Author: Adijat

Janë asgjësuar 60.809 kilogram ushqim i pasigurt me origjinë shtazore (mish, prodhime të mishit dhe qumështit, peshq, mjaltë dhe vezë) nga fillimi i vitit deri në fund të muajit të kaluar. Nga ato sasi shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në suaza të kontrolleve zyrtare të planifikuara dhe kontrolleve inspektuese të jashtëzakonshme kanë asgjësuar 17.141 kilogramë ushqim të pasigurt, kumtoi sot AUV. Pjesë më të madhe ose 43.668 kilogramë ushqim të pasigurt kanë asgjësuar operatorët në bazë të sistemeve të vendosura të brendshme kontrolluese për siguri të ushqimit – (HACCP). Nga ushqimi i pasigurt i asgjësuar prej…

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarëve Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev, gjykimi për lëndët e PSP-së “Titanik 2” do të vazhdojë më 27 gusht. Në seancën e sotme janë lëshuar dy incizime të “bombave” ku dëgjohet se si ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov bisedon me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe tregon se nevojitet që anëtar i PDSH-së të votojë për ankesën e KSHZ-së për vendvotimin 1727 në Strumicë. Në incizimin e dytë dëgjohen se si Menduh Thaçi i lajmërohet anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibrahimi për të votuar mbi ankesën në Strumicë, pasi ashtu është dakorduar, respektivisht…

Lexo më Shumë

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov sot ka demantuar pohimet e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në një intervistë për televizionin grek “ERT” tha se shefi i shtetit do ta mbështetë marrëveshjen për emrin me Greqinë. Në njoftimin e kabinetit të presidentit thuhet se Ivanov nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe shtojnë se ai nuk do të ndikohet nga presionet, kërcënimet dhe frikësimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo më Shumë

Duke lavdëruar sukseset ekonomike, derisa ka qenë kryeministër, Nikolla Gruevski ka mbrojtur doktoratën para komisionit pesë anëtarësh të profesorëve në Fakultetin ekonomik. “Duke iu falënderuar reformave të vitit 2006 shumë shtete e njohën Maqedoninë si vend për investime”, ka thënë Gruevski. Edhe pse i dhanë gjysmë ore, Gruevski pothuajse një orë e ka prezantuar doktoratën e tij. /Medial.mk/

Lexo më Shumë

Deputeti Ferid Muhiq tha se marrëveshja me Greqinë është presedan absolut dhe në seancën e sotshme në votim të dytë për ratifikim të marrëveshjes për çështjen e emrit, ai do të jetë i përmbajtur gjatë votimit. “Asnjë marrëveshje asnjëherë nuk ka kërkuar ndryshime të emrit, kjo është presedan absolut. Askush nuk guxon të përzihet në punët e brendshme të një shteti, kjo është e ndaluar, dhe në mënyrë flagrante po thyhet marrëveshja”. Muhiq gjithashtu shtoi se dinjiteti nacional nuk mund të jetë lëndë e kompromisit që sipas tij këtë e thotë Merkel kurse e njejta duhet që të vlejë edhe…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion shtroi padi penale kundër kryeministrit, Zoran Zaev, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi si edhe kundër të gjithë deputetëve të cilët votuan për marrëveshjen e nënshkruar me Republikën e Greqisë. Në padinë penale, siç thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, do të ndiqen për katër baza për vepra të kryera penale, tradhti ndaj shtetit, sipas nenit 305 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunim me qëllim të veprimtarisë armiqësore, në pajtim me nenin 324 paragrafi 1 dhe…

