Nga Buxheti i Maqedonisë për partitë politike që kanë fituar minimum 1.5 % të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 11 dhjetor do t`i paguhen 274.882 euro, transmeton Tetova1. Koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka fituar 454.577 vota dhe sipas llogarive jo zyrtare do të marr 110.872 euro. Koalicioni i LSDM-së ka fituar 463.981 vota dhe në llogari do t`i takojnë 106.580 euro. BDI ka fituar 86.796 vota dhe do të marr 21.169 euro, PDSH ka fituar 30.964 vota dhe do të marr 7.600 euro. Aleanca për shqiptarët ka fituar 35.121 vota dhe do të…
Author: Adijat
Shiu solli probleme të reja te studentët të cilët janë vendosur në shtëpitë studentore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi nga dhomat e shtëpisë studnetore “Stiv Naumov”, në të cilën shihen tavanët e mykura. Studentët megjithatë me kova e mbledhin ujin që rrjedhë nga muret e dhomave të tyre. Më parë, studentët kaluan edhe një golgotë, duke jetuar me radiatorë të ftohtë, në periudhat kur temperaturat ishin mbi -15 gradë celsius. Në fillim të këtij viti, në shtëpinë studentore “Kuzman Josifovski – Pitu” disa net me radhë ishte plotësisht errët, pasi që nuk ka pasur rrymë elektrike..portalb.mk
Sot në orët e hershme të mëngjesit është parë një autobus me ndotje të ajrit që e ka sjell nga Kosova, gazetari ynë nga terreni na tregon se në Shkup ka ardhur një grumbull ndotje me autobus e cila ka zbritur në Karposh 3, policia i është vënë pas, por ndotja ka ikur me shpejtësi/ Marrë nga boomerang, satirë.
Gazetari Tomisllav Kezharovski i cili vuajti burg pas të publikimit të një storje në gazetën “Nova Makedonija”, për të cilën u dënua me burg disa vite me parë, me arsyetimin se kishte zbuluar një dëshmitar të mbrojtur për një vrasje. Por gazetari Kezharovski ishte edhe një nga gazetarët e vetëm që kishte publikuar detaje lidhur me vrasjen e botuesit të javores “Fokus”, Nikola Mladenov. Ai në një postim në facebook ka thumbuar ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska, e cila dje u paraqit në Prokurorinë Speciale. “A e mban mend Goco çka u përgjigje në pyetjen e gazetarit se – A…
Më poshtë kemi disa nga mënyrat si një grua mundohet të arsyetojnë burrin e saj kur ai përdor dhunë dhe se përse nuk duhet ta arsyetojë atë dhunë në asnjë mënyrë. “Ai ishte i dehur” Ai do të dehet sërish. Nëse ai ju qëllon sa herë dehet kjo nuk është normale. Pra, mos u përpiq t’u mbushësh mendjen që ai është në rregull. “Ai ishte shumë i stresuar” Burrat e vërtetë shkarkojnë stresin e tyre në palestër, në sport ose madje duke goditur bufenë. Ata nuk qëllojnë femra. Stresi nuk është drita e gjelbër për të dhunë për burra normal…
Analisti politik, Qenan Aliu shkruan se BDI ende është duke biseduar me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1. “..Duke u nisur nga fakti se nga Bdi-ja në vazhdimësi pohojnë se akoma të gjitha opcionet po diskutohen edhe përkundër prononcimit të liderit për kapitullin e mbyllur, lenë të kuptohet se Bdi akoma është në konektim praktik bisedimesh edhe me Vmro-Dpmne-në. Poqëse eventualisht Bdi-ja është e kyçur në skenarin të mundësuar nga presidenti Ivanov për prolongimin e marrjes së qëndrimit deri në afat që të skadojë intrevali kohorë që PSP të mund të ngritë aktakuza dhe njëherit edhe prolongimin…
