Në lidhje me situatën politike në vend është shprehur Xhezarir Shaqiri përmes rrjetit social Facebook, ku ua bën me dije liderëve politikë të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës dhe Vesel Memedit që të kthen pas në kohë dhe t’i kujtojnë deklaratat e tyre se ata vetë do ta ndrojnë kushtetutën e tani kanë ahruar atë dhe po vrapojnë që të bejnë koalicion për formimine qeverisë, transmeton Tetova1. “Ne jemi ata te cilet do ta nderojm kushtetuten nuk presim nga mk na pat than Ziadin Sela me bashk shoqeruesin politik Veselin. Ta shofim a do te mund ta nderojn kushtetuten e…
Author: Adijat
Policia e privoi nga liria personin e dyshuar për plaçkitje me pasoja vdekje, e cila ndodhi para dy ditëve në Ohër. I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike, është me prejardhje nga Kumanova dhe në momentin e plaçkitjes ka jetuar në ndërtesën e njëjtë me viktimën dhe është njohur me të. Pas plaçkitjes së kryer, i dyshuari është nisur për në Kumanovë me qëllim që të dalë nga kufijtë e shtetit. Me urdhër të prokurorit publik kompetent në vijim është ndërmarrja e veprimeve për zbardhje të mëtejme të ngjarjes penale-ligjore.
Që nga pluralizmi politik në Maqedoni shumë të ralla kan qenë rastet kur liderët e partive politike maqedone kanë vizituar selitë e partive politike shqiptare. I vetmi politikan që ka vizituar selitë e partive politike shqiptare është kreu i tanishëm i LSDM-së Zoran Zaev, raporton portali “tetova1”. Zaev mbrëmë ishte për herë të dytë në selinë e BDI-së në Reçic të Vogël. Vizita e tij e parë ka qenë me 03 gusht 2013. Kreu i LSDM-së Zaev me 06 janar të këtij viti ishte edhe për vizitë në selinë e Lëvizjes Besa. Kurse kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk e…
Një portal që thuhet se është i afërt me strukturën pro VMRO-së në BDI, ka publikuar informacion se në takimin e mbrëmshëm me Zoran Zaevin në Reçic të Vogël përveç Ali Ahmetit ka marë pjesë edhe Musa Xhaferi, raporton portali “tetova1”. është për tu habitur ky fakt sepse 3 nënkryetarët e BDI-së; Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta deri më tash i kan zhvilluar bisedat me LSDM-në kurse Ali Ahmeti zgjodhi Musa Xhaferin që të zhvilloj negociata me Zaevin derisa publikisht njihet se ish zëvendëskryeministri Xhaferi është pro bashkëpunimit me VMRO-në. Sipas portalit “pika.mk”, Musa Xhaferi disa herë në…
Sapo ka përfunduar takimi ndërmjet LR-PDSH-së dhe LSDM-së për çështjen e gjuhës shqipe, informon Agjencia e Lajmeve Flaka. Sipas Taravarit, ka qenë një takim mjaft konstruktiv ndërmjet të dy partive, dhe se kanë diskutuar për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare, për parimet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Taravari thotë se nuk kanë diskutuar për gjuhën shqipe, por kanë biseduar për të gjitha çështjet. Nga ana tjetër, Oliver Spasovski tha se kanë biseduar për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë, për interesat e qytetarëve, për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së qytetarëve…
51 vjeçari H.Z. nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili punon përkohësisht jashtë vendit (Danimarkë) dje ka raportuar se në mes orës 18 dhe 23, derisa në shtëpinë e tij nuk kishte njeri, persona të panjohur kanë kryer vjedhje, njofton SPB-Tetovë. Duke hyrë përmes derës së gjysmë të hapur të ballkonit, kanë kontrolluar dy valixhet në dhomë e ndenjes, në të nuk kanë gjetur asgjë dhe pastaj në xhaketën e tij në dhomën tjetër kanë gjetur rreth 7200 euro. Me paratë e konfiskuara, pa u vënë re nga askush, janë larguar nga shtëpia. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi…
Pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje të madhe për VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Nikolla Gruevski arriti të marrë mandatin e presidentit Ivanov për formimin e qeverisë së re, por nuk arriti të… Pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje për VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Nikolla Gruevski arriti të marrë mandatin e presidentit Ivanov për formimin e qeverisë së re, por nuk arriti të krijojë koalicion me palën shqiptare, e cila ishte decizive për krijimin e qeverisë. Sipas zhvillimeve të fundit mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk kanë arritur në…
Hadi Osmani Sa herë që Gruevski ishte në zor dhe i duhej rejting ose zgjedhje për të kaluar ndonjë krizë dhe për të ripërtëri mandatin, këtu ishin vëllezerit e tij “ma shka se shkavi” të cilët me deklarata ndiznin reakcionin e maqedonasve dhe i tubonin ata rreth Gruevskit. Kështu ndodhi me kishën në kala të Shkupit, kështu ndodhi me incidentet e fëmijëve nëpër autobusa, kështu ndodhi me Lagjen e trimave në Kumanovė dhe kështu ndodhi me presidentin. E mbani mend bojkotin e BDI-së që në fund doli se kishte për qellim vetëm ti pengoje shqiptarët që mos ta votojnë Stevo…
Tabela në dy gjuhë në të gjitha institucionet shtetërore, shenja komunikacioni në dy gjuhë, drejtim i seancës parlamentare edhe në gjuhën shqipe. Këto janë vetëm një pjesë e propozimeve të draft-ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe që Bashkimi Demokratik për Integrim ia dorëzoi LSDM-së. Këto detaje i zbardhi profesori universitar Osman Kadriu i cili tha se disa herë u konsultua nga partitë rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të caktuara. “Ajo që është problematike dhe aty ku me siguri nuk do të ketë marrëveshje, janë procedurat gjyqësore dhe procedurat administrative dhe zbatimi i gjuhës shqipe në këto procedura.” tha profesori universitar Osman…
prof.dr. Izet Zeqiri Mendoj se krahas gjuhës shqipe partitë shqiptare duhet të kenë program edhe për zhvillim ekonomik regjional të barabartë. Nuk duhet të lejohet Shkupi qendër administrative–politike dhe ekonomike me mundësi të pakufizuara të zhvillimit dhe me centralizim ekonomik e cila tregohet me hipertrofi dhe aglomerim të resurseve të regjioneve tjera. Kjo mundësuar që të kemi zhvillimi regjional monocentrik me dominim të qytetit të Shkupit në zhvillimin e ekonomik në Maqedoni. Në Shkup janë të koncentruar mbi 30% e popullsisë dhe mbi 50% e popullsisë urbane, në Shkup rrjedhë procesi i koncetrimit të resurseve financiare. Në Shkup kemi mbi…
Gjithsej 44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj në periudhën 2015-2016 përmes Rrjetit evropian për mundësi biznesi (EEN), ndërsa 182 firma nga vendet e huaja kanë kërkuar bashkëpunim me kompani tona. Kjo është vetëm një pjesë e bilancit të EEN, e cila përveç internacionalizimit, ofron edhe transfer të teknologjive dhe risi. Periudha e viteve 2015-2016 është e rrumbullakosur dhe tashmë ka filluar periudha e ardhshme, për vitet 2017-2018. Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, shërbimet e EEN-së janë falas. Më së tepërmi, pothuajse 94 për qind, i shfrytëzojnë ndërmarrjet e…
Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase thotë se propozim-ligji i tyre për gjuhët është “absolutisht në pajtueshmëri me Kushtetutën” dhe ashtu siç tha ai, për atë nuk ka kompromise, transmeton Portalb.mk. Profesori universitar Osman Kadriu, i cili, ashtu siç thotë ka qenë i konsultuar nga partitë për ligjin e gjuhëve, thotë se LSDM dhe BDI tanimë janë në fazë të pajtueshmërisë së propozimeve të arritura nga të dyja palët. Sipas tij, do të ishte e panevojshme të vendosen kërkesa për ndryshim të Kushtetutës, pasi që për diçka…

