Në një shtëpi të braktisur në rrugën “4 Nëntori” në Manastir, sot në mëngjes është gjetur i vdekur personi i pastrehë S.D. (48) i cili një kohë të gjatë ka jetuar me një person tjetër të pastrehë, P.A., gjithashtu nga Manastiri. Rasti është regjistruar në orën 5:50 kur ka arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe ka konstatuar vdekjen e S.D. dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të P.A. i cili është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike të Manastirit. Prokuroria ngriti hetim për këtë rast dhe është urdhëruar obduksioni i të vdekurit për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së tij.
Author: Adijat
Për shkak të neglizhencës së autoriteteve komunale, shumë rrugë dhe trotuare në Kumanovë ende janë të papastruara nga dëbora dhe akulli, shkruan lajmpress.com. Kjo dukuri, sipas gazetës, më tepër vërehet në lagjet shqiptare të qytetit, ku të papastruara janë edhe trotuaret pranë shkollave fillore. Neglizhenca e këtillë e autoriteteve kompetente ka detyruar një prind që me vetiniciativë të fillojë pastrimin e trotuareve pranë shkollës, që të mos pësojë ndonjë nxënës, transmeton Tetova1.
LSDM-ja sot, duke u përqendruar në pjesë të Planit për jetë, paralajmëroi kredi deri 15.000 euro për fillim të mikro biznesit me vetëm një për qind interes vjetor dhe mundësi që qytetarët shpejt dhe thjesht të hapin firma me vetëm një euro investim. Në kumtesën deri te mediat partia thekson se do t’i mbështesë firmat vendore me ndihmë shtetërore 100 herë më të lartë prej tani dhe në vitin e parë ajo do të arrijë 20 milionë. Gjithçka që është projektuar në Plan, thekson LSDM-ja, është në kundërshtim me politikat ekonomike dhe pushtetin aktual. “Politikat tona ekonomike bazohen në mbështetjen…
Gazetari Bekim Laçi ka reaguar ndaj komentit të deputetit të BDI-së, Artan Grubi se fituesi duhet që ta formoje qeverinë me fituesin. Laçi duke i marr parasysh qëndrimet e kundërta të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për gjuhën shqipe pyet publikisht Artan Grubin se cili prej fituesve do të lëshoje pe për gjuhën shqipe, transmeton Tetova1. “Dakord për parimin fituesi me fituesin, mendoj se ashtu duhet te jetë në mënyrë që të respektohet vullneti i popullit, por e vetmja dilemë për mua në kontekstin aktual është se cili nga fituesit do të reterojë nga “vijat e kuqe”. BDI e cila këmbëngul për…
Shtatëvjeçarja nga Siria, Bana Alabed, e cila tashmë është e njohur botërisht për raportimin e saj nga Alepo në Twitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump. “Ti duhet të bësh diçka për fëmijët nga Siria, sepse ata janë sikur fëmijët e tu dhe meritojnë paqe, ashtu si ju”, ka shkruar ajo. Bana është evakuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë, dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi. Nëna e saj, Fatemah ka thënë se vajza e saj e ka shkruar letrën pak ditë para…
Bruksel, 25 janar – Në projekt rezolutën për Maqedoninë që është duke u pregaditur në Parlamentin Europian, shqetësuese janë sulmet dhe obstruksionet që po bëhen ndaj punës së Prokurorisë speciale si dhe mungesa e bashkëpunimit nga institucionet tjera, shkruan REL informon Zhurnal. Disa ditë para diskutimit në Bruksel për këtë projekt rezolutë në lidhje me raportin e progresit për 2016, kanë filluar të arrijnë mesazhe për shqetësim për shkak të mungesës së reformave në gjyqësorë dhe sulmet ndaj PPS ku vërejtje kryesore është sjellja politike dhe përzierja e saj në gjyqësorë. Në raportin e raportuesit për Maqedoninë, Ivo vajgëll propozimi…
