren në Gostivar janë marrë sasi e madhe e parave. Sipas SPB Tetovë, plaçkitja është denoncuar mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Nga informacionet e para pas ekspertizës që e kanë kryer nga stacioni policor i Gostivarit, një person i panjohur me kapelë të maskuar ka hyrë në bastoren e “Sport-lajf”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. E ka kërcënuar të punësuarin dhe ia ka drejtuar pistoletën, pas së cilës ka kërkuar që t’i jepen paratë. Burri i panjohur me paratë është…
Njohësit e çështjeve politike thonë se ngjarjet në fundit në Maqedoni, përkatësisht arrestimi i dhjetëra personave që ishin pjesë e dhunës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, në përpjekje për të penguar zgjedhjen kryetarit të këtij institucioni, do të kenë impakt pozitiv në realizimin e reformave që i hapin rrugë zhbllokimit të procesit të integrimit, shkruan REL. Kjo do të bëhet pavarësisht se VMRO DPMNE-ja ka bërë të ditur se do të shqyrtojë pozitën e kësaj partie kundrejt qasjes konstruktive të paralajmëruar sa i përket miratimit të ligjeve evropiane në bazë të planit të Qeverisë së Maqedonisë të njohur si plani 3-6-9.…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thuhet në raportin e LAMM. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë,…
Katër makina u mbërthyen në një metër të thellë të ujit në nënkalimin në “Matkë” pranë stacionit të benzinës “Bis Oil”, përcjell FLAKA. Siç njoftoi autoritetet e qytetit, për fat të mirë, pasagjerët në automjete në kohë ishin nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve. Nënkalimi është plot me ujë nga reshjet e mëdha dhe nga një defekt në rrjetin e ujësjellësit. Në magjistralen A2 Mavrovë – Strazhë rëshqitja e dheut është pastruar dhe trafiku është normalizuar, informuan nga LAAM. Sipas informacionit nga NP “Rrugët e Maqeedonisë” në rrugën Mavrovë-Galiçnik, 100 metra para Çesma e Mbrertit, trafiku është i vështirë për shkak…

