Author: Adijat

Sami Ukshini dhe të burgosurit e tjerë të grupit të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe burgu i Prilepit deri në Shkup përcillen me helikopter dhe autoblinda tokësore, informon INA. Qytetarët e Manastirit theksojnë se nga orët e mëngjesit nis të qarkullojë helikopteri dhe e kemi të qartë se ka gjykim për Kumanovën, sepse asnjëherë më parë nuk kemi hasur në mobilizim të tillë. Sipas tyre helikopteri fluturon nga Manastiri drejt Shkup, duke shoqëruar eskortën e mjeteve të blinduara. “Po e kam hasur dhe ai tërë kohën fluturon në shoqëri të mjeteve të blinduara që transportojnë të burgosurit”, thotë për…

Lexo më Shumë

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit, si hap i parë që do të konfirmojë shumicën parlamentare mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët, shkruan gazeta KOHA. Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur do të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, ngaqë ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021. Aktualisht, kryesuesi i seancë është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën në bazë të iniciativës së deputetëve të partive politike.

Lexo më Shumë

Në Bozovcë të Tetovës u zhvillua manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire”, në shenjë të përfundimit të dimrit dhe fillimit të stinës së verës, në bazë të traditës së vjetër pagane ilire. Para të pranishmëve parakaluan dhjetëra banorë të malësisë me maska dhe veshje karakteristike. Ajo që e bën të veçantë këtë vit janë tre nuset, që u bënë pjesë e performancave të karnevaleve. “Ky është viti i nëntë i karnavaleve, që siç thonë mbajti gjallë traditën dhe zakonet e popullit tonë. Këto karnevale filluan të organizohen pas një periudhe të gjatë ndërprerje nga viti 1981 deri në vitin 2009.”, tha Neshat…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës, Zoran Zaev në pres konfernecën e tij para opinionit e prezantoi programin e ri të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa ashtu si paralajmëroi Damjan Mancevski qeveri e cila do të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të saj, transmeton Tetova1. “Maqedonia duhet që të ecë para, sot jam para jush për ta bërë publike programin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, kështu Zaevi e nisi pres konferencën. Zaev theksoi se esenca e programit kanë qenë nevojat themelore të qytetarëve. “Shumica parlamentare fuqishëm është e përkushtuar në ruajtjen e unitaritetit, suverenitetit dhe stabilitetit të Republikës së…

Lexo më Shumë

Dy bomba dore-kashikara të mbuluara me mbeturina janë gjetur në fshatin e Likovës, Sllupçan. I ka gjetur A.P. (55), banor i fshatit, përderisa ka rrënuar një mur me bager, kumtoi MPB në buletinin ditor. Bombat ndodheshin nga ana e jashtme e murit afër rrugës së fshatit. A.P. ka paraqitur në sektorin e policisë mateç dje në orën 10:40, ndërkaq personi zyrtar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë i ka marrë mjetet e gjetura shpërthyese për procedurë të mëtutjeshme. MPB thekson se bombat janë të prodhimit kinez, pa shenja dhe ishin në gjendje të rregullt. Ekspertizë në vendin e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Rreth orës 13 në MPB ka arritur vendimi nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me të cilën kërkohet që të arrestohet biznesmeni Sead Kocan, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, transmeton Tetova1. “Urdhërohet që zyrtarët e MPB-së të R.M.-së, SPB Shkup dhe të gjitha njësitë, pas gjetjes dhe arrestimit të dyshuarit Sead Kocan, ta dërgojnë në burgun e Idrizovës në Shkup për të mbajtur masën e paraburgimit, ndërsa për të njëjtën të njoftohet Gjykata Themelore Shkupi 1”, qëndron në vendimin për arrestimin e biznesmenit Sead Kocani.

Lexo më Shumë

Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Peshkopi Petar mbrëmë i kanë prirë protestave në Prilep kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, transmeton Tetova1. Peshkopi Petar në protestën e mbrëmshme ka mbajtur edhe një fjalim me të cilën i ka nxitur protestuesit kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. https://www.youtube.com/watch?v=Ly3PWiplqtw

Lexo më Shumë

Të dhurosh atë që di dhe atë që ke! Një gjest shumë i veçantë i Visar Elmazit nga Gostivari i cili dhuroi 100 libra profesional dhe shkencore nga biblioteka e tij personale, për bibliotekën “Max van der Stoel” e Universitetit të EJL-së. “Kjo ndodh shumë shumë rrallë tek ne dhe vetëm atëherë kur individi di vërtetë vlerëën e librit e të dijes dhe vetëm kur arrinë maturitet të thellë intelektual dhe profesional. Për mua gjithësesi një kënaqësi e veçantë që e njoh, që kami bashkëpunuar dhe që e kam mik. Po, ky gjest tregon shumçka… tregon edhe virtytin e zemërgjërsisë…

Lexo më Shumë

Studentët nga ndërtesa e tretë e shtëpisë studentore Stiv Naumov në Shkup tashmë një javë të plotë nuk kanë ujë. Sipas banuesve me të cilët kemi folur ata janë të detyruar që të mbushin shishe për t`i plotësuar nevojat e tyre higjienike, transmeton Tetova1. Problemi, ashtu si thuan, është paraqitur në katet më lartë nga shtëpia studentore, pasi që ata student në katin përdhesë kanë pasur pak ujë. “Katër herë më ka ndodhur përderisa pastrohem të mos ketë ujë dhe duhet ose që të pres të vije ose të kthehem në dhomë dhe atje të vazhdoj pastrimin me ujin nga…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Sead Kocan i cili është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike ende nuk është arrestuar e as që kompetentët kanë informacione për lokacionin e tij, pasi që Gjykata penale dje e pranoi ankesën e PSP-së dhe urdhëroi arrestimin e Kocan, transmeton Tetova1. Avokati Nikolla Dodevski,i cili e përfaqëson Sead Kocan, sot deklaroi se mbrojtja dhe të akuzuarit nuk kanë marr asnjë vendim për arrestim dhe derisa kjo gjë të ndodh ai është njeri i lirë. Dodevski është i habitur se si gazetarit marrin vesh para mbrojtjes se Këshilli Penal i ka caktuar masën e arrestit. Prokurorja…

Lexo më Shumë

Sa më shumë që ofrohen zgjedhjet lokale, aq më shumë komuna e Çairit intensifikon ndërtimet e objekteve të egra. Që nga pësimi i debaklit në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë komunë, përfaqësuesit e BDI-së me çdo kusht po zaptojnë çdo hapësirë të gjelbërt për ndërtimin e objekteve biznesore, shkruan Almakos. Kështu edhe dje, brenda natës afër objektit të Komunës Çair, në rrugën më frekuentuese janë vurë themelet për ndërtimin e një objekti tjetër, për të cilin askush nuk ka dijeni se për çfarë konkretisht bëhet fjalë?! Sipas disa nga banorët e kësaj komune, intensifikimi i ndërtimit të objekteve të…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov ka pranuar në takim sot Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zanier. Ai edhe në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e tij lidhur me Platformën e përbashkët të Partive Shqiptare si pengesë kryesore për mosdhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. “Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballet shteti të shkaktuara nga kriza politike, kushtetuese dhe institucionale. Në kontekst të gjendjes aktuale, kryetari Ivanov ka përsëritur qëndrimet se ka aspekte juridike dhe politike, të cilët janë problem, por edhe parakusht për dalje…

Lexo më Shumë