Sonte në ClickPlus, në ora 21.30 do të mund të ndiqni emisionin me temë: “VMRO kundër, LSDM vazhdon të hesht për platformën!?” A e ka më të lehtë Zaev të flas me shqiptarët, pa “barrën” e Puçit? Pse Zaev e Gruevski nuk po shfaqen në publik? A ka kompromis për platformën shqiptare? Sonte në ClicPlus në ora 21.30 do të debatojnë të ftuarit: Alajdin Demiri, Albert Musliu, Ismet Ramadani, Abedin Zymberi. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/936204563176415/
Author: Adijat
Procedurën gjyqësore për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu, sipas burimeve të Alsat-m, do ta udhëheqë gjykatësja Maja Denkovska, e cila në Gjykatën Themelore në Kumanovë punon prej vitit 1997, transmeton Portalb.mk. Denkovska është e njohur si gjyqtarja që e ka udhëhequr edhe rastin e vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur si komandant Shqiponja. Ndryshe, Almir Aliu nga Kumanova ndërroi jetë më 1 korrik të 2016, si rezultat i goditjes së qëllimshme me veturë nga Boban Iliç, pas një zënke afër Spitalit të Kumanovës. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari…
“Nikolla Gruevski jo që nuk ka legjitimitet për t’u bërë kryeministër, por as për çfarëdolloj funksioni tjetër në shtet, derisa nuk pastrohet rasti i tij përpara Prokurorisë Speciale”, thotë në një intervistë për “A1on”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton Portalb. Në pyetjen se cilat janë informatat e fundit të tij, në lidhje me atë se a mundet që Ali Ahmeti të formojë Qeveri me Nikolla Gruevskin, ai thotë se “nuk do të spekulojë se cili do të kishte qenë pozita e Ali Ahmetit, por duke e pasur parasysh se BDI me VMRO-DPMNE-në kanë bashkëqeverisur 10 vjet, mundësitë janë…
Përbuzjet e BDI-së ndaj të punësuarve shqiptarë në MPB-në në Shkup nuk kanë të ndalur. Edhe pse kanë kaluar pothuajse pesëmbëdhjetë vite në pushtet pa e realizuar as për së afërmi përfaqësimin proporcional dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, edhe ata pak shqiptarë që janë nëpër institucione janë lënë krejtësisht pas dore. Fillimisht janë të lënë në nivelin më të ulët të punojnë nëpër sportele, ndërsa tani po detyrohen të punojnë edhe në kushte jonjerëzore. Të anashkaluar për vite me radhë në ngritjen horizontale, të viktimizuar në aspektin e ngritjes profesionale, kohëve të fundit këta të punësuar shqiptarë…
Një i ri nga komuna e Drenasit ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme për një bashkëvendas të tij, ish-ushtar i UÇK-së, i quajtur Arben Gjoka, i cili përkundër kontributit të madh në luftën për lirinë e vendit, sot nuk gëzon asnjë beneficion nga shteti. Rrëfimin që i riu Esat Shala e ka shpalosur në Facebook, thotë se e ka dëgjuar nga vet Arben Gjoka, i cili vjen nga Tërsteniku i Drenasit. Gjoka përshkruhet si një ndër luftëtarët e heroit, Fehmi Lladrovci. “Më 22 shtator Arbeni largohet nga shtëpia për në malet e Verbocit dhe pastaj ishte kapur nga forcat paramilitare…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me tërheqjen e Prokurorisë Speciale Publike nga rasti ”Puç” ku i akuzuar ishte kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev. ”Vetë tërheqja e PSP-së nga lënda tregon se gjyqësori është i kapur nga ‘shërbime të huaja, kombi të verdhë, pajisje taktike dhe bazë të klonuara’ të pushtetit që e ndikojnë gjyqësorin. Kjo lëndë do të mbetet në historinë e shtetit si precedent gjyqësor.” thonë nga LSDM.
