Emisioni ‘Jadi Burek’ i gazetarit pro-qeverisë së Maqedonisë tanimë njihet ku flitet me gjuhë të urrejtjes për shqiptarët dhe për etnitetet tjera në Maqedoni. Edhe këtë herë gazetari Janko Ilkoski ka qenë viktimë e talljeve nga qytetarët në lidhje direkte në telefon. Qytetari i cili ishte mysafir nëpërmjet linjës telefonike i tregoi dy kushte moderatorit duke i thënë: Të ndryshojë emrin në Neat Grujo dhe të bëhet synet. Këto kushte i janë vënë kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nga qytetari i shqetësuar për situatën. Më tej gazetari e defokusoj bisedën në telefon dhe e ndërpreu linjën me qytetarin.
Author: Adijat
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë ka dalë me një vlerësim të gjendjes reale të rrugëve të Maqedonisë. Sipas kësaj lidhje, rrugët në të gjithë territorin e Maqedonisë janë të thata nëpër vendbanime dhe rrugë të qyteteve kurse të lagështa jashtë qyteteve. LAMM sugjeron që mos rritet shpejtësia e vozitjes dhe të respektohen shenjat e komunikacionit. Në rrugët malore nga ky subjekt thuhet se ka rrëshqitje të dheut dhe gurëzve në rrugë. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje.
Gazeta greke Etnos, shkruan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po vazhdon edhe pas zgjedhjeve me arrogancën e njëjtë. “Për këtë arsye Nikolla Gruevski po i paramendon proceset demokratike dhe institucione, mund që të shihet nga ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski.ai fshehtas ka hipur në Olimp që të fotografohet me flamurin me diellin nga Vergina (Kutlesh), shkruan Etnos.
Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ognen Janeski, ju ka kërkuar falje shqiptarëve në Maqedoni për ofendimet që mbështetësit e VMRO-DPMNE-së ju bënë shqiptarëve në protestat para Komisionit Shtetëror Zgjedhor. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emrin e shtetit nuk e japim.” ishin disa nga fjalët ofenduese të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së gjatë protestave kundër KSHZ-së para disa ditëve. ”Së pari, në emrin tim ju kërkoj falje: ”shqiptarëve të mallkuar” për këtë fjalor ksenofobik dhe të tmerrshëm. Së dyti ju kërkoj aktivistëve të partive politike që mos bëjnë asnjë koalicion me këtë parti. Bëj apel deri tek BDI që mos…
Është ende e paqartë e ardhmja politike e Maqedonisë, gjë e cila rrezikon thellimin e krizës në vend nëse Gjykata Administrative vendos të rivotohet në disa zona. Kjo pasi Gruevski deklaroi se partia e tij nuk do t’i njohë zgjedhjet në rast se nuk rivotohet, politikë të cilën e ndoqi edhe LSDM-ja në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa LSDM ka deklaruar se do t’i çojë në Gjykatën Administrative rastet e dorëzuara në KSHZ, dhe Besa ka deklaruar se nuk do të hedhë në hap të tillë, pasi nuk beson në drejtësinë e gjykatës. Sipas rezultateve të deklaruara fillimisht nga KSHZ, fituese…
Protesta e mbrëmshme e simpatizantëve të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-së, në krye me disa nga funksionarët e saj ishte kyçe që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të bie pre e presionit të tyre dhe mossjelljes së vendimeve korrekte mbi parregullsitë zgjedhore. Sipas profesorit universitar, Ali Pajaziti kjo protestë paraqet një shembull eklatant të presionit të militantëve të një partie politike ndaj antarëve të KSHZ-së dhe ndaj verdiktit të qytetarëve, ndaj vox populit. “Është një kërcënim tipik i organizuar nga milicia apo fallanga partiake ndaj një institucioni sipëror shtetëror me qëllim të krijimit të panikut te qytetarët për një gjendje të tendosur…