Themeluesi i Vetëvendosjes, Ali Kurti thotë se, partitë shqiptare në Maqedoni duhet të bëhen bashkë, ose në pushtet ose në opozitë “Platforma është rrafshi nga i cili nisesh. Qëndrimet dhe synimet e përbashkëta duhet të pasohen me mekanizma të përbashkët. Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk duhet të ndahen disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoj po merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar edhe shovinizmin maqedonas edhe popullin shqiptar atje. Pra, le të jenë bashkë, qoftë në opozitë, qoftë në pozitë”, është shprehur Kurti. Ai ka folur edhe për nevojën e bashkimit të kombit shqiptarë. “Është më mirë…
Ministria e Brendshme nuk është njoftuar zyrtarisht nga avokati mbrojtës për keqtrajtimin e të akuzuarit Nasuf Beqiri në rastin “Lagja e Trimave”. Ministri i brendshëm Agim Nuhiu thotë se rastet për të cilat kanë siguruar dëshmi dhe prova, janë duke u proceduar. Ai kërkon nga avokatët që në raste të keqtrajtimit të klientëve të tyre, të bashkëpunojnë me MPB-në. Duke marrë për bazë indikacionet në lidhje me akuzat që kanë të bëjnë me maltretimet e të akuzuarve për rastin e Kumanovës, prej informacioneve nga shtëpia juaj televizive, unë kam iniciuar tre procedura deri tek Kontrolli i brendshëm. U bëj thirrje…
Parimi “fituesi me fituesin” për formimin e qeverisë nuk është i shënuar në mënyrë taksative në Marrëveshjen e Majit të vitit 2007. Alsat ka siguruar një kopje nga drafti i marrëveshjes me pesë pika që u arrit 10 vite më parë mes VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe BDI-së në opozitë në atë kohë. Në pikën e pestë të këtij dokumenti të pa firmosur flitet për formimin e qeverisë, por askund nuk përmendet parimi i shumë përfolur së fundmi nga partia e Gruevskit dhe Ahmetit për krijimin e qeverisë nga subjektet fituese të zgjedhjeve në bllokun maqedonas dhe atë shqiptar. Lidhur me…
“Dhënia e mandatit VMRO-DPMNE-së për formimin e Qeverisë pa prezantuar se ka shumicë në Parlament, u tregua si papërgjegjshmëri, shkelje të Kushtetutës dhe e thelloi krizën”, vlerësojnë nga parti e Pavle Trajanovit, Lidhja Demokratike, njofton Portalb. Sipas tyre, qytetarët presin që të ketë ndryshime më të mira, dhe jo tregti me interesat nacionale dhe shtetërore. “Shqiptarët që votuan për dhe kundër BDI-së gjithashtu janë për ndryshime. Kështu që BDI nuk ka hapësirë të madhe për manovra nëpërmjet bisedimeve të fshehta që të aktrojë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Tani është e pastër si kristali se VMRO-DPMNE dhe BDI nuk…
LSDM sot kumtoi se të rinjve do t’u ofrojnë mundësi për punësime dhe arsim me të cilën do t’i motivojnë të mbeten në Maqedoni. “Do të mundësojmë çdo i ri të fitojë ofertë për punësim, mundësi ta vazhdojë arsimin, praktikë apo trajnimin për përgatitjen e punësimit, në katër muajt e parë pas përfundimit të shkollimit. Me këtë do të mundësojmë aktivitet për çdo të ri menjëherë pas përfundimit të arsimit të lartë dhe do të hapim rrugën për zhvillim të ri profesional”, thekson LSDM në kumtesë. Në planin për jetë në Maqedoni, LSDM obligohet se në fakultete do t’i aftësojë…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë sot bëri me dije se ka hapur dy hetime të reja me emrin “Tarifa” dhe “Tanku”, njofton Portalb.mk. Në rastin “Tarifa” nën hetim janë shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal. Në rastin me emrin “Tarifa” si që lajmëroi PSP, shkruan Portalb.mk., shtatë personat kanë keqpërdorur pozitën gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A ELEM-it. Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin…