Një burrë 51-vjeçar nga Prilepi dje humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil”.
Siç kumtoi MPB, në orën 11:20 ka ndodhur aksidenti i trafikut midis automjetit transportues “Daf” me rimorkio “Koegel”, me targa nga Radovishi i drejtuar nga J.P. (26) nga Radovishi dhe automjetit të udhëtarëve “Fiat Fiorina” me targa të Prilepit, i drejtuar nga P.T. nga Prilepi. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi P.T. Ekspertizë ka kryer ekip ekspertësh nga Stacioni policor Prilep, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


