Një foto ku shihet një shqiptar duke u torturuar përpara vrasjes nga Tigrat e Arkanit, ka shokuar këto ditë opinionin publik. Lyrja me benzinë e më pas vrasja e Hajrush Ziberit tronditi të gjithë. Megjithatë, po aq tronditëse është edhe historia e dy vëllezërve Pajaziti, në dyqanin e të cilëve punonte Hajrush Ziberi. Gazeta Express sjell historinë tragjike të këtyre vëllezërve. Ka qenë data 31 mars e vitit 1992 kur për familjen Pajaziti nga fshati Strimnicë e Tetovës ishte një ditë fatkeqe, pas lajmit të marrë se disa pjesëtarë të kësaj familje janë vrarë dhe masakruar në qytetin e Bijelinës…
Author: Adijat
Në kalimin kufitar Hani Elezit-Bllacë, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë të cilët janë kapur me 4.190 euro të falsifikuara, shkruajnë mediat në vend. Bankënotat në vlera të ndryshme janë zbuluar pas kontrollit të makinës me të cilën kanë udhëtuar. “Tek shtetasit e Maqedonisë janë gjetur 75 bankënota të 50 eurove, 19 bankënota të 20 eurove, 3 bankënota të 10 eurove dhe 6 bankënota të 5 eurove, për të cilat ekziston dyshim se janë falsifikuar”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës. Pas kërkesës së prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masa e…
LSDMme anë të njoftimi ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Histijan Mickovski, i cili tha se janë të shqetësuar për paralajmërimet të ndryshimit të politikës tatimore. LSDM njofton, ka mbaruar koha e rrënimit sistematik të ekonomiesë nga ana e VMRO-DPMNE-së. “Ka ka mbaruar kur një grup i vogël i udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së është pasuruar pa masë, përderisa qytetarët tjerë po luftojnë për mbijetesë. Politikat e OBRM-PDUKM-së në ekonomi do të mbahen mend për dëme katastrofale që kjo parti i ka shkaktuar ekonomisë dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM. Sipas tyre, qeveria e re do t’i mbulojë…
Një autobus i një agjencie turistike të Maqedonisë sot pasdite u përfshi nga flakët në Greqi rrugës për në Halkidiki, me ç’rast nuk ka udhëtarë të lënduar. Mediat greke njoftojnë se pasagjerët në mënyrë të sigurt e kanë braktisur autobusin para se të digjet në tërësi, ndërsa zjarrin e kanë shuar 15 zjarrfikës me pesë automjete të zjarrfikësve. Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin, transmeton /Almakos.com/
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, nesër do të takohet me euroomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes han, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Është paraparë takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Punëve të Jashtme me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga eurokomisari Han, shkruajnë mediat në vend. Pas takimeve do të mbahet mbledhje tematike e Qeverisë së Republikës së…
Partitë shqiptare kanë bërë të qartë se derisa të jetë Nikolla Gruevski lider i VMRO-DPMNE, nuk do të ketë bashkëpunim dhe asnjë mundësi për bashkëqeverisje. Këtë qëndrim e shprehin edhe në BDI, duke theksuar se nuk duan koalicionim me Gruevskin, e këtë e kishte theksuar më parë edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta. “Ne si BDI e kemi thënë fjalën JO për presidentin e shtetit. Nga hulumtimet e mia, nuk kam takuar shqiptar që më ka thënë PO qeverisje me Nikolla Gruevskin, dhe të gjithë më kanë thënë JO qeverisje me Nikolla Gruevskin”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus…
Friga dhe paniku që e ka kapluar Aleancën e BDI-së, me trillime dhe propagandë të kulluar vetëm që ta njollosë Lëvizjen Besa, tani më nuk pinë ujë. Aktivitetet e njëpasnjëshme, përkrahja e madhe në terren si dhe qasja e Besës që çdo ditë është me popullin dhe me hallet e tyre, e ka trishtuar aqë keqë Aleancën për BDI, saqë ata tani më kanë filluar të bëjë foto-montazh, vetëm që ta njollosin Besën, ashtu siç kanë shpif edhe më parë për këtë lëvizje. Tani më nëpër rrjetet sociale, aktivistët e Besës kanë filluar të shpërndajnë foton e vërtet, ku deputeti…
Në një analizë kushtuar zgjedhjeve të Shqipërisë, me titull “Ëndrra e rrezikshme për Shqipërinë e Madhe”, gazeta gjermane “Die Welt” bën një vështrim të organizimit politik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Gazeta analizon se në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje u shndërrua në qendër gravitacioni i politikës kosovare, duke dyfishuar numrin e votave dhe deputetëve. Gazeta më tej bën paralele edhe me situatën në Maqedoni. Gjermanët thonë se një fuqi e ngjashme me Vetëvendosjen po ngritet në Maqedoni. Lëvizja Besa, e cila godet fuqishëm korrupsionin dhe nuk bën kompromise për çështjet kombëtare. “Ngjashëm sikurse në…
Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka reaguar ndaj shpifjeve të zyrtarit të Bashkësisë Fetare Islame, Rexhep Ziberit, ku ky i fundit numëron organizatën “Merhamet” si një ndër shoqatat që grumbullojnë sadakatul fitrin dhe zeqatin. Ja edhe reagimi i plotë i shërbimit për informim të organizatës “Merhamet”: “Nëse ka pasur ndonjë organizatë joqeveritare që ka qenë e angazhuar në veçanti në respektimin e institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, veçmas kur bëhet fjalë për mbledhjen e fitrave dhe zeqatit, të dedikuara për medresenë “Isa Beu” dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, është kjo pikërisht Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”. Janë dhjetëra apele publike…
Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe “Legis” përmes një punë e cila në thelb ka dëshirën për të dhuruar mirësi dhe për të ndihmuar të tjerët, kanë siguruar ndihma humanitare dhe veshmbathje për 350 fëmijë të pesë qendrave për fëmijë refugjatë pa përkujdesin e prindërve të vendosur në zonën kufitare në Turqi me Sirinë. Nga “Megjashi” dhe “Legis”, personalisht i kanë vizituar kampet më 20-22 qershor të këtij viti, shkruan Almakos. Kryetari i “Megjashit” Dragi Zmijanac, tha për Almakos se me aksionin “Maqedonia me dashuri për Alepon”, qytetarët e Maqedonisë kanë treguar se janë humanë. “Në një…
Kryeministri Zoran Zaev ka uruar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zaevi në urim thekson se Maqedonia Serbinë çdo herë e ka pasur mik dhe aleat, shkrujanë mediat në vend. “Ju dëshiroj punë të mbarë në pozitën e re dhe shpresoj se për përparim të bashkëpunimit më tej mes dy shteteve. Maqedonia, në Serbi çdo herë ja pasur mik tradiocional dhe aleat në procesin për stabilizimin dhe integrimin e Ballkanit, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, shkruan Zaevi në urim. Ai më tej shton se interesat për bashkëpunim intenziv, respektimi i vlerave demokratike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe…
Imami i xhamise në fshatin Kallnik të Komunës së Bogovinës për nderë të ditës së Fitër Bajramit ka organizuar rininë e fshatit për të pastruar rrugët e gjithë fshatit si dhe varezat. Veprimi i tille nga hoxha paraqet nxitjen e nje vetëdije kolektive për një ambient më të pastër, njofton TetovaSot. Ajo që bie në sy është numri i madh i të rinjëve që i janë përgjigjur kësaj iniciative për të pastruar rrugët që nesër fshati të ketë një pamje ndryshe.