Në një pjesë të emiisonit “Rruga drejt suksesit” të TV “24Vesti”, ku ka qenë i ftuar pronari i “Telekabelit”, Robert Dimitrov, thotë se në vitin 2001, personat e afërt të i kryeministrit të atëhershëm dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievskit i kanë kërkuar ryshfet prej 650 mijë euro, dhe patjetër e ka pasur që ta paguaj, pasi që kanë qenë të gatshëm t’ia mbyllin ndërmarrjen. https://www.youtube.com/watch?v=k1MurJZJqww
Koalicion me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në? Koalicion të gjerë politik, përsëritje e zgjedhjeve apo alternativa që të mbetet në opozitë? Janë këto hamendje me të cilat ballafaqohet Bashkimi Demokratik për integrim në fillimjavën kur po pritet të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së ardhshme, shkruan Portalb.mk. Por cili është opsioni më i mirë për shqiptarët në përgjithësi, si e komentojnë këtë politikologët dhe çfarë mendojnë të njëjtit? “Në fillim dua të eliminoj si rekomandim opsionin e përsëritjes së zgjedhjeve për shkak të dy elementeve (njëra çka në qoftë se kemi rezultate të njëjta dhe e dyta që është më…
Nga Nikoll Lesi Presidenti Amerikan Trump merr zyrtarisht detyrën. Si përherë zhvillohet Ceremonia Zyrtare, ku marrin pjesë kongresmenë, senatorë, ambasadorë, diplomatë, politikanë, njërëz të kulturës, artit,etj. Të gjithë me ftesa dhe strikt një Protokolli të mirëkontrolluar. Nga Shqipëria marrin pjesë Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Lideri i Opozitës Lulzim Basha, Ministri Blendi Klosi dhe deputeti i PS-së, Ervin Bushati. Po kështu dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber. Sapo lajmi doli për këtë delegacion nga Shqipëria filluan kulisat dhe qejfmbetjet politike në Tiranë se përse nuk janë futur në listën e ftesave të Presidentit Trump. Natyrisht që pjesëmarrja në…
Maqedonia mbetet vendi me pagë më të ulët mesatare nga gjitha vendet e rajonit, me vetëm 363,80 euro në muaj. Për dallim nga Maqedonia, sipas analizës së agjensisë Anadolia, Sllovenia është vendi ku qytetarët marrin pagë mesatare më të lartë prej 1.020,40 euro. Paga mesatare në Kroaci është 749,70 euro, në Mal të Zi 503 euro, në Bosnjë dhe Hercegovinë 428 euro, në Serbi 369,70 euro. Pas kësaj analize, portali Almakos ka marrë qëndrimin e ekspertëve ekonomik, mbi arsyet e renditjes së fundit të Maqedonisë për standard jetësorë, ballafaqimin e qytetarëve në këso kushte të varfërisë së skajshme, dhe reflektimin…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka. Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Reka siç theksohet në kumtesë bashkëbiseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ahmeti theksoi që deklarata e partive politike shqiptare është produkt i përbashkët nga platformat tona zgjedhore dhe shprehu mirënjohje për inkurajimin e sinqertë dhe konstruktiv të Tiranës dhe Prishtinës për këtë arritje vendore. Ahmeti njohtoi ambasadorin Reka që po vijon konsultimet intensive me organet partiake, me intelektual dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar në…
Këshilli i Prokurorëve Publik ende nuk ka thirrur mbledhjen ku në bazë të mendimit të kërkuar nga Prokuroria Publike, duhet të vendos nëse lënda “Sopoti” mund t’i kalojë PSP-së ose jo, njofton Alsat M. Që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski katër herë të plota ka paralajmëruar thirrjen e këshillit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Anevski është arsyetuar disa herë duke u mbrojtur me procesin zgjedhor, situatën politike dhe festat e fundvitit. Specialja kërkesën e saj e bazon në nenin 11 të ligjit për PSP-në, pasi që rasti…