Author: Adijat

Nga Mensur Krasniqi Në do të kërkosh një punë të bereqetshme shqiptarësh në Maqedoni, me plot sharm intelektual; një afirmim kulturor që vërtet zgjon zili, do ishte padyshim Logos – A, shtëpia e njohur botuese, e cila prej më shumë se çerekshekulli, është prijëtare e botimeve shqiptare në Maqedoni, duke qenë elitare dhe në nivel mbarëshqiptar. Nuk janë vetëm autorët dhe titujt, por dhe emra si Xhevat Lloshi, koka e gjuhës shqipe ende në të gjallë, të cilët kanë mendjen dhe dorën e tyre në Logos – A, duke bërë dhe shërbimin më të madh ndaj shqiptarëve në hapësirat rajonale,…

Lexo më Shumë

Pas gati 11 orësh në sallën e operacionit, është bërë i mundur përfundimi i ndërhyrjeve kirurgjikale për vogëlushin shqiptar 11-vjeçar, i cili u masakrua me thike nga nëna e tij. ngjarja ndodhur në Itali, në Torino, ku nëna 35-vjeçare, pasi ka qëlluar me thikë djalin e saj, është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin. Vogëlushi është dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos, në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të dukshme në bark, gjoks, por edhe në duar, pasi mesa duket ka tentuar të vetëmbrohet. Sipas mediave italiane, mjekët e spitalit Regina Margherita kanë realizuar përgjatë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Frank Ualter Shtajnmajer me rastin e zgjedhjes së presidentit të Republikës Federale Gjermane, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit. “Zgjidhja juaj në këtë funksion është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo ndodh në periudhën e sfidave shumë serioze me të cilat përballet Evropa, ndërsa uniteti, besimi dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit të shumtë në kornizat e Bashkimit Evropian janë para tundimeve të mëdha. Thellë jam i bindur se përvoja juaj diplomatike shumëvjeçare dhe reputacioni ndërkombëtar do të rezultojnë me marrëdhënie ende më të përforcuara me rajonin tonë, të cilit i…

Lexo më Shumë

Si duket dita e Bujar Mulit, shqiptarit më të fuqishëm, i cili ka marrë edhe epitetin “Herkuli Shqiptar”? “Zgjohem ora 5 e gjysmë të mëngjesit sepse fali namazin e mëngjesit. Ha vetëm mish, deri 5 kile në ditë dhe pi 8 litra koka kolë”, ka thënë Muli, i cili ishte mysafir në emisionin “Top Show”, transmeton Gazeta Lajm. Ai ushtron vazhdimisht, kurse ëndërr ka që një ditë të jetë njeriu më i fuqishëm në botë. Një pjese te deklarates se tij ne Top Show mund ta percillni ne kete Link. https://www.youtube.com/watch?v=-gbtFLyGDQw

Lexo më Shumë

Rradhëve të intelektualëve që kanë shfaqur mbështetjen publike ndaj shtëpisë botuese “Logos-A” nga kërcënimet e inspektorateve të ndryshme të pushteti qendrorë në Maqedoni, së fundmi iu është bashkuar edhe kolumnistja e njohur Adelina Marku. Sipas saj, është poshtëruese pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv. Ja dhe reagimi i saj i plotë dhënë për portalin Almakos: “Ne shqiptarët e Maqedonisë vonë e kemi kuptuar rrëndësinë e madhe të fjalës ‘’prodhim kulturor’’ dhe prandaj sillemi si pula pa kokë para situatave simulakrum që janë padyshim plan-pasojë e kontrollit nga lartë të çdo segmenti të shoqërisë! Për më keq ,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha sot se ka kohë që ka ardhur koha për bashkimin e tërë botës islame dhe njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA). “Ka kohë që ka ardhur koha për bashkim dhe bashkëveprim të tërë botës islame e madje edhe njerëzimit. Asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk mund ta mendojë vetëm komoditetin dhe ardhmërinë e vet derisa fqinjët e vet gjenden në vuajtje, derisa vëllezërit e vet me të cilët flasin të njëjtën gjuhë dhe kthehen kah e njëjta kible përjetojnë dëme”, theksoi presidenti Erdoğan gjatë vizitës së tij në Bahrein.

Lexo më Shumë

Të akuzuarit Valdet Zekaj, Esat Kafexholli dhe Shefqet Kallaçi, në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Kumanova” janë ankuar se autoritetet e burgjeve kanë kryer maltretim psikik ndaj tyre, transmeton Gazeta Express. I akuzuari Zekaj është ankuar se zyrtarët e burgut i kanë kryer maltretim psikik duke ia hedhur poshtë rrobat, madje siç rrëfen ai ia kanë gjuajtur Biblën dhe ia kanë shqyer librin për Nënë Terezën. “Mi kanë gjuajtur rrobat poshtë, gjithashtu edhe Biblën, ndërkaq ma kanë shqyer librin e Nënë Terezës”, tha Zekaj. Kafexholli u ankua se autoritetet burgut ia kanë marrë fletoret, të cilat fillimisht i kanë…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Ermira Asani – Salija dhe Teuta Bilalli, ka realizuar një takim me Ambasadoren e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara. Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombanitarikat qeveritare. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të…

Lexo më Shumë

“Ndërhyrja me inspekcion për motive poltike në shtëpinë botuese Logos-A me mbi 25 vjet kontribut në botime dhe përkrahje të autorëve shqiptarë është çmenduri. Në vend qe pushteti shqiptarë të intervenon me inspekcione për kontroll në institucionet që përkrahin veprimtarisë botuese në Maqedoni, ku nga 924 botime vetëm 27 në gjuhën shqipe (2.9%) për një vit, ajo godet institucionet që kontribuojnë në librin shqip. Shih tabelën”, kështu ka shkruar në rrjetin social facebook, ish deputeti, Izet Zeqiri.

Lexo më Shumë

Solidarizohem me botuesin tim, me Shtëpinë Botuese Logos-A, një nga instiucionet më iluminuese ndër shqiptarë sot, i cili këto ditë po u ekspozohet presioneve tinëzare të qeveritarëve antishqiptarë të Shkupit. Shkruan: Milazim Krasniqi Thënia se libri është miku më i mirë i njeriut, nuk flet domosdoshmërisht për përmbajtjen e librit po për një ndërgjegjësim të njeriut për paditurinë e vet. Karl Poperi thotë se “ne të gjithë jemi të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme”. Libri na ndihmon që të ndërgjegjësohemi për këtë fakt, prandaj është miku ynë i mirë. Këtu nuk e kam fjalën për librin si…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, deklaroi se “bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë, veçanërisht ai politik dhe ekonomik, tregon se Austria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën e reformave dhe në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA). Kurz falënderoi Maqedoninë për të cilën tha se me punën e saj në kufirin jugor ka ruajtur kufijtë e Austrisë,…

Lexo më Shumë