Tre ditë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare i ftuar në emisionin Click Plus të TV21, anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi ka thënë se për herë të parë do të pajtohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarët me të vërtetë kanë humbur në këto zgjedhje, ngaqë me to sërish mund të udhëheq partia e cila e ka sjell në gjendje të mjerueshme pozitën e shqiptarëve, shkruan Almakos. “Do ta pranoj se për herë të parë do të pajtohem me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve deklaroi se është…
Author: Adijat
Kreu i degës së Çairit në rradhët e Lëvizjes BESA, Bekim Sali pas fitores bindëse në komunën e Çairit në zgjedhjet parlamentare ndaj BDI-së, ka komentuar edhe zhvillimet aktuale të rezultateve në nivel republikan, shkruan Almakos. Ai eksponentët e tyre politik në taborin kundërshtarë i ka quajtur instant patriotë që asnjëherë nuk ua kanë prishur hatrin dhe kthyer llafin shefave të tyre Gruevskit dhe Mijallkovit, dhe ende kanë fytyrë ti quan tradhëtarë shqiptarët që votuan LSDM-në. “DUI i quan tradhëtarë ata shqiptarë që votuan për SDSM-në, duke e anashkalu rezonin e votës së tyre kundër tradhëtive të DUI-t. DUI-instant-patriotët janë…
Një ushtar që gjendej në bordin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në një xhungël të Indonezisë dy javë më parë, është gjetur i gjallë. Yohanes Syahputra, u gjet i gjallë të enjten nga disa fshatarë të ishullit Borneo dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova. “Falënderojmë Zotin, që kemi gjetur një nga pasagjerët e helikopterit të rrëzuar”.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Maqedoni si asnjëherë më parë ka prodhuar surpriza interesante. Ndërsa surpriza më e këndshme e këtyre zgjedhjeve ishte Lëvizja BESA e cila për herë të parë mori pjesë në një proces zgjedhor dhe arriti të siguroj afro 60 mijë vota. Dhë kështu kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur për procesin zgjedhor në Maqedoni, rezultatet, parregullsitë zgjedhore, formimin e qeverisë së re, akuzat ndaj partisë së tij nga qarqe të caktuara dhe çështje të tjera. Ai gjatë intervistës deklaroi se duhet të rishqyrtohet kërkesa e…
Mbrëmë rreth orës 19 e 26 min në Stacionin Policor në Shkup, I.T. ka lajmëruar se në fshatin Saraj, në Shkup, në banesën në rrugën 20 e ka gjetur të vdekur mbesën e tyre S.A.(24) nga Tetova. E njëjta ka qenë e gjetur e vdekur në banesë nga ana e gjyshit të tyre që dhunshëm e ka hapur derën. Gjyshi dhe vëllezërit e tij kanë deklaruar se e njëjta ka qenë e sëmurë mentale. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i vajzës do të dorëzohet për obduksion./TetovaSot/
Policia kufitare Bllatë ka sekuestruar 122 kilogramë kanabis, e cila po transportohej me një kalë. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se autori i dyshuar për transportin e lëndës narkotike është një person më inicialet S.I, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka pikasur kalin e ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas Efektivët e policisë së Dibrës janë vënë në ndjekje të tij, por S.I, ka konstatuar që po e ndiqte policia dhe ka braktisur kafshën e dorës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bëri thirrje të gjitha partive që mos të koalicionojnë me Gruevski dhe të respektojnë dëshirën e shumicës, e cila sipas tij, votoi për ndryshime. Sipas Zaevit, shumica e qytetarëve votuan për jetë, kundër regjimit. Ai paralajmëroi se LSDM do të dorëzojnë edhe ankesa në KSHZ.
Deputeti i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, në NJZ 1, Pavle Bogoevski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për tri çështje, edhe atë ana pozitive e veprimeve, ana negative e ngjarjeve dhe se çka më tej, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bogoev ndër të tjera ka theksuar se paszgjedhjeve, fakt është se Gruevski duhet të sqarojë nëse do të futet në koalicion me BDI. Nëse BDI do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM, sipas Bogoevskit, humbja e shumë deputetëve, tani edhe koalicionimi do t’i kushtojë më shumë humbje. ‘Është fakt se OBRM-PDUKM nuk i mori 63 deputetë të cilët i kërkonte.…
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, tashmë qëndron dilema për koalicionet mes partive por edhe kushtet që ato kanë. Gazetari Sasho Denesovski, me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar dihet që tashmë çelësi i formimit të qeverisë është në dorë të Ali Ahmetit dhe BDI-së, dhe se ka shënuar disa nga kërkesat e mundëshme që Ahmeti dhe partia e tij mund t’i kenë dërguar Gruevskit dhe partisë së tij në rast të koalicionimit të mundëshëm për formimin e qeverisë së re. Disa nga këresat e BDI-së, sipas Denesovskit, janë: posti i kryeministrit, ministrit të brendëshëm, kryetarit të parlamentit,…
Edhe pse është zgjedhur deputet në bazë të pozicionit që ka pasur në listën e kandidatëve në njësinë zgjedhore numër 6, Xhevat Ademi me siguri do të tërhiqet dhe mandatin do të ja dorëzojë kandidatit të ardhshëm në listë. Burime partiake në BDI për Gazetën Lajm thonë se dorëheqja e Ademit do të jetë për shkaqe morale, sepse ka humbur në fshatin e tij, Reçicë e Madhe. Njëkohësisht merret vesh se ai është nën presion nga dega e partisë në Tetovë që të japë dorëheqje, sepse BDI ka fituar gjashtë mandate në njësinë numër 6, kurse e shtata me radhë…
Sipas analistit politik, Xhelal Neziri partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoni, VMNRO-DPMNE ka vënë kontaktet e para me BDI-në e Ali Ahmetit për të formuar koalicion qeveritar. “Kam informacion se VMNRO-DPMNE ka kontaktuar BDI-në për të formuar Qeverinë. Kontaktet e para janë bërë ndërmjet tyre. Ditëve në vijim do të kenë rol të rëndësishëm ndërkombëtarët që pritet të ndërhyjnë që të nxjerrin vendin nga kriza”, ka thënë Neziri në një intervistë për Interaktiv të KTV-së. Ai më tutje ka thënë se është paradoksale fitorja e Gruevskit në Maqedoni pas gjithë atyre akuzave ndaj tij, dhe thekson se ende ekziston mundësi…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që u mbajtën më 11 dhjetor prodhuan edhe surpriza. Lëvizja BESA e cila për herë të parë mori pjesë në një proces zgjedhor doli surprizë e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur për procesin zgjedhor në Maqedoni, rezultatet, parregullsitë zgjedhore, formimin e qeverisë së re, akuzat ndaj partisë së tij nga qarqe të caktuara dhe çështje të tjera. Ai gjatë intervistës deklaroi se duhet të rishqyrtohet kërkesa e Lëvizjes BESA për qeveri teknike dhe e njëjta qeveri të organizojë më pas zgjedhje të…