Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, sot është sjellur në gjykatë nën shoqërim të policisë, pasi mbrëmë dhe sot ka kaluar në stacionin policor. Gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm para gjykatës, i kanë kërkuar që të jep deklaratë dhe të sqarojë se pse është arrestuar, ndërsa ai ju është përgjigjur duke i sharë ato, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së sotme Policia Financiare për marrje në pyetje ka sjellur edhe katër zyrtarë, të cilët së bashku me Jakimovskin dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=hheGGb3VRiU
Author: Arbnora Nora
Ulen shpenzimet e larta për kreditë e shpejta të cilat i japin shoqëritë financiare, por edhe një bankë. Me ndryshimet ligjore që i përpiloi Ministria e Financave, shpenzimet e përgjithshme vjetore për kredi konsumatore kufizohen në 55 për qind nga kredia, të cilat deri tani arrinin madje deri 500 për qind nga shuma e kredisë. Me ndryshimet përfshihen kredi të vogla nën 200 euro që paraprakisht, nuk janë përfshirë me ligj. Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, të cilat prej sot do të ekspozohen edhe në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar – ENER, u…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet afgane lidhur me lajmin për shtetasin e Maqedonisë i cili u rrëmbye dhe vrarë në Kabul, ndërsa disa media tashmë kanë publikuar se viktima është një 37 vjeçar i fshatit Lubanc, duke iu referuar deklaratave të banorëve nga fshati. Sipas publikimeve në mediat e huaja pardje, shtetasi i Maqedonisë së bashku edhe me dy persona nga Malajzia dhe India, janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit. Të tre kanë punuar në “Sodesko”, kompania e dytë për nga madhësia për ushqim dhe ketrig në botë. Kompania…
Shefi i zyrës së NATO-së në Shkup Gorazd Bartol shfaq shpresën se vitin e ardhshëm kur dhe Aleanca Veriatlantike do të shënojë 70 vjetorin, në selinë e NATO-s të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Bartol në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA thotë se pas marrëveshjes me Greqinë e cila ishte pengesë për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike pret që qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë pozitivisht në referendumin e caktuar për në shtator pasi sipas tij qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin. Gorazd Bartol bëri të qartë se pa finalizim të marrëveshjes, e…
Maqedonia është në vendin e 28-të në botë sipas eksportit të verës, ndërsa në vendin e 173-të sipas importit, publikoi faqja e specializuar ndërkombëtare për statistikë www.worldstopexports.com. Vitin e kaluar nga eksporti i verës vendi ka realizuar 52,4 milionë dollarë që është 0,1 për qind nga eksporti në korniza botërore. Vlera e importit të Maqedonisë, vitin e kaluar ka arritur në 699.000 dollarë që është 0.002 për qind nga eksporti në botë. Sipas “Worldstopexports”, liderë botërore në eksportin e verës janë Franca, Italia, Spanja, Australia dhe Kili me realizim nga dy deri në 10,3 miliardë dollarë, ndërsa importues më të…
Lidhur me dilemat, të cilat këto ditë u paraqitën te radiodifuzerët, për mënyrën e emetimit të propagandës së paguar publike lidhur me referendumin, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton se deri më 17 gusht të vitit 2018 zgjat debati publik për rekomandimet e Agjencisë për prezantim medial gjatë referendumit. Pas përfundimit të kësaj, Këshilli i ASHMAA do të vendos nëse do të mundësohet kohë shtesë për emetim të propagandës së paguar publike, siç kërkuan një pjesë e radiove dhe televizioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duke pasur parasysh se propaganda publike ka filluar, theksojmë se ndërkohë, radiodifuzerët duhet t’i…
“Në Buxhetin e Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyeshme të të ardhurave me realizim prej 47 për qind nga e planifikuara, ndërsa deficiti buxhetor është 0,7 për qind apo një e katërta nga i projektuari”. Këtë e theksoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të realizohen investimet kapitale dhe në qoftë se ka nevojë do të bëhet ribalanc, për çka në Ministrinë e Financave kanë analiza të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bëjmë përpjekje dhe të gjitha institucioneve u bëjmë presione që t’i realizojnë investimet kapitale në periudhën e ardhshme.…
Kandidatët që ndjekin stërvitjen për pastrimin e oxhaqeve në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” këto ditë kanë dal në terren dhe kanë filluar pastrimin falas të 100 oxhaqeve për qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen e Qytetit të Shkupit. Trajnimi i organizuar nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë vizitohet nga 10 kandidatë, dhe do të zgjasë tre muaj ndërsa gjatë kohës së trajnimit secili pjesëmarrës do të marrë kompensim prej 9.000 denarësh në muaj. Pas përfundimit, secili nga kandidatët, përveç certifikatës, do të fitojë edhe…
Mirëmbajtësit e higjienës të hapësirave banesore dhe afariste, janë profesioni më i kërkuar për punësim. Në Byronë për punësim në vend sipas informatave të tyre kërkohen 1.363 mirëmbajtës të higjienës. Mes më të kërkuarve janë edhe shitësit për të cilët ka pasur konkurs për 366 punësime, rrobaqepësit e tekstilit 220, kamerierë 193, shoferë taksie 192, rrobaqepës 165, punëtorë të përgjithshëm 134, punonjës sigurimi 120, kontrollorë dhe produktet të ngjashme 99, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kërkohen edhe 99 programues, 92 kuzhinierë, 90 punëtorë magazine, 77 nëpunës administrativë, 77 banakierë, 73 arkëtarë, 58 shoferë të kamionëve, 57 bravandreqës, 51 drejtues të makinës për…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se arrestimi i ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është urdhër politik dhe se në këtë mënyrë LSDM keqpërdor institucionet shtetërore. Ata gjithashtu thonë se arrestimi i Jakimovskit është bërë me arsye që të frikësohet opinioni dhe të mos kërkohet përgjegjësi për siç thonë, skandalet e përditshme të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shteti po shkatërrohet edhe në planin ekonomik edhe në planin politik. Jemi dëshmitarë të vjedhjes së paparë dhe keqpërdorimit të resurseve shtetërore, të cilat mbulohen me raste të montuara”, thonë nga OBRM-PDUKM. Përndryshe, policia mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Karposhit, Stevçe Jakimovski,…
Festivali Veror i Ohrit do të ketë përfaqësuesit e tij nga Shqipëria. Robert Bisha kompozitori i njohur shqiptar, multiinstrumentisti i talentuar i cili me interpretimet e tij ka mrekulluar gjithmonë publikun jo vetëm shqiptarë por edhe atë europian, kësaj radhe do të ketë ndalesë në Ohër. Koncerti i Robert Bishës do të jetë në kuadër të ‘Ohrid Summer Festival’ dhe do të mbahet më datë 8 gusht. Robert Bisha do të interpretojë së bashku me Iso Polyphonic Choir – Kori Iso-Polifonik, të cilët së bashkë do të sjellin atmosferë magjike. Në Festivalin Veror të Ohrit do të marrin pjesë gjithashtu…
Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që të largojë sigurimin policorë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Todorov kishte sigurim policor pasi i shte sulmuar para ndërtesës së ministrisë nga ana e gjyshit të Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili e qëlloi me armë ministrin. Todorov ka pasur sigurim policor për më shumë se një vit, si masë mbrojtëse për të e cila hyri në fuqi në qershor të vitit të kaluar. Përndryshe, muajve të fundit janë duke u rishikuar masat e sigurisë për gjithë personat që deri tani kanë pasur sigurim policor. Ndërsa përveç Todorivit, pa sigurim policor ka…