Author: Arbnora Nora

Shpenzimet për jetesë në muajin korrik të këtij viti janë zvogëluar për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0,4 për qind. Në krahasim me korrikun e vitit 2017, megjithatë, shpenzimet për jetesë janë rritur për 1,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,3 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, ulje e shpenzimeve për jetesë në korrik të këtij viti në krahasim me muajin paraprak ka te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç te patatja dhe frytet rrënjore për 12 për qind, te pemët e freskëta…

Lexo më Shumë

Referendumi për marrëveshjen me Greqinë, që duhet të mbahen më 30 shtator, ka ndarë jo vetëm partitë politike, por edhe organizatat joqeveritare, sa i përket mbështetjes apo bojkotit të qytetarëve të cilët duhet të vendosin mbi këtë marrëveshje. Sipas pushtetit, mbështetja e marrëveshjes së parasheh ndërrimin e emrit të shtetit, në “Maqedonia e Veriut”, hap rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërsa sipas opozitës, kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe antikombëtare, pasi sipas saj humbet, si identiteti ashtu edhe gjuha e kultura maqedone. Ngjashëm vlerësojnë edhe afro 30 organizata joqeveritare që janë bashkuar në një front për…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” njofton se tri fshatra në komunën e Sarajit sot do të mbeten pa ujë për kohë të pacaktuar . “Ju informojmë se me datë 7 gusht 2018, për shkak të një defekti rrugorë f-150,në liqenin Treska,furnizim të ndërprerë me ujë do të kenë shfrytëzuesit e fshatërave Shishovë, Glumovo dhe Matkë të komunës së Sarajit nga ora 10:30 deri në riparimin e defektit”- thonë nga ndërmarrja.

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar në një aksident që dje rreth orës 13:00 ndodhi në rrugën “Risto Popov” në lagjen Prevalec në Veles. Në aksident kanë marrë pjesë makina “Fiat Punto” me targa të Velesit, e drejtuar nga S.D (53) nga Velesi dhe makina “Kia Rio” me targa të Velesit e drejtuar nga N.S (62) poashtu nga Velesi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në aksident janë lënduar shoferi S.D dhe bashkëudhëtari në makinën “Fiat Punto”, B.D (57), të cilët me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Velesit. Hetime në vendin e aksidentit janë kryer dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Profesori dhe prodekani i Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup Vaso Ristov është zgjedhur për drejtor gjeneral i Operës dhe Baletit të Maqedonisë (OBM) – Shkup. Ristov është artist i shquar që pas vetes ka karrierë të pasur profesionale ndërkombëtare. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup, ndërsa studimet e magjistraturës ka përfunduar në Akademinë muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje me çka ka specializuar në FAM në Pragë, Republika e Çekisë. Mes tjerash, Ristov ka qenë profesor në pesë Universitete në Maqedoni dhe jashtë saj: Fakultetin e Artit Muzikor, Shkup, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universiteti Goce Dellçev- Shtip,…

Lexo më Shumë

Ky vit do të përfundojë pa pasur nevojë pala greke të bëjë absolutisht kurrfarë hapi, shkruan gazeta greke “Kathimerini” në analizën në prag të referendumit në Maqedoni. Siç njofton AIM, gazeta greke shkruan se “referendumi më 30 shtator në IRJM për miratim (ose jo) të marrëveshjes së Prespës, në Athinë ndiqet me dy skenarë bazë. Në rast se marrëveshja hidhet poshtë “Kathimerini” shkruan se Zoran Zaev nuk mund ta bëjë hapin e ardhshëm edhe krahas faktit që referendumi ka karakter konsultativ. Skenarin e dytë, të cilën e analizon gazeta është epilogu pozitiv dhe miratimi i marrëveshjes, pas së cilës mund…

Lexo më Shumë

Kompanitë ajrore së shpejti do të jenë të obliguara ta sigurojnë bagazhin e udhëtarëve dhe gjësendet që i transportojnë. Kjo është paraparë me ndryshimet e Ligjit për sigurim të obligueshëm në komunikacion, të cilën e përpiloi Ministria e Financave (MF), ndërsa konfirmohen të drejtat për kompensimin e dëmit, poseduesve të bagazhit dhe dërgesave. “Ndryshimet ligjore rregullojnë edhe obligimin për sigurim të detyrueshëm të një pjese të fluturakeve pa ekupiazh – dronëve. Me ligjin përfshihen drone mbi pesë kilogramë. Në këtë mënyrë mbrohen qytetarët, nëse shkaktohet dëm material nga udhëheqja me dron”, thonë nga MF, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MF shtojnë…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se siç Maqedonia po afrohet drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s, rritet eksporti si dhe investimet e huaja. Sipas tyre politikat ekonomike të Qeverisë, plani për rritje ekonomike së bashku me politikat për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO po japin rezultate. “Të dhënat e publikuara konfirmojnë se ekonomia lëviz në drejtim të rritjes, rritet eksporti, prodhimi industrial, rriten investimet e huaja, rriten pagat. Pritet trendet pozitive më mënyrë plotësues të përforcohen, dhe të intensifikohen me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë se qytetarët…

Lexo më Shumë

Me tre raste të vdekjeve dhe tre persona të lënduar kanë përfunduar dy nga katër fatkeqësitë në hekurudhat e vendit nga fillimi i vitit, ndërsa Ndërmarrjet hekurudhore kanë regjistruar edhe dëme materiale. Këto të dhëna janë vazhdimësi e gjendjeve nga vitet e kaluara, ku po ashtu janë evidentuar aksidente të shumta edhe krahas apeleve në kontinuitet nga institucionet për disiplinë më të madhe të vozitësve. Në komentin e aksidentit të fundit me tre të vdekur që ndodhi në fund të muajit të kaluar në Romanovc të Kumanovës, drejtori i NP, Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani apeloi që maksimalisht të…

Lexo më Shumë

Menaxhmenti i kompanisë ajrore Croatia Airlines dhe sindikata ORCA sot dështuan të arrijnë marrëveshje, pas së cilës u paralajmërua se do të mbahet grevë më 8 gusht, duke filluar nga ora gjashtë në mëngjes, transmeton Hina. Kompania tha në një deklaratë se ishte e gatshme të vazhdonte dialogun, duke shtuar se vazhdon “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të minimizuar efektet e dëmshme të grevës së shpallur. “Menaxhmenti nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij. Kjo do të thotë se një grevë fillon të mërkurën, “tha Marko Bozhiçeviq nga Sindikata e pilotëve civilë, pas negociatave me menaxhmentin e…

Lexo më Shumë

Në prag të referendumit të vjeshtës për marrëveshjen me Greqinë po përforcohet fushata pro dhe kundër prononcimit, si dhe angazhimi i opinionit ndërkombëtar i cili është unanim në mbështetjen. Grupi i “Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktualë si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, dje përmes fjalimit publik u bëri thirrje qytetarëve të thonë “po” për referendumin. “Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare veriore. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 26 deri 37 gradë celcius, ndërsa në Shkup do të arrijnë deri 34 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura të larta.

Lexo më Shumë