Federata ruse është e bindur se qytetarët në Maqedoni kanë histori të gjatë dhe kulturë të lartë dhe munden vetë të zgjedhin si dëshirojnë të jetojnë në shtetin e vet. Vetëm vendimi i qytetarëve të Maqedonisë mund të kontribuojë për zgjidhje afatgjate të krizës dhe kurrfarë vendimi i imponuar nga jashtë nuk mund të sigurojë shtet stabil dhe për këtë arsye vetë të zgjidhni për vete. Këtë e deklaroi sot Oleg Shçerbak, ambasadori i Fedratës ruse në Republikën e Maqedonisë pas shënimit të Ditës së diplomacisë ruse në Manastir në pyetjen e gazetarëve nëse perëndimi përzihet në punët e brendshme…
Author: Adijat
Qeveria në seancë mori vendim që deri më 1 prill të vazhdohet afati për qëndrim të përkohshëm të personave nga rajonet e përmbytura në Konviktin shtetëror të studentëve “Tome Stefanovski-Seniq” dhe Qendrën për arsim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zoografski”. Këtë sot e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, i cili tha se nuk do të thotë se ky afat është përfundimtar, por në varësi të kushteve për kthim mund të vazhdohet. “Nga kontrolli i ekipeve të Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit dhe Gazi Babës te disa veçmë janë krijuar…
Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga ministri Pishtar Lutfiu, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Teknologjitë e reja në arsim” (New Technologies in Education), organizuar nga ana e British Council 9-11 Shkurt 2017 në Beograd. Siç citohet në njoftimin zyrtar, në këtë eveniment tani më tradicional të organizuar për herë të katërt, e në të cilën marrin pjesë të gjithë ministrat e rajonit, u diskutua mbi trendet dhe të arriturat më të reja të teknologjisë në arsim, në të gjitha nivelet, si dhe u shkëmbyen përvojat në këtë sferë nga shumë vende të zhvilluara dhe politikat reformuese…
Pasi që dje nuk deshi të inçizohet dhe nuk dha kurrfarë deklarate për dallim nga liderët tjerë të partive parlamentare, Nikolla Gruevski, sot doli me kumtesë partiake për takimin me Johanes Hanin, njofton Portalb. Sipas VMRO-DPMNE-së, në takim është folur për organizimin dhe rezultatet nga zgjedhjet, periudhën pas zgjedhjeve dhe përpjekjet për formim të koalicionit, por edhe situatën për “zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të mbaheshin bashkë me ato lokale”. Gruevski dhe Han kanë biseduar edhe për ligjin për përdorim të gjuhëve, Prokurorinë Speciale Publike, Platformën Shqiptare dhe “rreziqet për shfrytëzimin e kësaj platforme si mënyrë që përsëri…
Pas storjes së TV NOVA me titull Platforma e BDI-së në një dokument të propozuar nga Qeveria në vitin 2015 (https://novatv.mk/platoformata-na-dui-vo-dokument-predlozhen-od-vladata-vo-2015/) Forumi i patriotëve mendjelirë e ftoi patriotin e rrejshëm Nikolla Gruevski që menjëherë të jap dorëheqje nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe nga funksioni i deputetit, transmeton Tetova1. “Pas amnistimit të rasteve të Hagës, krimeve ndaj maqedonasve nga viti 2001, kjo është edhe një tradhti e madhe për të cilën Gruevski duhet të bart përgjegjësi. Tregtitë e tij të lira në llogari të interesave nacionale maqedonase dhe aktrimi i patriotit të rrejshëm duhet që të ndalojnë”, thuhet në njoftim.…
Mediet pro qeveritare publikuan detaje nga takimi i delegacionit të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga kryetari Nikolla Gruevski, me euro komisarin Johanes Han, për të cilën partia mbrëmë premtoi, por ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar, transmeton Tetova1. Në takimin që ka zgjatur dy orë janë hapur më shumë tema. Tema kryesore kanë qenë organizimi dhe rezultatet e zgjedhjeve, periudha pas zgjedhore dhe tentimet për krijimin e koalicionit, nxehja e situatës për zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me zgjedhjet lokale, debatet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, PSP, platforma e partive shqiptare, rreziqet nga shfrytëzimi…
Një spital kinez ka pranuar aksidentalisht infektimin e pesë personave me HIV për shkak se një anëtar i stafit të ripërdori pajisjet mjekësore që duhet të ishin hedhur. Zyrtarët thanë se një teknik laboratori ripërdori një shiringë, nga e cila i mori gjak një individi me HIV. Autoritetet e përshkruan këtë si një “shkelje të rëndë të profesionit”. 5 persona janë shkarkuar nga puna në spitalin e provincës së Zhejiang. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ishin informuar mbi situatën që më 26 janar. Të prekurit do të marrin trajtim dhe kompensim, thuhet në deklaratën e shkurtër të zyrtarëve të shëndetësisë.
VMRO-DPMNE-ja dhe opinionistët maqedonas po flasin me një gjuhë të përbashkët rreth Platformës së përbashkët të shqiptarëve. Si duket atyre iu ka bërë therrë në sy edhe kryeministri shqiptarë, Edi Rama të cilin e akuzonin se po shkel sovranitetin e Maqedonisë. I fundit i cili ka reaguar ndaj platformës, ka qenë ish ambasadori maqedonas, Risto Nikovski. Sipas tij kjo platformë paraqet goditje shtetërore. “Tash kur platforma e tyre është publike, kjo defakto, ndoshta do të tingëllon ashpër, por mendoj se paraqet goditje shtetërore. Do të thoni se janë fjalë të rënda, por këta janë shqiptarët e vërtetë që në formë…
“Kërcënimet e Gruevskit ndaj BDI-së, përgjithësisht politikës shqiptare, se VMRO-DPMNE, do të bëj koalicion në të ardhmën me kë të dëshirojë, në rast se fiton zgjedhjet, janë rezultat i “shuplakës” që i bëri partia e Ahmetit duke mos u bërë pjesë e koalicionit për të formuar qeverinë e re”, kështu vlerëson juristi Florentin Murtezi lidhur me potezat e Gruevskit për të treguar pushtet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan ilirianews.mk Sipas tij, sulmet ndaj organizatave joqeveritare bëjnë të qartë se VMRO ka nisur të jetë në një krizë të thellë dhe duhet të reformohet. “Poashtu, edhe sulmet ndaj sektorit civil,…
Dëshmitarët e rastit të Kumanovës, Shaban Jashari, Murat Lutfiu dhe Viktor Denkovski nuk u paraqitën në seancën e sotme për të dhënë dëshmitë e tyre. Megjithatë, gjykatësja Verka Petrovska, ka kërkuar që para të akuzuarve, trupit gjykues dhe palës mbrojtëse të lexohet dëshmia e dhënë para prokurorisë publike e dëshmitarit Shaban Jashari. Këtë fillimisht e kundërshtuan avokatët mbrojtës duke thënë se bëhet shkelje Ligjit penal, megjithatë gjykatësja ia lejoi këtë prokurorit Naum Panovski, në të cilën thuhej. “Më 5-6 maj kam vërejtur një person me uniformë në shtëpinë e Fadil Fejzullahut. Të nesërmen e kam pyetur Fadilin se kush janë…
Këshilltarja e LSDM-së në komunën e Butelit Nikolina Nolevska sot theksoi se nxënësit në Vizbeg meritojnë të mësojnë në një shkollë bashkëkohore dhe moderne. “Për prindërit e lagjes Vizbeg ku ka 3.000 banorë dhe për nxënësit, shkuarja në shkollë është ankth i vërtetë. Objekti shkollor është në gjendje katastrofike. Mësimin e ndjekin vetëm 10 nxënës në një paralele të kombinuar. Fëmijët e tjerë janë të lodhur të ecin në këmbë me kilometra deri te komunat fqinje”, tha Nolevska. Ajo përkujtoi se në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2013, VMRO-DPMNE ka premtuar ndërtimin e një shkolle të re fillore në…
Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT) e Republikës së Maqedonisë për herë të parë e prezantoi ofertën turistike në panairin për turizëm në Tel Aviv të Izraelit (IMTM – Tel Aviv). Në panair, siç informojnë nga Agjencia, është shprehur interes i madh nga vizitorët izraelitë dhe dëshirë për vizitë në Maqedoni nga ana e gazetarëve. Komuniteti turistik i biznesit i Izraelit ka treguar interes për fillimin e bashkëpunimit me Maqedoninë dhe kyçjen e saj në katalogjet e tyre si destinacion turistik në vitrin 2017. Maqedonia, siç ceket në kumtesë, në këtë panair i promovoi pasuritë natyrore dhe trashëgiminë…