Pas tentativës së dështuar të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë, LSDM si parti e dytë fituese e zgjedhjeve tani më veçse ka filluar takimet me përfaqësuesit e BDI-së. Gjatë ditës së sotme LSDM e përfaqësuar nga nënkryetarja e saj, Radmilla Shekerinska dhe BDI e përfaqësuar poashtu nga dy nënkryetarët e saj, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi kanë realizuar një takim të përbashkët me ç‘rast siç thonë ata kanë shtruar në tavolinë kërkesat dhe ofertat e tyre. Në dalje nga takimi Shekerinska ka thënë se ky ishte një takim konstruktiv me përfaqësuesit e BDI-së dhe shkëmbim mendimesh…
Tanimë po bëhet shumë e qartë që BDI më nuk ka, por ka një grup që është me LSDM-në dhe një me VMRO-në. Kjo sidomos u bë evidente sot kur grupi që është me LSDM-në para pak çastesh i filloi bisedimet me këtë parti. Nga burime anonime mësohet se menjëherë pas fillimit të këtij takimi grupi i Musa Xhaferit, të cilët këmbëngulin shumë për qeveri me VMRO-në, e kanë kërcënuar Ali Ahmetin që në rast se hynë në qeveri me LSDM-në BDI-ja më nuk do ekzistojë. Gjithashtu flitet se kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve./Rrugadrejt
Talat Xhafei, BDI Fleta anketuese e ministrit Xhaferi dallon nga fleta anketuese e deputetit Xhaferi. E përbashkët është shtëpia që e posedon në Forinë me vlerë prej pothuajse 179.000 еurosh, banesa në Shkup, automobili Audi A4 dhe rroga e bashkëshortes prej 17.000 denarësh. Në fletën e re anketuese, nga pozita e deputetit, Xhaferi ka paraqitur edhe një automobil prej 2.000 еurosh, si pronë e fëmijëve, mirëpo edhe dy kredi me vlerë prej 26.500 еurosh dhe 550.000 denarësh.
Opinioni këto ditë po vlon nga zëra se brenda BDI-së po ndodhë një përplasje shumë e madhe ndërmjet grupit që është me LSDM-në dhe grupit të VMRO-së. Këto ngjarje bëhen edhe më dramatike pas lajmit me titull ‘’Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit’’ publikuar nga Express në Kosovë të cilin grupi brenda BDI-së që e mbështet LSDM-në e cilëson si presion ndaj tyre për qëndrimin kundër VMRO-së, sidomos duke pasur faktin që Express-i njihet si shumë i afërt me Nikolla Gruevskin, madje kanë realizuar edhe një intervistë me atë. Pas këtij lajmi,…
Në hapësirat e bodrumit nga një objekt banimi në lagjen Çair janë gjetur dy kova të mbushura me municion të shumëllojshëm, bomba dore dhe granata minahedhëse. Policia njoftoi se dje në orën 15:22 në KVI-Shkup është denoncuar se në hapësirat e bodrumit nga një objekt banimi në lagjen Çair, janë gjetur dy kova të mbushura me municion të shumëllojshëm, bomba dore dhe granata minahedhëse. Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, në hapësirat e bodrumit policia ka gjetur 19 granata të kalibrit 40 mm në rrethoren e fishekëve, 12 granata 40 mm të ngjitura me selotejp në kuti kartoni, dy bomba…
11 persona janë vënë në pranga, mes tyre dhe një punonjës policie, në sajë të operacionit të koduar “Free Taxi”. Ka qenë vetë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj që ka bërë të ditur operacionin. Tre prej të arrestuarve janë femra. Fllanxe A., 37 vjeçe me shtetësi maqedonase është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, Edhe pse policia shqiptare thotë se Fllanxa A. këtë vepër penale e ka kryer edhe më parë, nuk jep detaje më konkrete se nga cili qytet i Maqedonisë është ajo, transmeton Gazeta Lajm. Edhe pse nuk ka prononcim zyrtar, në policinë e Maqedonisë jozyrtarisht thonë se…

