Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me epilogun gjyqësor në rastin e tentim-vrasjes së kreut të kësaj partie Ziadin Sela më 27 prill të vitit kaluar. Sipas partisë opozitare, lartësia e dënimit nuk është në përputhje me veprën të cilën e kanë kryer të akuzuarit. Aleanca vlerëson se Gjykata duhet ta ketë parasysh faktin që është sulmuar një lider partie, deputet i zgjedhur nga populli dhe kryefamiljar.
Vlerësojmë se dënimet duhet të ishin maksimale, shumë më të mëdha se kaq. Gjithashtu, në kuadër të kësaj mendojmë se procesi gjyqësor duhet të gjej edhe urdhëruesit dhe porositësit e 27 prillit që edhe ata të jenë para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara – deklaroi Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Hetimi i Prokurorisë pas kërkesës së Arlinda Zekajt për mbrojtje
- VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi
- Lehtësohen procedurat për privatizimin e tokave nën objekt
- Tërhiqen 33 libra shkollorë, Sulejmani: Do të modernizohen programet mësimore
- IT-kompania në Shkup diskriminoi punonjësin me autizëm dhe e pushoi nga puna, konstaton Komisioni
- Tragjedia në rrugën Prishtinë–Ferizaj: Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksident
- Fitorja e Papritur e Studentëve: Çfarë Nënkupton Rezultati i Zgjedhjeve në Serbi?
- Marine Le Pen nis fushatën presidenciale në Francë, premton rikthimin e rendit dhe sovranitetit kombëtar: Tolerancë zero për krimin


