Vladimir Zmejkovski, një nga themeluesit e VMRO sot ka dërguar një letër të hapur deri tek lideri i VMRO, Nikolla Gruevski shkruan Zhurnal. Nikolla, tashmë një kohë të gjatë mendohem të të shkruaj por vendimi i fundit mbushi gosën. Nuk e di se sa e din por e di se aspak nuk din, ish ndërtesa e partisë ajo e verdha është themeluar dhomë për dhome, kat pas kati me shumë mund me shumë net pa gjum nga regjimi i atëhershëm dhe ishte një nga ndërtesat simbol ndërsa tash mundohesh të ndërtosh pallate për të kënaqur apetitet personale, kështu shkruan mes…
Author: Adijat
Sot dhe nesër do të mbahet Samiti i Komisioneve parlamentare të politikës së jashtme që po mbahet në Prishtinë. Një ndër temat e diskutimit të këti samiti është edhe ballafaqimi apo sfidat e krizës me refugjatët. Si përfaqësues nga Shkupi në këtë Samit që po mbahet në Prishtinë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar shefin e kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Artan Grubi. Por duke pasur parasysh rëndësin e temës së kësaj tryeze është e paqartë prezenca e Artan Grubit si përfaqësues nga Shkupi, sepse duke pasur parasysh temën në fjalë prezent në këtë tryez duhej të ishte drejtor…
Farije Miftari nga Gostivari, Zada Gjimshiti nga Bujanovci,Nebahat Ajruli nga Shkupi dhe Gentian Kaloshi nga Tirana janë katër ndër ata 100 infermierët e parë shqipëtarë të cilët do të punësohen me ndërmjetësim të këshilltarit shëndetësorë Mevaip Beari, si infermierë në Essen të Gjermanisë. Siç njofton vet ndërmjetësuesi, Mevaip Beari për portalin Almakos, tashmë këta katër tashmë janë vendosur në Spitalit më modern në Essen Alfried Krupp Krankenhaus të Gjermanisë dhe në ndërkohë përgatitet vendi i punës adekuat. “Këto 4 persona prej ditës së hënë fillojnë tre ditë me hospitim, dhe më pas e marrin kontratën e punës për 1 vit”,…
Kanë kaluar 9 vite që kur Kosova në krye me presidentin legjendar, Ibrahim Rugovën shpallën pavarësinë e shtetit kosovarë. Dhe si çdo vit të zakonshëm edhe këtë vit, data 17 shkurt festohet gjithandej, qoftë edhe ku ka mbetur 1 shqiptarë, shkruan Almakos. Uratat e tyre për pavarësinë e Kosovës i kanë dërguar edhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, me anë të një postimi, përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore bashkëkombasve tanë në Kosovë dhe gjithandej. “Kujtoj me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin…
Tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Shkup përderisa nxënësja e shkollës së mesme është alivanosur në mes të orës dhe ka ndëruar jetë. Tragjedia, siç informojnë nga policia, ka ndodhur në orën 18:30 min në shkollën e mesme të ndërtimtarisë ‘Zdravko Cvetkovski’, në orën e historisë, njofton Aktuale.mk Bëhet fjalë për 18 vjeçaren A.A. nga Shkupi së cilës për një moment i është rënduar gjendja shëndetësore dhe më pas është rrëzuar nga karrigia. Pas tentimeve të kota të profesorëve që t’ia kthejnë vetëdijen, është thirur ndihma e shpejtë. Ata janë përpjekur që ta reanimojnë por pa sukses. Më pas…
Në seancën e sotme gjyqësore ku po gjykohen të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001. Ai në detaje para gjykatës ka folur që nga dita e ardhjes së tij në Kumanovë e deri në ditën e 9 majit, kur shpërtheu përleshja e armatosur mes njësitit special të Maqedonisë me grupin e armatosur në Lagjen e trimave- Kumanovë, raporton gazeta Lajm. Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini se kur, pse dhe për çfarë arsye ka ardhur Sami Ukshini…
Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane, lidhur me vdekjen e një foshnje 3 vjeç. Një nënë moldave, ka rrahur për vdekje fëmijën e saj. kështu të paktën ka deklaruar ajo para hetuesve, lidhur me vdekjen e fëmijës, e regjistruar që në Janar të këtij viti. “Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. mësohet të jetë shprehur nëna. Kaq ka mjaftuar që policia italiane të marrë nën hetim edhe partnerin e saj, një emigrant shqiptar i cili dyshohet edhe ai për ushtrim dhune ndaj foshnjës. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por…
Disa të rinj kanë hequr flamurin e Turqisë në Prizren. Ata e kanë larguar flamurin i cili po qëndronte në një shtyllë të varur në qytet. Në një video dërguar nga një shikues shihet momenti se si hiqet, e më pas shkelet flamuri turk atje. https://www.youtube.com/watch?v=UJqcaGICaoc
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i dërgon urime të përzemërta popullit të Kosovës. “Në këtë Ditë të Pavarësisë së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, të përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore bashkëkombasve tanë në Kosovë dhe gjithandej”, thotë Ahmeti në urimin e tij. Në urimin e tij ai kujtoi me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin e madh të brezave të tërë. “Ne, motra dhe vëllezër tuaj,…
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë. Një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas ka vrarë edhe gruan në shtëpi. Burime bëjnë të ditur se ai fillimisht kishte vrarë fqinjin dhe ishte munduar ta bënte vrasjen të duket si aksident me makinë. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa personi i dyshuar për vrasje të dyfishtë është arrestuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti duke e konfirmuar rastin tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë ndërsa arma me të cilën dyshohet se janë…
Gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku prej të cilëve katër janë me lëndime trupore, ndërsa tre kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 65 automjete. Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, si dhe 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi,…
Vazhdojnë sulmet e pushtetit qendror mbi shtëpinë botuese Logos-A. Ashtu siç informojnë nga kjo shtëpi botuese për portalin Almakos, gjatë ditës së sotme inspektorët financiarë, kanë kërkuar nga shërbimi i kontabilitetit të Logosit të dhëna për transaksionet e realizuara. Mirëpo nga kjo shtëpi shprehen se megjithëse pretendimet e pushtetit për të gjetur çfarëdo qoftë parregullsi, Logos-A, në fund do të del e pastërt para ligjit. “Me këtë rast SHB “Logos-A” – Shkup e njofton opinionin se presionet e pushtetit kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe këto ditë. Kështu edhe sot inspektorët financiarë, të cilët kanë kërkuar nga shërbimi i kontabilitetit të…

