Ministria e Shëndetësisë në shtator do të shpallë konkurs për të gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, njoftoi
mbrëmë në Probishtip ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se është bërë analizë për specializimet e nevojshme si dhe është siguruar edhe një numër
adekuat i mentorëve për disa specializime që kërkohen në institucionet shëndetësore. Në Probishtip, tashmë dy vjet nuk ka internist, Koçani për një kohë të shkurtër do të përballet me të njëjtin problem, në Berovë dhe Pehçevë nuk ka pediatër, në Delçevë për dy vjet nuk do të ketë specialistë internistë dhe neurologë.
Sipas Filipçes, edhe punësimi i mjekëve të rinj nuk mund ta zgjidhë këtë problematikë, pasi mjekët duhet të shkojnë në specializime dhe pas disa vitesh të fillojnë punën e tyre.
“Në ato vende ku ka mungesë të specialistëve adekuate, ne bëjmë marrëveshje mes shtëpive të shëndetit dhe klinikave në Shkup. Për shembull, mungesën e gjinekologëve e kemi zgjidhur në disa qytete në vend”, tha Filipçe.
Ai tha se në gjashtë muajt e fundit në institucionet shëndetësore në vend janë pranuar 2 mijë mjek dhe personel mjekësor, me qëllim që të mbulohet mungesa e kuadrit dhe të mundësohet funksionimi normal i institucioneve shëndetësore.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja
- Agim Bahtiri parashikon rënien e regjimit të Vuçiqit: Shqiptarët duhet të votojnë!
- Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues
- Kapet me 200 mijë € në Tabanoc, ja kush është?