Jo rrallë herë ka ndodhur që njerëzit të jenë sulmuar nga krokodilët, edhe nëse ata kanë qenë trajnerët e tyre. Shembuj të tillë ka në videon që do të shihni më poshtë. Këta krokodilë fillimisht i kanë dëgjuar trajnerët e tyre, derisa janë ngacmuar, në atë formë që njerëzit t’i konsiderojnë ushqim. Mësoni se në çfarë raste ka ndodhur përplasja mes tyre dhe si kanë arritur të shpëtojnë njerëzit. https://www.youtube.com/watch?v=vXNjmQ0esPE
Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 5.922 transaksione prej të cilave 58 për qind bien tek shitjet, 30 për qind te blerjet, nëntë për qind te shitjet prej investuesit, gjegjësisht shitje të para të patundshmërive dhe vetëm tre për qind të blerjet nga shteti. Në këtë periudhë nuk janë regjistruar shitje përmes ankandit. Numri më të madh të transaksioneve 2.119 ka pasur në prill, ndërsa më të vogël në maj kur janë regjistruar 1.891 transaksione. Numri më i madh i banesave 264 janë shitur në komunën e Aerodromit pas së cilës…
Vullnet Pishtari Halepi është një nga qytetet më të rëndësishme që në kohën e Perandorisë Osmane. Fillimet e tij i ka që në vitet 3000 para erës sonë. Në kalanë e këtij qyteti kanë zënë vend sundimet Mesopotame, Perandoria Romake, Perandoria Bizante, qeverisja Arabe, Emevitët, Abasitët, Perandoria Osmane…. Pas përfundimit të luftës së Parë botërore dhe rrëzimit të Perandorisë Osmane, qyteti i Halepit bie nën sundimin e Francezëve dhe së fundmi formohet shteti me emrin Siri, I cili njihej si tokë prodhuese dhe si qëndër tregtie. Historia e këtij vendi është e lashtë dhe e dhimbshme…. Tek dëgjoj për Halepin…
Gazetarët janë larguar nga seanca e gjykimit për rastin TNT ku Prokuroria speciale akuzon ish kryeministrin Nikolla Gruevski, informon Zhurnal ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar që materialet e përgjuara mos përdoren si dëshmi lidhur me rastin e që të njejtat mos kenë mundësi t’i dëgjojnë edhe gazetaret. Gjykatësja Tatjana Mihajlova ka thënë se bëhet fjalë për seancë pregaditore ndërkohë që prokurorja speciale Fatime Fetai kishte reaguar duke thënë se sot ka pritur të mbahet seanca kryesore e gjykimit për lëndën. Në anën tjetër mbrojtja ka kërkuar që prokuroria mos përdor dëshmitarë të mbrojtur, Mijaholova ka thënë se ka pasur edhe…
Haraçina… një vend i qetë dhe i urtë në shikim të parë… Por nuk ishte kështu në vitin 2001. Pasojat e luftës vëreheshin gjithandej. Një shoqëri e ndarë në dysh, dhe e lodhur ekonomikisht. Edhe pse lufta shkaktoi dëme të mëdha materiale, lodhi Haraçinasit ekonomikisht, patriotizmi atyre nuk iu lëkund! Pas konfliktit, në skenë doli Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilën e formuan prijësit politik të UÇK-së, e që u pa si shpresë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Kjo u dëshmua me zgjedhjet e vitit 2002, ku shpresa u përkthye në vota për BDI-në. (FOTO) Por si është…
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nikolla Gruevskit, është publikuar edhe një “bombë” e dorëzuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) e prezantuar nga prokurorja Fatime Fetai. Bëhet fjalë për “bombën” në të cilën Nikolla Gruevski flet me Mile Janakievskin dhe sugjeron që Zhernovskit t’i jepen disa shuplaka. Avokati mbrojtës i Gruevskit, Nikola Dodovski kërkoi të refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale që kjo bombë të përdoret si dëshmi. Gjykatësja, para të akuzarëve Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Daniela Rangellova, vazhdimisht i drejtohej Fetait me ton të lartë. “Nuk do të lejoj që lëndën ta shndërrojmë në cirk. Kjo është…