Policia në rajonin e Tetovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka zbuluar 597 shoferë pa marrjen e patentës së shoferit dhe me patentë jo të rregullt. Numri i këtyre
shoferëve “jolegalë” të zbuluar në rajonin e Gostivarit për të njëjtën periudhë arrin 521 drejtues automjetesh, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Ai thekson se bëhet fjalë për persona të cilët kanë drejtuar automjete, motoçikleta, ndërsa jo rrallë herë edhe furgona, kamionë madje edhe autobusë. Numri më i madh i këtyre personave, sqaroi ai, janë të moshës 17 deri 30 vjeçare prej të cilëve një numër i konsiderueshëm kanë qenë edhe pjesë e aksidenteve, disa prej tyre edhe aksidente më serioze, me pasoja vdekje.
Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me kontrolle fokusi i të cilave do të jenë patentat e shoferit dhe të cilat në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit do të zbatohen me intensitet dhe dinamikë më të madhe.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues


