Opsioni Qytetar për Maqedoni përmes një kumtesë dërguar meidave ka shprehur qëndrimin se nuk do të lejojë ndryshimin e emrit dhe indetitetit të Maqedonisë dhe se askush nuk duhet të diskutojë për këtë temë, përndryshe do të ketë referendum, shkruan Almakos. Sipas tyre, edhe Maqedonia duhet të ketë linjat e saja të kuqe, ashtu siç i ka Greqia. Gjogji Çakarjanevski tha në konferencë shtypi se është e qartë se anëtarësimi në NATO nuk bëhet me referencën IRJM, duke shtuar se politikanët mund edhe ta ndërrojnë, siç është Zaevi, por Maqedonia jo. Ai tha se populli nuk do ta jap…
Author: Adijat
Përmes një kumtese dërguar mediave, Opcioni Qytetar për Maqedoni (OQM), deklaron se nuk do të lejojën ndryshimin e emrit dhe identitetit të Maqedonisë, dhe se askush nuk duhet që të diskutojë për këtë temë, apo të ketë referendum. Sipas tyre, edhe Maqedonia duhet të ketë linjat e saja të kuqe, ashtu siç i ka Greqia. Gjogji Çakarjanevski tha në konferencë shtypi se është e qartë se anëtarësimi në NATO nuk bëhet me referencën IRJM, duke shtuar se politikanët mund edhe ta ndërrojnë, siç është Zaevi, por Maqedonia jo. Ai tha se populli nuk do ta jep emrin, e as ta…
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) ka ngritur tre kallëzime penale ndaj katër personave fizik dhe një personi juridik. Sipas AIM-së, paditë janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale të ”mashtrimit doganor”, ”kontrabandë”, si dhe ”falsifikim dokumentesh”. Në rastin e mashtrimit doganor është paditur A.A nga Ohri, i cili në periudhën 2014-2017 ka dhënë informacione të rrejshme për mallrat importues që kanë ndikuar në përllogaritjen e shumës së pagesës në doganë dhe për pagesat tjera. Në rastin e kontrabandës janë paditur O.D dhe S.R te të cilët janë gjetur ilaçe të ndryshme me vlerë…
Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, disa orë ka qëndruar në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku ishte i ftuar si i dyshuar. Grujevski para pak ka dalë nga PSP-ja, por nuk ka dhënë deklaratë për media, sepse mbeti e paqartë se a është ftuar në pyetje për rastin “Fortesa” ose “Target”. Dhe, të dy rastet kanë të bëjnë me përgjim joligjor. Ekipi i A1on e ka pyetur se a ndjehet fajtor dhe çfarë ka ndodhur gjatë kohës së marrjes në pyetje, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje. https://www.youtube.com/watch?v=fuPnV6KOFg4
Banka Popoullore e Maqedonisë ka filluar me prodhimin e parave të para plastike në Maqedoni. BPRM tashmë e ka publikuar blerjen publike që kushton 2 milionë euro për bashkëpunim të parave letër, të përpunuara nga polimeri. Nëse shkon sipas planifikimit, paratë e reja plastike deri në fund të vitit, do të lëshohen në lëvizje. Testet kanë treguar se paratë e këtilla deformohen në 120 gradë Celsiuz. Kjo do të thotë se ato nuk dëmtohen nëse harrohen në lavatriçe, sidomos edhe më vështirë për falsifikim, thonë nga BPRM. Në vitin 2016 paratë plastike prej 5 funtave shfrytëzohen në Britaninë e Madhe,…
Kryqi i Kuq i Bashkisë së Shkupit sot do të organizojë ndeshjen e nëntë të ndihmës së parë në kategorinë e të rinjve-për nxënësit e shkollave fillore të qytetit. Siç informon Kryqi i Kuq i Shkupit, do të marrin pjesë 15 klube nga 15 shkolla fillore të Shkupit. Ndeshja do të mbahet prej ora 11:99 në Vodnon e Mesme-Dare Bombol, njofton AIM. ‘Me këtë ngjarje promovohet rëndësia e ndihmës së parë, e cila shpëton jetë. Në organizim dhe pjesëmarrje të ndeshjes së qytetut do të përfshihen rreth 200 njerëz-shërbim profesional, gjyqtarë, manekenë, të logjistikës dhe vullnetarë’, kumton Shkupi.
Sic lajmeron TV21, lideri I BDI_se dhe ai I PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, jane takuat ne Tetove. Raportohet se ky takim do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët. Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis dy liderëve, Ahmetit e Thaçi. Pak me vone do te kete edhe informacione plotesuese/Almakos.com
Sot nga ora 15:00 do të hy në fuqi një regjim i veçantë për lëvizja në pjesën afër stadiumit “Telekom Arena” në Shkup, pasi sonte me fillim në orën 20:45 do të luhet ndeshja e futbollit mes Maqedonisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Sipas asaj që informoi MPB-ja, drejt stadiumit nuk do të mund të lëvizin as këmbësorët (përjashtim të atyre që kanë bileta dhe do ta shohin ndeshjen). Këto kufizime do të vlejnë për gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit. “Kufizimet nuk do të vlejnë vetëm për makinat që janë të akredituara për lëvizje…
Ç’është demokracia? Kjo ishte pyetja me të cilën e filluan punëtorinë e sotme drejtuesit në Këndin Amerikan Maqedoni (KAM). Në tavolinën e vendosur në mes të sallës, kishte edhe vende boshe, sepse numri i të rinjëve pjesmarrës nuk ishte i lartë. Megjithatë kjo pyetje e parashtruar bëri që cdonjëri të thonte atë që mendonte, pikërisht kjo është edhe një nga vlerat e demokracisë. “Të jemi të barabartë”, të jemi të njejtë”,” të jemi të ndyrshëm”, të zgjedhim drejtuesit”,” të kesh identitet”,” të japim dhe të kërkojmë llogari për veprat që na prekin të gjithëve”etj. Të gjitha këto fjali të thëna…
Me 21 qershor,Gjykatat kushtetuese sipas publikimit të rendit të ditës, do të shqyrtojë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 175 të ligjit për komunikime elektronike,shkruan Almakos. Sipas këtij neni( 175 nga ligji për komunikime elektronike), operatorët telekomunikues duhet “të sigurojnë të gjitha kushtet teknike të nevojshme që të mundësojnë ndjekje të komunikimeve në rrjetin e tyre”./Almakos.com/
Në tremujorin e parë të vitit 2017, Maqedonia numëron 952,633 popullsi aktive, prej së cilës 743,043 janë të punësuar, ndërsa 218,601 janë të papunë, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,7%, shkalla e punësimit është 43,7%. ndërsa shkalla e papunësisë është 22,9%./Almakos/
Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë kanë filluar sot të kërkojë edhe dëshmitë e gazetarëve që përjetuan nga afër ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Para prokurorisë sot është ftuar të dëshmojë korrespondenti i RTK-së ,Besnik Iseni. Ai gjatë ditës së sotme ka prezentuar dëshmitë e tij lidhur me brutalitetin dhe dhunën fizike të ushtruar në Kuvend nga huliganët maqedonas ndaj disa politikanëve dhe përfaqësuesve të medias. Iseni ka theksuar para prokurorisë se ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin tentim për likuidim fizik të politikanëve të caktuar dhe sulm ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre…

