Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus të TV21 i ka replikuar, deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekirit, duke i thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do të përfaqësohen nga LSDM. “Pavarësisht që LSDM ka marrë një numër të konsiderueshëm të votave të shqiptarëve, ata asnjëherë nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptarëve”, ka deklaruar Talat Xhaferi.
Author: Adijat
Deputeti i sapozgjedhur shqiptarë në rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus të TV21 ka deklaruar se shqiptarët me votën e tyre për LSDM-në kanë dalë kundër fashizoidit Nikolla Gruevski. “Shqiptarët kanë bërë historinë duke votuar LSDM-në kështu duke rrëzuar një sistem diktatorial në krye me fashizoidin Nikolla Gruevski”, deklaroi Muhamed Zekiri.
Sonte, e mërkurë 14 dhjetor, ora 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Të ftuar deputetët e porsazgjedhur: – Talat Xheferi (BDI) – Muhamed Zeqiri (LSDM) – Afrim Gashi (Rilindje me Besë) – Vesel Memedi (Aleanca për shqiptarët) – Bardhyl Dauti (PDSH) Fati i Qeverisë së ardhshme si asnjëherë më parë varet nga partitë shqiptare. A jemi më afër qeverisë së re, apo jemi më afër zgjedhjeve të reja parlamentare. Si e kuptuan thirrjen e LSDM-së për të mos bashkëpunuar me VMRO DPMNE-në, BDI, Rilindje me Besë, PDSH dhe Aleanca për Shqiptarët.� A po thellohet kriza politike edhe më shumë? Sonte në #ClickPlus,…
Pasi Ziadin Sela i “Aleanca për Shqiptarët” në emisionin “Top Show” u shpreh se Lëvizja Besa financohet nga jashtë dhe se ka blerë shumë media në vend, reagon edhe kryetari i Lëvizjes Besa në Strugë, Riat Abdurramani duke “kërcënuar” atë se do të publikojë edhe financat e Ziadin Selës nga Komuna e Strugës. Ja çfarë shkruan Riat Abduramani në profilin e tij në facebook: Bravo Z.Sela, shihemi së shpejti me financat e tua në Komunën e Strugës.(Struga Ekspres)
Nëna ka paraqitur burrin e saj pa niqah; por gjithësesi babai i fëmijës së saj se ka përdhunuar fëmijën kur e ka qenë në vizitat rutinë. Sipas raportit t policisë, E.P. (45) vjece ka lajmëruar se në periudhën nga shtatori 2016 deri më 7.12.2016 burri i saj me të cilin është ndarë ka kryer sulm seksual ndaj fëmijës 3 vjeçar. /Tetova1/
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shprëndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte, përcjell TetovaSot. VMRO e Gruevskit në këto zgjedhje ka fituar 51 mandate dhe e ka shumë të vështirë për të krijuar qeveri bashkë me BDI-në që ka fituar 10 mandata, nga ana tjetër kemi LSDM-në e Zaevit me 49 mandate ku bashkë me BDI-në arrijnë 59 mandate ku nuk arrihet të fomrohet qeveria. Ditë më parë disa spekulime dolën se një qeveri stabile do të ishte vetëm nëse…
“Ne i kemi aq deputetë sa ka thënë KSHZ-ja, domethënë 10, dhe VMRO-ja 51, mund ta formojmë qeverinë me 61 deputetë”deklaroi Bujar Osmani nga BDI në Click Plus. Ndaj kësaj kanë reaguar Zejd Rexhepi dhe Muhamed Ismaili nga Lëvizja BESA, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët, duke thënë se Osmani nuk e di ligjin pasi që qeveria mund të formohet me 62 deputetë dhe jo me 61.
“Sikurse nesër të mbahen zgjedhjet Lëvizja BESA në koalicionin Rilindje me BESË, me plot bindje e them se do të sigurojmë fitore absolute”, deklaroi Zejd Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në emisionin Click Plus.
“Nuk futemi në asnjë bashkëpunim qeveritar me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ky është qëndrim i mëparshëm i Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve, dhe në asnjë mënyrë nuk do ta tradhëtojmë elektoratin tonë që na ka besuar votën”, deklaroi Zejd Rexhepi, në Click Plus.
Sekretari i përgjithshëm i partisë së UNITETIT, Muhamed Ismaili në emisionin Click Plus ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët do të koalicionojë me gjitha partitë mandatare të cilat do ta pranojnë platformën e tyre. “Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë që pranojnë platformën tonë, duke përjashtuar këtu partitë që udhëhiqen nga kriminelë, që nënkupton se pa funksionimin e Prokurorisë Speciale nuk bëjmë koalicion me asnjë parti”, deklaroi Muhamed Ismaili.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin Click Plus të TV21 ka akuzuar partirë opozitarë të cilat si pasojë e mosbashkimit të tyre kanë detyruar që shqiptarët të votojnë partinë maqedonase, LSDM-në. Nga ana tjetër Osmani bëri të ditur se BDI do jetë përfaqësuese e shqiptarëve edhe në të ardhmen. “Mosbashkimi i partive opozitare kanë bërë që elektorati shqiptarë të japë votën partive maqedonase, ndërsa BDI është parti që ka siguruar fitore legjtime ku tregojnë numrat, dhe do jenë përfaqësuese e shqiptarëve”, deklaroi Bujar Osmanin.
Nënkryetari i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku në emisionin Click Plus të TV21, edhe përkundër faktit që lideri i tij Menduh Thaçi uroj Lëvizjen BESA si fituese e këtyre zgjedhjeve madje duke shprehur gatishmërinë që edhe ata dy deputetë të fituara t’ia dhurojë BESËS, ai ofendoi këtë parti duke i quajtur sehirbazë. “Ju të Lëvizjes BESA nuk e di për çfarë fitore flitni ku mos të kishim qenë ne aktivistët e PDSH-së, ju s’do kishi atë rezultat. Ju keni qenë sehirbazë të këtyre zgjedhjeve së bashku me kryetradhëtarin Ziadin Sela”, kështu u shpreh Azem Sadiku.