Author: Adijat

Nëntëdhjetë persona për dy orë jo të plota sot dhuruan gjak, në suaza të aksionit, që me rastin e festës Shën Mëria, në Shtëpinë e Armatës e organizojnë Kryqi i Kuq dhe Instituti i Transfuziologjisë i Republikës së Maqedonisë. Aksioni filloi në orën 9, ndërsa do të zgjasë deri në orën 17. Sekretarja e organizatës komunale të Kryqit të Kuq Qendër, Valentina Kolevska deklaroi se në aksionin e parë të dhurimit të gjakut në vitin 2003 kanë pasur 146 dhurues, ndërsa vitin e kaluar 210. Sipas saj, për 15 vite ka numër impozant prej 3.444 dhurimeve ose 230 dhurime mesatarisht…

Lexo më Shumë

Shi i shkurtër dhe bubullima të rralla priten pasdite t’i përfshijnë pjesët lindore dhe verilindore të vendit, Sinoptikët paralajmërojnë se do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 24 deri 30 gradë, ndërsa UV vlera do të jetë 6. Nga DPHM-ja informojnë se deri të premten do të mbajë mot stabil dhe me diell me rritje të temperaturave ditore. Të premten do të jetë ngrohtë, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të shiut me bubullima. Kushte për reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe të shtunën në…

Lexo më Shumë

Kryetari partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar protesta në gjithë qytetet e Maqedonisë. Në në intervistë për TV Alfa, Mickoski tha se protestat e para do t’i mbajnë në KërçovëKërçovë me fillim në orën 13:00. Mickoski gjithashtu tha se aksioni i partisë së tij “Vera për Maqedoninë” do të vazhdojë edhe në muajin tjetër. Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja akoma zyrtarisht nuk është deklaruar se a do të merr pjesë në referendumin e 30 shtatorit ose do ta bojkotojë, ndërsa për mjetet e fushatës kanë thënë se do t’i dorëzojnë për ndërtimin e Gjimnazit të Tetovës për paralelen në gjuhën maqedonase./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Të gjithë tundimet e kalueshme ditore zgjidhen me dashuri,lumturi dhe mirësi, porositi sot kryeministri Zoran Zaev, nga Kriva Pallanka ku mori pjesë në liturgjinë kushtuar Shën Mërisë në tempullin e manastirit Shën Joakim Osogovski. Ai nga atje dërgoi urim deri tek të gjithë besimtarët Sado që të duket e çuditshme që me gëzim e festojmë Shën Mërinë, pas vdekjes së saj, por aq më shumë konfirmohet se në dimensionet e përjetësisë këto vlera janë gjithashtu të përjetshme. Shpërndarja e këtyre vlerave, dashurisë dhe lumturisë, së bashku me mirësinë na udhëzon në të menduarit se shumë shpesh i harrojmë nën presion…

Lexo më Shumë

Një burrë 51-vjeçar nga Prilepi dje humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil”. Siç kumtoi MPB, në orën 11:20 ka ndodhur aksidenti i trafikut midis automjetit transportues “Daf” me rimorkio “Koegel”, me targa nga Radovishi i drejtuar nga J.P. (26) nga Radovishi dhe automjetit të udhëtarëve “Fiat Fiorina” me targa të Prilepit, i drejtuar nga P.T. nga Prilepi. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi P.T. Ekspertizë ka kryer ekip ekspertësh nga Stacioni policor Prilep, ndërsa me urdhër të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në shtator do të shpallë konkurs për të gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, njoftoi mbrëmë në Probishtip ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se është bërë analizë për specializimet e nevojshme si dhe është siguruar edhe një numër adekuat i mentorëve për disa specializime që kërkohen në institucionet shëndetësore. Në Probishtip, tashmë dy vjet nuk ka internist, Koçani për një kohë të shkurtër do të përballet me të njëjtin problem, në Berovë dhe Pehçevë nuk ka pediatër, në Delçevë për dy vjet nuk do të ketë specialistë internistë…

Lexo më Shumë

Një aksion për dhurimin e gjakut me rastin e festës “Shën Mëria e Madhe” do të mbahet sot në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Aksioni me moton “Bëhu hero dhe shpëtoi jetën dikujt”, do të zgjasë deri më orën 17:00. Aksioni i dhurimit të gjakut do mbahet për të gjashtëmbëdhjetën herë, ndërsa e organizon Kryqi i Kuq dhe Instituti i Transfuzionologjisë të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete, të respektojnë rregullat lidhur me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet e vendosura në qarkullim. Në grykat është e mundur paraqitja e shembjeve, veçanërisht në akset rrugore : Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë -Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë-…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ua uron festën e madhe krishtere, festën e Zonjës së Madhe, të gjithë besimtarëve ortodoksë. “Festat janë ditë kur besimtarët mirëpo edhe të gjithë njerëzit me zemër të pastër dhe mendim të qartë shprehin respekt, mirësi, ndershmëri dhe dashuri ndaj të afërmve, ndaj të largëtëve, ndaj miqve dhe të panjohurve. Le të jetë çdo ditë një ditë e tillë, ditë në të cilën do të sundojë mirësia njerëzore, sinqeriteti, ndershmëria dhe mençuria. Së bashku të…

Lexo më Shumë

Ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit të kaluar, si një nga ngjarjet më të mëdha penale juridike për gjyqësinë e Maqedonisë, por njëherit edhe si një nga sfidat më të mëdha politiko-juridike që duhet të tregojnë nëse Maqedonia riformohet në shtet juridik, nga java e kaluar ngadalë filluan të hyjnë në epilogun e tyre juridik. Tashmë katër ditë me radhë në Gjykatën Penale në Shkup dëgjohen deklarata të Prokurorisë, të të akuzuarve dhe përfaqësuesve të tyre. Të gjithë të akuzuarit prej të cilëve 31 akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe dy për…

Lexo më Shumë

Policia në rajonin e Tetovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka zbuluar 597 shoferë pa marrjen e patentës së shoferit dhe me patentë jo të rregullt. Numri i këtyre shoferëve “jolegalë” të zbuluar në rajonin e Gostivarit për të njëjtën periudhë arrin 521 drejtues automjetesh, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski. Ai thekson se bëhet fjalë për persona të cilët kanë drejtuar automjete, motoçikleta, ndërsa jo rrallë herë edhe furgona, kamionë madje edhe autobusë. Numri më i madh i këtyre personave, sqaroi ai, janë të moshës 17 deri 30 vjeçare prej të cilëve një numër i…

Lexo më Shumë

LSDM tani për tani nuk ka projeksion se sa para do të shpenzojë për fushatën e referendumit, por të gjitha paratë që nga buxheti do të shpenzohen për atë destinim në mënyrë të vetme dhe të jashtëzakonshme do të jenë për qira të hapësirës mediatike, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sot në Kriva Pallankë, ku ka qenë i pranishëm në festimin e festës “Shën Mëria”, në manastirin “Shën Joakim Osogovski”. “Edhe këtu do të doja të sqaroj një paqartësi – ato nuk janë paratë që do të ndahen për deputetët. Se si do të shpërndahen ato mjete është në pajtim me…

Lexo më Shumë