Partitë shqiptare kanë bërë të qartë se derisa të jetë Nikolla Gruevski lider i VMRO-DPMNE, nuk do të ketë bashkëpunim dhe asnjë mundësi për bashkëqeverisje. Këtë qëndrim e shprehin edhe në BDI, duke theksuar se nuk duan koalicionim me Gruevskin, e këtë e kishte theksuar më parë edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.
“Ne si BDI e kemi thënë fjalën JO për presidentin e shtetit. Nga hulumtimet e mia, nuk kam takuar shqiptar që më ka thënë PO qeverisje me Nikolla Gruevskin, dhe të gjithë më kanë thënë JO qeverisje me Nikolla Gruevskin”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus në TV21, duke shtuar që shqiptarët janë kundër Nikolla Gruevskit, dhe jo ndaj VMRO-DPMNE-së e cila si parti mund të reformohet dhe të bëhet parti e pranuar edhe për popullin shqiptar.
Edhe nga Lëvizja BESA kanë bërë të qartë se nuk duan koalicionim me BDI.
“BESA nuk hyn me Gruevskin me asnjë çmim. E kemi diskutuar dhe kemi një qëndrim të unifikuar, jo vetëm me Gruevskin por me ata që janë të inkriminuar – nuk mund të jemi në një tavolinë qeverisëse me ta”.
“Gruevski është anti-shqiptari më i madh dhe nëse shkojmë me të do të legjitimojmë të gjitha ato që i ka bërë ai”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i BESA, Afrim Gashi.
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka thënë se ai nuk do të futet në qeveri me Nikolla Gruevskin.
”Jo, nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin që më ka quajtur ‘indianc’, që së bashku me Ali Ahmeti më sjellin dy-tre inspektorë çdo ditë në komunën e Strugës dhe mi ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro nga buxheti komunal. Unë nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin dhe do të kushtëzojë qeverinë që do ta krijojë Zoran Zaev. I kam humbur zgjedhjet dhe për këtë nuk mundem ta bëj të gjithë platformën.”, kishte theksuar Sela.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Lamtumira e fundit në Radavc
- Tronditet Indonezia, burri dyshohet se vrau gruan dhe djalin e tij të…
- Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi


