Author: Adijat

“25 dhjetori”, e diellja ku i gjithë fokusi politik si shqiptarë po edhe maqedonas, do të përqëndrohet në një vendvotim të fshatit Tearcë. Pra ky rivotim në vendvotimin 2011 shumë lehtë mund të sjell në ndryshim të rezultatit zgjedhor dhe epërsia e VMRO-së ndaj LSDM-së prej 51-49 të barazohet 50-50 deputetë. Mirëpo para se të ndodh kjo LSDM duhet të marrë thuajse të gjitha votat në këtë vendvotim, gjegjësisht mbi 300 vota të shqiptarëve. Andaj në këtë formë, portali Almakos ka hapur dilemën nëse shqiptarët e Tearcës duhet t’ia japin votën LSDM-së, apo duhet të votojnë normal pa mos i…

Lexo më Shumë

Në bllokun politik shqiptar heshtje dhe nuk ka pozicione të qarta për koalicionime për formimin e Qeverisë. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksuan për TV21 se presin rezultatet përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe se pastaj do t’i qasen çështjes së koalicionimit me partitë e tjera për formimin e Qeverisë së re. Një nga opsionet e kësaj partie është thirrja e një takimi nga kryetari i tyre Ali Ahmeti me gjitha partitë tjera shqiptare për një platformë të përbashkët që ka si synim barazinë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani një javë më parë theksoi se platforma e tyre bazë…

Lexo më Shumë

BASHKOHUNI NË QEVERISJE  ( letër e hapur Ali Ahmetit dhe Arben Xhaferrit) Të nderuar zotërinj, ju drejtohem me këtë letër të hapur  me shpresën se nuk i drejtohem  as “djallit “dhe as “tradhtarit”por dy njerëzve të rëndësishëm, në duart e të cilëve rrethanat politike e kanë vënë mundësinë e rallë për t’u treguar e dëshmuar se janë në nivelin e duhur të moralitetit njerzor, politik e intelektual. Ju drejtohem me shpresën se brenda individualiteteve tuaja politike ka akoma mjaft fluiditet njerzor, moral e politik. Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet kaluan. Rezultatet flasin qartë se populli shqiptar në Maqedoni aktualisht i përkrah…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva muajt e kaluar u përfol shumë në media për harxhimet shtesë të cilat ajo i arsyetonte me harxhime rruge dhe për të cilat nxjerrte vërtetime pagese nga pikëpagesat rrugore. Pas ”sulmit” mediatik ajo tha se do t’i kthej paratë e marra për rrugë. Sot është shpërndarë një fotografi nëpër internet ku shihet Boneva në dhomën e fjetjes e shqetësuar se ka humbur vërtetimet për pagesën e pikëpagesave. Boneva tani nuk është më deputete dhe e njejta mbron partinë e sajë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Lexo më Shumë

Në javën që kaloi 7-8 persona pjestarë të degës së VMRO në Kumanovë janë marë në biseda informative nga SPB në Kumanovë për shkak të dyshimeve se kanë blerë vota, informon Zhurnal. Policia ka vepruar pas thirjeve anonime të qyetarëve që funksionarë të VMRO kanë qenë në teren dhe kanë ofruar para për votuesit por për cfarë pagese bëhet fjalë nuk dihet. Nga partia informojnë se funksionarë dhe anëtarë të tyre kanë qenë në biseda informative duke bërë kështu presion të paparë pa argumente e fakte.

Lexo më Shumë

Gjendja në Maqedoni duket se po tensionohet pas debateve të shumta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Gjykata administrative ka urdhëruar rivotimin në një qendër-votimi në Tearcë pranë Tetovës, që mund ta ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, në dëm të partisë VMRO-DPMNE. Kjo e fundit thotë se nuk do të marrë pjesë në rivotim e as nuk do ta njohë rezultatin. Gjendja e tensionuar ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, pas retorikës kërcënuese ndaj disa ambasadorëve perëndimorë. Ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit.

Lexo më Shumë

KSHZ-ja me vendim të Gjykatës Administrative ka vendosur që ankesa për rivotim nga LSDM-ja në një vendvotim në Tearcë të zbatohet, edhe atë të dielën. Por si duket kjo në një far mënyre rezultatet në Tearcë nuk do të pranohen nga VMRO, por për gazetarin Milenko Nedellkovski që e ka favorizuar me shkrimet e tija këtë parti, Tearca do të jetë çështje e kryer, duke aluduar se VMRO përsëri do t’i fitojë zgjedhjet dhe se ‘të hënën Gruevski do të jetë mandatari, të gatshëm’, shkruan Milenko në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet konferena e parë shkencore për ndotjen e ajrit në Shkup në organizim të Qendrës për kërkim dhe informim për mjedisin e jetës ‘Eko-svet’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM. Qëllimi i konferencës është nxitja e debatit midis qytetarëve dhe ekspertëve për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për ndotjen e ajrit. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ish gazetari, tanimë deputet nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar militantët e partisë VMRO-DPMNE në lidhje me thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. “Aq nga thirrjet e VMRO-DPMNE, shihet…”Do thernin shqiptarë” dhe ambasadorë kurse tani janë në aksion në Tearcë për t’i lutur dhe për t’u ofruar para për të mos votuar për LSDM-në… Çfarëdo që ju të bëni një gjë është e qartë treni bullgar ndaloi në Tearcë, kurse qytetarët e Maqedonisë zgjodhën jetën!!!”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

Lexo më Shumë

Pas çdo ciklusi zgjedhor dhe shpalljes zyrtare të rezultateve, partitë fituese të zgjedhjeve si nga blloku politik maqedonas po edhe ai shqiptarë bëjnë pazarllëqet e tyre për formimin e koalicionit qeverisës. Mirëpo, ndonëse kësaj rradhe me më pak përfaqësues shqiptarë në kuvend, shqiptarët kanë shansin historik që së pari ta rrëzojnë nga troni kryeministrin me politika nacionaliste dhe antishqiptare, dhe të formojnë një qeveri me pozita më të avancuara për shqiptarët. E gjithë kjo, meqë tani çelësi kryesor për formimin e qeverisë është pikërisht në dorën e partive politike shqiptare. Por ajo që është diskutabile dhe si kryetemë debati në…

Lexo më Shumë

SHKUP (AA) – Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se Organizata Terroriste FETÖ paraqet rrezik serioz edhe për sigurinë e Maqedonisë, pa dallime etnike apo fetare, raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadorja Kara, në deklaratën për AA dënoi sulmin makabër ndaj ambasadorit të Federatës së Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, ndërsa familjes dhe popullit të Rusisë u shprehi ngushëllime. FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë Duke theksuar se FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë, Kara tha se, “Në çdo rast kemi theksuar se kjo organizatë terroriste herët apo vonë do të dëmtojë edhe sigurinë e shteteve…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 186 automjete në çdo 1.000 banorë, gjegjësisht shkalla e automjeteve shënon rritje prej 50 për qind në krahasim me vitin 2005. Kështu tregojnë hulumtimet e Eurostat për sektorin e transportit në vendet kandidate për anëtarësim në BE, ku janë përfshirë Turqia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Sipas statistikës evropiane, në dekadën e fundit numri i automjeteve në 1.000 banorë është rritur për 62 makina, për çka kryesisht kontribut më të madh ka politika e dobësuar doganore dhe standardet e ulëta të mjedisit për importimin e automjeteve të…

Lexo më Shumë