Mbi 40 gra lidere eminente në rol të panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrëse nga pesë kontinente, kreatore të politikave publike, diplomate, përfaqësuese të elitave koorporative, gazetarisë, …, do të jenë pjesë e Samitit global të grave lidere (Global women leaders summit – GWLS 2017) që do të mbahet në Shkup më 17 dhe 18 shkurt të këtij viti. Siç kumtoi sot Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), Samiti është fokusuar në tema aktuale nga disa sfera, por në të do të promovohet edhe Platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë kyçen…
Author: Adijat
Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij. Sergei Cenolli, 26-vjeç u gjet sot i varur nga familjarët e tij në fshatin Vashtëmi të Korçës. Cenolli ishte i dënuar 6 vjet për transportim të armëve luftarake, ndërsa i kishin mbetur edhe dy vjet për të kryer dënimin. Ai kishte marrë leje, ndërsa sot do t’i duhej të kthehej në burgun e Drenovës, shkruajnë mediat shqiptare. Por, cila është arsyeja që i riu i dha fund jetës së tij? Burime nga policia e Korçës thonë se pas marrjes në pyetje të familjarëve të djalit,…
Analisti politik, Qenan Aliu propozon që të përballet platforma shqiptare me platformën e plakut Xingo, transmeton Tetova1. “…Faktori shqiptarë duhet të përballet kuptohet poqëse duan pala tjetër me Platformën maqedonase të inicuar fshehtas nga Vmro-Dpmne dhe plaku Xingo. Kuptohet kjo përballje të jetë me dialogun më të qytetruar politik duke shpërfaqur të gjitha argumentet politike, ekonomike, historike ,demografike etj etj. E drejta dhe argumentet pa hezitim janë në anën e shqiptarëve. Por këtë përballje do të duhet ta monitorojë faktori ndërkombëtarë dhe pastaj me ndërmjetësim të tyre e gjithë debati të efektuohet me negociatë për një marëveshje historike se çfarë…
Drejtoria për të ardhura publike pret që deri më 15 mars, kur është afati përfundimtar, që mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike. Siç informojnë përfshirë edhe 13 shkurtin e vitit 2017, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin e tyre tatimor dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore. Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë. Nga paraqitjet e parashtruara më shumë ka në…
Si duket rejtingu i liderit të BDI-së është në rënie edhe në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye ka nevojë për një ndërhyrje urgjente. Duke e parë këtë situatë, deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka vendosur që të bëje PR( Marrëdhënie me publikun) e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti duke shpërndarë postimet e tij në Facebook, transmeton Tetova1. Grubi shkruan shkurt mbi postimin e Ali Ahmetit;” Sa lehtë harrojmë kush është kush”. Ndërsa lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në faqen e tij në Facebook shpërndau këtë postim: “Më 10-11 maj 2003, organizata PER (Project on Ethnic Relations) organizoi një konferencë…
“Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite deri sa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni. Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab…
Personi me inicialet N.S.(23) nga Shkupi dje u arrestua nga policia pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë automatike “Kallashnikov”, informojnë nga MPB. Njësiti policor “Alfa” ka identifikuar të dyshuarin në lagjen “Karposh” tek bulevardi “Ilinden” dhe gjatë bastisjes së veturës është gjetur një pushkë automatike me 23 fishekë në të, pas së cilës ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi penale.
Raporti i fundit i publikuar nga Komisioni Evropian i konstaton fundamentet e mira të politikave ekonomike që i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe projeksionet për ulje të papunësisë. Këtë sot e deklaroi ministri i Financave, Kiril Minovski, i cili theksoi se në pajtim me Raportin parashihet ulje e shkallës së papunësisë në periudhën në vijim, e cila në vitin 2018 do të paraqiste 22 për qind që është projeksion identik me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. “Ky është edhe një konstatim për masat e suksesshme aktive të tregut të punës që Qeveria i zbaton me qëllim që të…
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15 e 38 minuta në rrugën “Krale Marko”, nga shkaqe të panjohura është djegur shtëpia e 63 vjeçarit G.K. Rastin në polici e ka lajmëruar një i punësuar në Brigadën e Zjarrfikësve të Shkupit. Për fat të keq e gjithë shtëpia është djegur deri në themel. Të lënduar, për fat të mirë, nuk ka, kurse zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit. Inspektimi ligjor do të bëhet gjatë ditës së sotme, informojnë nga MPB..
LSDM ka konfirmuar për televizionin SHENJA se ka BDI-së i kanë dorëzuar dokument me shkrim lidhur me kushtet për koalicionin Qeverisës. Nga partia e Zaevit për momentin nuk japin më shumë hollësi për përmbajtjen e përgjigjes me shkrim, por thonë se dokumenti është i mjaftueshëm dhe me të BDI nuk ka më asnjë pengesë për ti dhënë nënshkrimet e nevojshme që Zaev të marrin mandatin nga presidenti. “Kemi dorëzuar dokument që mundëson dhënien e shpejtë dhe pa pengesa të nënshkrimeve të nevojshme për të marrë mandatin”, deklaroi për Shenja zëdhënësi i LSDM-së, Petee Shilegov. Nga partia e Ahmetit ende nuk…
Në qofë se do të kemi qeveri në këto kushte, ajo nuk do të ketë një shumicë të madhe, ashtu që zgjedhjet e reja janë të mundshme edhe pas formimit të qeverisë së re, ka thënë Zdravko Savevski nga partia“E Majta”. Savevski në emisionin “Argument” të TV NOVA, theksoi se problematike është kjo situatë me kriza politike e cila i maskon të gjitha problemet ekonomike me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë. Ai shtoi edhe se qytetarët përesin një vendim në lidhje me krizën politike që mbretëron në vend.
Para disa ditësh u bë publike lajmi për shkrirjen e tre subjekteve politike, UNITETI, RDK dhe LR PDSH në një subjekt të vetëm politik Aleanca për Shqiptarët. Lajmi mori dhenë dhe u interpretua me tone pozitive duke e parë këtë shkrirje si një forcim të një subjekti të tretë politik shqiptar në Republikën e Maqedonisë, transmeton Tetova1. Por, ajo që paraqiti pikëpyetjet në opinion ishte demanti i ardhur nga RDK-ja e Vesel Memedit si dhe e përcjell nga UNITETI i Gëzim Ostrenit. Edhe pas këtij demanti të këtyre dy subjekteve politike shqiptare pjesë e Aleancës për shqiptarët në opinion po…