Lexo më Shumë

Korrupsioni akoma mbetet një nga pikat e dobëta të shoqërisë sonë. Një anketë e realizuar nga QMBNJ tregon se 36% e qytetarëve të anketuar u është kërkuar të paktën një herë mito për ndonjë çështje të caktuar, 31% kanë dhënë mito dhe shumë pak prej tyre kanë dashur të lajmërojnë këto raste korruptive, njofton “TVM2”. Lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet është një ndër kushtet që Maqedonia duhet të përmbushë deri qershorin e ardhshëm për të filluar negociatat parainkuadruese me BE-në. Nga misioni i BE-së në Shkup inkurajojnë autoritetet të vazhdojnë fuqishëm luftën kundër korrupsionit, por në këtë luftë…

Lexo më Shumë

Ministri i kulturës, Asaf Ademi, shpalosi vizionin e tij për punën e kësaj ministrie në të ardhmen. Përpjekja e ministrisë është ndërtimi i shoqërisë interkulturore dhe afirmimi i vlerave kulturore autoktone, me qasjen “kulturë e njëjtë për të gjithë”, thekson Ademi, njofton “infOSport.mk”. “Synimi dhe vizioni ynë është që Ministria e Kulturës t’u takojë qytetarëve, t’i përmbush pritjet dhe nevojat e tyre dhe t’u shërbejë institucioneve kulturore dhe punonjësve të kësaj fushe në vend. Në këtë drejtim përpjekja jonë do të jetë ndërtimi i shoqërisë inter-kulturore në afirmimin e vlerave kulturore autoktone, në përkrahjen e aktiviteteve aktuale dhe realizimin e…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ndërsa referendumi këtë vetëm do ta konfirmojë, apelon sot kryeministri, Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kryeministri Zoran Zaev përmendi se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë. “Procesi ka zgjidhje, atë e di opinioni. Është mirë që presidenti të nënshkruajë Marrëveshje dhe le të mbetet në qëndrimet e tij. Ato janë legjitime, secili ka të drejtë për këtë. Unë me të për shumë çështje pajtohem, reformat në Armatë, diplomatët filluan të vendosen, për këtë çështje…

Lexo më Shumë

Nga partia, Maqedonia e Vetme ku kryetar është Janko Baçev sot kanë reaguar që sipas tyre për fat të keq, Zaevi dhe Shekerinska dje pa asnjë emocion i paralajmëruan 125 viktimat e para në luftën me Rusinë. Kurse dje Shekerinska dhe Zaev në Ministrinë e Mbrojtjes deklaruan se 125 ushtarët e pranuar janë të privilegjuar dhe duhet që të jenë krenar sepse karrierën e tyre do ta ndërtojnë në suaza të NATO-s, lidhur me këtë është bazuar reagimi nga partia në fjalë. “Qeveria legale që po vjen nga Maqedonia e Vetme, do ta ndalon idenë e Qeverisë në Shkup dhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me epilogun gjyqësor në rastin e tentim-vrasjes së kreut të kësaj partie Ziadin Sela më 27 prill të vitit kaluar. Sipas partisë opozitare, lartësia e dënimit nuk është në përputhje me veprën të cilën e kanë kryer të akuzuarit. Aleanca vlerëson se Gjykata duhet ta ketë parasysh faktin që është sulmuar një lider partie, deputet i zgjedhur nga populli dhe kryefamiljar. Vlerësojmë se dënimet duhet të ishin maksimale, shumë më të mëdha se kaq. Gjithashtu, në kuadër të kësaj mendojmë se procesi gjyqësor duhet të gjej edhe urdhëruesit dhe porositësit e 27 prillit që edhe…

Lexo më Shumë

Policia maqedonase gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë. Në rastin e parë, në ora 08 e 10 minuta në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është arrestuar shtetasi me iniciale S.A. (41). Gjatë kontrollit në kufi, policia ka konstatuar se vetura e tij “Nisan” me targa greke nuk posedon karton të gjelbër, teknikisht nuk ka qenë në rregull dhe prandaj nuk i ka plotësuar kushtet për të hy në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm. Pasi policia e ka njoftuar se nuk mund të futet në Maqedoni, S.A. ka filluar t’i nënçmojë dhe të sillet me agresivitet ndaj policëve, prandaj…

Lexo më Shumë