Author: Adijat

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar sot u takua me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqrinska. “Takim pozitiv me Ministren e Mbrojtjes Seqerinska. Mbrojtja në qendër të strategjisë globale të BE-së dhe bashkëpunimit të mbrojtjes duhet të bëhet një normë”, shkruan në Twitter Ambasadori i BE-së. https://twitter.com/AmbassadorEU?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F413319-zhbogar-pas-takimit-me-sheqerinsken-mbrojta-eshte-thelbi-i-strategjise-globale%2F

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, sot do ta promovojë monumentin përkujtimor në rrugën nga Lufta e Parë Botërore në Parkun nacional Pelister. Siç kumtuan nga Ambasada, e thekson rolin e SHBA-së në Maqedoni dhe të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton AIM. Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve me rasitin e 100 vjetorit nga përfshirja e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndërsa do të flasë edhe për rëndësinë e marrëdhënieve euroatlantike. Ambasadori me këtë rast do t’iu dorëzojë fletë falenderimi personave të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje.

Lexo më Shumë

Rreth dy vjet nga ngjarjet në “ Lagjen e Trimave” dhe procesi gjyqësore ende pa epilog. Ceanca të shtyra, seanca të anuluara, ashtu sic u bë edhe me seancën e caktuar për sot. Seanca e sotme u anulua për arsye se Gjykata nuk arriti të siguroj dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin. Avokati Naser Raufi për Almakos.com, tha se realisht nuk shpreson se do të ketë drejtësi nga trupi gjykues i këtij rasti. Ai thotë se zvarritja dhe mënyra se si po ecën ky proces, ka bërë që vetë të akuzuarit ta sabotojnë seancën në disa raste, sepse…

Lexo më Shumë

Punimet në bulevardin “Xhon Kenedi” u lanë përgjysmë. Tre ditë pas shiut të rrëmbyeshëm e që la pasoja në këtë bulevard, filluan punimet për ta rregulluar asfaltin e dëmtuar edhe pse për këtë nga Qyteti i Shkupit deklaruan se do të angazhoheshin për marrjen e masave që ditën e hënë. Makineritë që ditën e martë shiheshin teksa po i mbushnin gropat me rërë, ato nuk duken më. Rruga ka ngelur ashtu e paasfaltuar dhe ka dy ditë që vërehet ndërprerje e tërësishme e punimeve, ndërsa nga Qyteti i Shkupit janë të pakapshëm për të njoftuar nëse punimet do të vazhdohen,…

Lexo më Shumë

Prej sot e deri më 16 qershor të gjithë bartësit e ekonomive bujqësore ose organizatave të prodhuesve, respektivisht nga ekonomitë e paevidentuara bujqësore, mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve të sipërfaqeve bujqësore nga ngjarja e pavolitshme klimatike që e përfshiu rajonin e Tetovës më 5 qershor, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kërkesat duhet të parashtrohen në njësitë rajonale të kësaj Ministrie, ndërsa në kuadër të kërkesës bujqit duhet të parashtrojnë edhe fotokopje nga dokumente personale ose llogari transaksioni, si dhe fotokopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzimin ose pronësinë e tokës bujqësore. “Në…

Lexo më Shumë

Programe të zhvilluara për dërgesë dhe monitorim të shërbimeve për rehabilitim profesional dhe asistencë personale për persona me pengesa në zhvillim, janë rezultatet e IPA pilot projektit dyvjeçar “Avancimi i shërbimeve për përfshirje sociale”. Projekti ka për qëllim që të asistojë në përmirësimin e sistemit, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të personave me pengesa në zhvillim dhe të promovojë mundësi të barabarta në tregun e punës. Sipas ekspertes për asistencë personale, Marijana Jankoviq, serviset në shoqëri janë të domosdoshme për përfshirje më të madhe të personave me invaliditet në komunitet. Sipas ekspertit të IT teknologjisë Zoran Nikollovski, është…

Lexo më Shumë

Qeveria e re, e drejtuar nga Zoran Zaev, Ali Ahmeti e Ziadin Sela do të kenë mbështetje të fuqishme  financiare nga Bashkimi Evropian, njoftojnë mediat në vend. Përpos fondeve IPA, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian kanë vendosur në një takim të fundit që të ndajnë edhe 2 miliard euro shtesë për vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan gazeta “Dnevni Avaz”. Një pjesë e këtyre parave do të vijnë në Maqedoni, për të stabilizuar buxheti, i cili për vite me rradhë është dëmtuar në realizimin e projekteve të cilat asnjëherë nuk ka gjeneruar vende të reja…

Lexo më Shumë

Seanca e cila duhej të mbahej nesër në Gjykatën Supreme për rastin ” Monstra” është shtyrë. Seancë ishte caktuar për ditën e nesërme, ndërkaq Gjykata bën të ditur se shtyrja e seancës ka ndodhur me kërkesë të avokatit Asmir Alispahiq, i cili ka probleme shëndetësore. Seanca e javës së kaluar u shty për mungesë të dy avokatëve, e reja do të caktohet. Përndryshe, vrasja ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas./Almakos.com/

Lexo më Shumë

Rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë (Dibër e Vogël). Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të ëmbëlsirave, nga e njëjta pastiçeri në qyteti. Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat, shkruan Top Channel.

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) e ka pranuar propozimin qeveritar për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga posti i kryeprokurorit të shtetit. Petar Anevski, kryetar i KPP-së, ka bërë të ditur se propozimi është pranuar, duke shtuar se javën që vjen do te shqyrtohet propozimi në seancë ku anëtarët do të duhet që të deklarohen për këtë çështje. Këshilli ka afat prej 15 ditësh për t’u deklaruar në lidhje me këtë propozim, nëse është për ose kundër, duke arsyetuar qëndrimin përfundimtar/Almakos.com

Lexo më Shumë