Të dhurosh atë që di dhe atë që ke! Një gjest shumë i veçantë i Visar Elmazit nga Gostivari i cili dhuroi 100 libra profesional dhe shkencore nga biblioteka e tij personale, për bibliotekën “Max van der Stoel” e Universitetit të EJL-së.
“Kjo ndodh shumë shumë rrallë tek ne dhe vetëm atëherë kur individi di vërtetë vlerëën e librit e të dijes dhe vetëm kur arrinë maturitet të thellë intelektual dhe profesional. Për mua gjithësesi një kënaqësi e veçantë që e njoh, që kami bashkëpunuar dhe që e kam mik. Po, ky gjest tregon shumçka… tregon edhe virtytin e zemërgjërsisë së tij dhe kuptimin e shpërndarjes së dijes.Të jemi mirënjohës në emër të institucionit dhe të atyre që do t’i lexojnë librat”, thotë Abaz Selmani-drejtor i Shërbimit Studentor në UEJL.
Visar Elmazi është diplomuar në UEJL në Shkencat Kompjuterike dhe është një ndër kuadrot me përvojë më të madhe të në sferën e programimit në kompani vendore dhe të huaja.
Shpresojm se kjo vepër e Elmazit të ndiqet edhe nga intelektual dhe njerëz tjerë profesional sepse dija nuk ka vlerë nëse nuk e shpërndan edhe tek të tjerët. Dhe rinia shqiptare ka nevojë që të akumulojë sa më shumë dije. /tetova1/
Data 26.10.2026
Aktuale
- 17 vjeçari me moped goditet nga një veturë, përveç lëndimeve mori edhe kallëzim penal
- Në pranga 55 vjeçari, sulmoi me thikë dhe kërcënoi bashkëjetuesen
- I riu nga Gradeci rrëzohet me një mjet katërrotësh, përfundon me lëndime në spital
- Kërkesa për drejtësi: Letra e Arlinda Zekajt trondit Gjykatën e Pejës
- Edi Rama, nga artisti që u rrah për fjalën e lirë, te kryeministri që rreh për të mbajtur me çdo kusht kolltukun
- Në tre ditët e fundit janë regjistruar 2.720 shkelje të rregullave të trafikut në Maqedoni, ndalohen 67 persona
- AUV-ja konfiskoi dhe shkatërroi 470 kilogramë produkte mishi në një komorë të paregjistruar
- Vjedhje në Tetovë, zhduket një Range Rover me targa zvicerane


