Për shkak te festës shtetërore Fitër Bajrami, të premten më 15 qershor, autobusët e NTQ – Shkup, do të qarkullojnë me orar veror të së dielës, informon KOHA. Shfrytëzuesit e shërbimeve të NTQ-së, orarin e autobusëve mund ta shohin në ueb faqen e ndërmarrjes jsp.com.mk.
Author: Adijat
Dokumentet e udhëtimit do të ndryshohen vetëm kur dokumenteve aktuale do t’u skadojë afati, sqarojnë nga qeveria dilemat e hapura pas arritjes së dakordimit për ndryshimin e emrit. Zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, sqaron se ndryshimi i dokumenteve do të rrjedhë në faza, në afatin e rregullt të ndryshimit, që nënkupton se ky proces nuk do të jetë barrë shtesë financiare për qytetarët. “Ndryshimi i dokumenteve personale do të bëhet në faza, apo në etapa, ashtu siç parasheh marrëveshja. Pra, me skadimin e afatit të përdorimit të dokumenteve aktuale, do të mund të aplikohet për dokumente të reja, në të…
Pas takimit me kreun e ekzekutivit, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickovski Pas takimit me kreun e ekzekutivit, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickovski, njoftoi se ka marrë marrëveshjen rreth kontestit të emrit dhe se në ditët në vijim do të rishikohet në organet partiake, si dhe do të realizojë konsultim më të gjerë dhe do të informojë opinionin për çdo detaj. Mickovski thotë se kjo marrëveshje për Maqedoninë paraqet kapitullim. “Kjo për mua është kapitullim, marrëveshje kapitullimi për RM-në, ajo marrëveshje tani është dorëzuar tek ne, VMRO-DPMNE. Nga kryeministri mora informacion që marrëveshja nesër do të kalojë…
Lajmi për arritjen e marrëveshjes në lidhje me kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Lajmi për arritjen e marrëveshjes në lidhje me kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është mirëpritur nga shumë zyrtarë dhe diplomatë të huaj. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarlls Garet, arritjen e marrëveshjes me Greqinë e ka cilësuar si lajm fantastik. Me këtë, ambasadori Garet beson se Maqedonisë do t’i hapen dyert për integrim në strukturat euroatlantike. “Për rëndësinë e marrëveshjes, qartë flet ajo se menjëherë u përshëndet nga metropolet botërore, si Londra, Uashingtoni, Berlini si dhe porositë të cilat dje i…
Forumi i Patriotëve Mendjelirë të cilët më herët u vunë kundër qeverisjes së Nikolla Gruevskit, tash reaguan ashpër kundër marrëveshjes ZaevTsipras. Thonë se nuk do të përkrahin ndryshimin e Kushtetutës, dhe paralajmëruan se në referendumin e paralajmëruar do ta organizojnë popullin me qëllim që t’i kundërvihet kësaj tradhtie të të pabesit Zaev. “Forumi i Patriotëve Mendjelirë ashpër reagojnë për sjelljen e tradhtarit të madh Zoran Zaev dhe shërbëtorëve të tij. Qëllimi i Forumit të Patriotëve të Lirë është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por në asnjë çast nuk do të lejojmë shtrembërim të kurrizit dhe sjellje…
Përdorimi i internetit nga institucionet shtetërore shkon duke u rritur por njëkohësisht me këtë rritet edhe rreziku për sulme kibernetike. Duke pasur parasysh këtë rrezik që u kanoset institucioneve, bizneseve por edhe qytetarëve, qeveria ka përpiluar Strategji Nacionale për Siguri Kibernetike. Strategjia sot ishte temë e një debati të hapur ku qytetarët dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme patën rastin t’ju adresojnë pyetje përpiluesve të Strategjisë në lidhje me atë që parashihet në draftin e Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes kanë formuar një grup punues…
Dje rreth orës 17.00 në rrugën regjionale Shkup-Tetovë, tek vendi i quajtur “Rrethi i Gllumovës”, janë përplasur vetura “Shkoda Fabia” me targa nga Tetova, e drejtuar nga A.A.(54) nga fshati Cellopek, Tetovë dhe vetura e tipit “Opel Vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.M.(35) nga fshati Saraj, Shkup. Nga përplasja janë lënduar dy shoferët, si dhe S.A.(22) nga fshati Cellopek, Tetovë, bashkë udhëtar në veturën “Shkoda Fabia”. Ata me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Almakos. Te A.A. janë konstatuar lëndime të rënda dhe është…
Në pritje të finalizimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, në Athinë pasojnë reagime të ndryshme. Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetar i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos mbetet në qëndrimin e tij se nuk do të mbështesë marrëveshje që do ta përmbajë emrin me termin Maqedoni dhe konsideron se nevojitet edhe takim i liderëve nën organizim të presidentit të shtetit që të ndryshohet vendimi i marrë në vitin 1992, sipas të cilit emri duhet të jetë pa termin Maqedoni. Panos Kamenos tha se partia ka qëndrim të qartë, por shprehu rezervë…
Ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë, Çarlls Garet sot e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin për emrin duke cekur se kjo do t’ia hapë rrugën Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimet euroatlantike, drejt BE-s dhe NATO-s. “Kjo nuk është mirë vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, tha Garet pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ai shfaqi shpresë se Maqedonia do të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese në takimin e Këshillit të BE-së, ndërsa më vonë edhe ftesë për anëtarësim në NATO. Ambasadori…
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha ka treguar përkthimin shqip të emrit të ri të Maqedonisë “Severna Republika Makedonija”. Sipas Hoxhës, ky emër shqip do të përkthehet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Gazeta Lajm. Hoxha tha se kjo ëhstë vendosur pas konsultimeve të bëra me linguistë dhe me ekspertë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet lidhur me mospjesëmarrjen e zv/kryeministrit Hazbi Lika në pres konferencën e djeshme të qeverisë ku u prezantua marrëveshja me Greqinë, duke thënë se Lika dje ka qenë në takime jashtë vendit.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot ka pranuar kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov. “Informojmë se takimi ka zgjatur dy minuta. Gjatë ditës së sotme presidenti Ivanov do të ketë paraqitje deri tek populli dhe qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e shkurtë të kabinetit të presidentit.
Ministri i Komunikimeve, llogaridhënieve dhe transparencës, Robert Popovski së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, Çarls Geret, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për përforcimin dhe përmirësimin e transparencës dhe komunikimit mes Qeverisë dhe opinionit.