Përveç personaliteteve me peshë të madhe nga Maqedonia, dhe Kosova, vijojnë reagimet në mbështetje të shtëpisë botuese “Logos-A” edhe nga Shqipëria. I fundit i cili ka folur mbi peshën e kësaj çerdhe të diturisë, është edhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Roald Hysa. Sipas tij Logosi është një vlerë e madhe jo vetëm për Shkupin, por edhe për Tiranën, Prishtinën e kudo ku jetojnë shqiptarë, dhe se sulmet shtetërore ndaj Logosit në mënyrë literale janë edhe sulme ndaj fjalës së lirë. “Logos A është një nga shtëpitë botuese më të hershme shqiptare të pasdemokracisë së viteve 1990, e cila na…
Author: Adijat
Ndër akademikët e rradhës të cilët e kanë shfaqur mbështetjen e tyre për shtëpinë botuese Logos-A, është edhe profesori universitar, Musa Musai. Sipas tij është e pakuptueshme që të njolloset një adresë kaq e fuqishme e fjalës dhe librit shqip. “Ligjet vdesin e librat kurrë”(Bulëer Lytton). “Sikur t’ishte e mundshme në çdo pëllëmbë të tokës do kisha mbjellur libra sikur që mbillet gruri”(Horace). Duke u nisur nga dy thëniet e lartëshënuara do doja të theksoja se shtëpia botuese Logos-A, është adresa më e denjë e kultivimit të gjuhës shqipe gati tri dekada ndër shqiptarët. Andaj llogaritet shtylla më e rëndësishme…
Ishte e pashmangshme që në mbështetje të Shtëpisë Botuese Logos-A, në momente kur kjo po sulmohet nga pushteti qendrorë të dalë edhe profesori i njohur universitar, Metin Izeti. Ai në një koment për Almakos ka thënë se Logos-A shihet si motor i idesë finsike në trojet shqiptare, dhe është sjellje e ulët që një shkollë e idesë fisnike dhe humane të sulmohet me mjete të psikologjisë së shkatërrimit të vlerave vetëm për kënaqjen e egove individuale ose grupore. “Brenda 25 viteve të veprimit në skenën intelektuale shqiptare shtëpia botuese Llogos-a ka krijuar një identitet të veçantë kulturor dhe artistik që…
Nuk ndalen reagimet e personaliteteve me peshë intelektuale në Maqedoni në mbrojtje të shtëpisë botuese Logos-A. Para se të ndalet mbi padrejtësitë që po i bëhen kësaj shtëpie botuese nga ana e pushtetit, gjuhëtari i njohur, profesori universitar, Avzi Mustafa parimisht ka përmendur vlerat dhe rëndësinë e Logosit në shoqëri. “Shtëpia botuese Logos-A është njëra ndër shtëpitë që ka luajtur dhe po luan një rol të madh për përhapjen e librit shqip në Maqedoni e më gjërë. Logos-A ka botuar libra për të gjithë moshat dhe pa dallim të rrymave dhe orientimeve politike e shoqërore duke filluar prej botimeve që…
Ndaj sulmeve dhe tentativave të pushtetit qendror për të gjetur ndonjë parregullsi në mënyrë që ti vihet dryri shtëpisë botuese Logos-A, si hakmarrje se gjoja kjo shtëpi gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë financuar një parti të re politike, në mbrojtje të Logosit, kanë reaguar shumë opinionistë shqiptarë. Njëri ndër to është edhe profesori universitar, Salajdin Salihu. “Në kohën kur institucionet europiane përpilojnë politika kulturore për ta ndihmuar librin, duke mundësuar lehtësime të shumta tatimore, mundësi më të madhe qarkullimi etj., këtu ndodh e kundërta. Institucionet shtetërore në vend se të ndihmonin shtëpitë botuese ose të paktën mos t’i pengonin…
“Atak ndaj kulturës elitare shqiptare, ndaj një universiteti alternativ, ndaj vlerave që kanë shumëfishuar produktet e dijes dhe shkencës nga lexuesi ordiner deri te studimet doktorale”, kështu profesori universitar, Ali Pajaziti e ka cilësuar intervenimin e inspektoratit shtetëror që me çdo kusht po përpiqen ta zhbëjnë djepin e dijes, shtëpinë botuese, Logos-A. “Është ndërhyrje në një shtëpi të dijes që është simbol i cilësisë botuese, që është konfirmuar nga autoritete gjithandej, që ka arritur të jetë padiskutueshëm njëshi në sferën e publikimeve si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Është prekje në sedrën tonë kulturore, në një markë të shqiptarëve…
Protestë masovike e qytetarëve të Tetovës në qendër të qytetit. Kjo protestë e tyre rrjedh si pasojë e pakënaqësive që ata kanë ndaj kompanisë që menaxhon me energjinë elektrike, EVN. Një numër i konsiderueshëm i banorëve të Pollogut gjatë ditës së sotshme kanë marshuar drejt hapësirave të EVN-së në Tetovë. Nga këshilli organizativ i protestave ndaj EVN-së thonë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta filloi në rreth orës 13:00, ndërsa zgjati së paku 30 minuta. Kërkesa kryesore është ulja e çmimeve të faturave. Në vazhdim portali Almakos, ua sjell kërkesat e këtij Këshilli…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren turke Erkall Kara me të cilën ka biseduar gjatë procesit për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Në takim, siç informoi LSDM-ja, Zaev shprehu pritje se së shpejti do ta marrë mandatin dhe se do të formojë qeveri të re. “Mbi 612.000 qytetarë nga të cilat bashkësitë etnike votuan për ndryshime dhe për zhvillim të Maqedonisë në frymën e vlerave demokratike evropiane. Presim se në kohë të shpejtë do ta marrim mandatin dhe se do ta formojnë Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Zaev. Ai theksoi…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencën për shtyp vlerësoi se vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konfirmuar se në Maqedoni shkelet e drejta e lirisë së shprehjes. “Arritëm me fakte të tregojmë se opinioni i Maqedonisë dhe i Evropës se në Maqedoni ka shkelje serioze të lirisë së shprehjes”, deklaroi kryetari i ZNM-së Naser Selmani dhe një nga gjashtë gazetarët nënshkrues të padisë para GJEDNJ-së në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur ata dhe shumë gazetarë të tjerë u larguan nga galeria e Kuvendit të Maqedonisë. Sipas Selmanit,…
Federata ruse është e bindur se qytetarët në Maqedoni kanë histori të gjatë dhe kulturë të lartë dhe munden vetë të zgjedhin si dëshirojnë të jetojnë në shtetin e vet. Vetëm vendimi i qytetarëve të Maqedonisë mund të kontribuojë për zgjidhje afatgjate të krizës dhe kurrfarë vendimi i imponuar nga jashtë nuk mund të sigurojë shtet stabil dhe për këtë arsye vetë të zgjidhni për vete. Këtë e deklaroi sot Oleg Shçerbak, ambasadori i Fedratës ruse në Republikën e Maqedonisë pas shënimit të Ditës së diplomacisë ruse në Manastir në pyetjen e gazetarëve nëse perëndimi përzihet në punët e brendshme…
Qeveria në seancë mori vendim që deri më 1 prill të vazhdohet afati për qëndrim të përkohshëm të personave nga rajonet e përmbytura në Konviktin shtetëror të studentëve “Tome Stefanovski-Seniq” dhe Qendrën për arsim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zoografski”. Këtë sot e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, i cili tha se nuk do të thotë se ky afat është përfundimtar, por në varësi të kushteve për kthim mund të vazhdohet. “Nga kontrolli i ekipeve të Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit dhe Gazi Babës te disa veçmë janë krijuar…
Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga ministri Pishtar Lutfiu, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Teknologjitë e reja në arsim” (New Technologies in Education), organizuar nga ana e British Council 9-11 Shkurt 2017 në Beograd. Siç citohet në njoftimin zyrtar, në këtë eveniment tani më tradicional të organizuar për herë të katërt, e në të cilën marrin pjesë të gjithë ministrat e rajonit, u diskutua mbi trendet dhe të arriturat më të reja të teknologjisë në arsim, në të gjitha nivelet, si dhe u shkëmbyen përvojat në këtë sferë nga shumë vende të zhvilluara dhe politikat reformuese…

