Gjykata Kushtetuese të mërkurën, në pikë të parë të seancës, do të vendosë nëse testimi ekstern është kushtetues, njoftojnë mediat në vend. Testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme u shfuqizua me ardhjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM, e cila kishte premtuar se njëra nga prioritetet kryesore e ture është që të hiqet testimi ekstern. Është interesante që iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së testimin dhe për shqyrtimin e neneve të ligjit për shkollim të lartë, do të jetë përpara gjykatësve kushtetues 4 vite pasi që u miratua, tani pasi që u shfuqizua, transmeton /Almakos.com/
Author: Adijat
Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”, i cili organizohet nga Shoqata Kulturore “Vizion M” në mbështetje të Qytetit të Shkupit, edhe këtë vit ndriçoi qytetin, si dhe gëzoi fëmijët e shumtë të cilët ndoqën dhe morën pjesë në një sërë aktivitetesh të këtij manifestimi, raporton Anadolu Agency (AA). Ky manifestim kulturor, i cili organizohet tradicionalisht para festës së Bajramit, si zakonisht filloi me marshutën e “Trenit të Bajramit”, i cili shëtiti dhjetëra fëmijë nëpër lagjet e Shkupit, duke filluar nga xhamia e Mustafa Pashës deri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në sheshin para xhamisë Murat Pasha. Koordinator i projektit “Kandilat…
Krahu i UÇK-së po rikthehet fuqishëm brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime brenda partisë së Ahmetit, mëson se, në zgjedhjet e ardhshme lokale shumica e kandidatëve për kryetar komunash, duke filluar nga Saraji e deri në Likovë, do të jetë njerëz të UÇK-së, ose bashkëluftëtar të Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës. Në komunën e Likovës, kjo parti pritet ta nominoj ish-komandantin e UCK-së, Jahi Jahiu nga fshati Vishticë.
Në vazhdën e takimeve të punës, ministri për Investime të Huaja, Ramiz Merko, të premten, takoi udhëheqësit e sektorëve të Agjencionit për Investime të Huaja, Diana Toska dhe Besim Zenuni. Me formimin e Qeverisë së re dhe me emërimin e ministrit të rij për Investime të Huaja, Toska ja uroj postin e ri ministrit Merko, duke i dëshiruar suksese të shumta në punën e re. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth themelimit të përvojave mes dy institucioneve duke mos i anashkaluar mundësitë për bashëkëpunim të domosdoshëm mes këtyre dy institucioneve gjatë hartimit të projekteve në fushën e njëjtë. “Në fillim dua të rritheksoj…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e festës së RamazanBajramit i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis ululema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepit dhe qytetarëve të cilët e festojnë festën. “Ua uroj festën e madhe të Ramazan Bajramit juve, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë festën, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal. Festat e shenjta siç është Ramazan Bajrami sjellin fuqi të madhe shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxisin dëshirë për…
Ndihmë humanitare dhe veshmbathje për 350 fëmijë të pesë qendrave për fëmijë refugjatë pa përkujdesin e prindërve të vendosur në zonën kufitare në Turqi me Sirinë, janë siguruar përmes fushatës “Maqedonia me dashuri për Alepon”. Përfaqësuesit e Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe “Legis”, të cilët janë organizatorë të fushatës, prej më 20-22 qershor të këtij viti personalisht i kanë vizituar kampet. Kryetari i “Megjashit” Dragi Zmijanac, tha se me aksionin “Maqedonia me dashuri për Alepon” qytetarët e Maqedonisë kanë treguar se janë humanë. Theksoi se jehona për aksionin ka qenë e shkëlqyer dhe se kanë pasur…
“E rastësishme ose jo, firma “Atrium” nga Vevçani, nën pronësi të vëllaut të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për lyerjen e hapësirave shtesë në stadiumin “Telekom Arena” për 10 euro për metër katror, para mbajtjes së ndeshjes së Superkupës në Shkup”. Kjo është një nga tezat që sot i ngriti sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, në konferencën për shtyp para gazetarëve, shkruajnë mediat në vend. Ai tha se këto janë informacione që ai i ka marrë si sekretar i përgjithshëm i qeverisë dhe tha se janë jozyrtare, ndërsa ju bëri ftesë mediumeve që të hetojnë…
Shqiptarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë janë të detyruar që barnat e tyre me receta ti blejnë në lagjet maqedonase. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar këtë dukuri e cila po merr përmasa shqetësuese. Një prej tyre është edhe gazetari Hamdi Nuhiu i cili në rrjetin sociale facebook e ka shpalosur këtë brengë. “Faleminderit Taravari qe nuk na ke lene barna me recept ne Lagjen e trimave, e po duhet ne lagjet e maqedonasve ti blejme te njejtat”, ka shkruar Hamdi Nuhiju.
Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas qëndrimit dy ditore në Bullgari këtë javë shkruajnë mediat në vend. Ai ka thënë se marrëveshja për fqinjësi të mirë është vendosur mbi Deklaratën e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 1999, e cila ka të bëjë me gjuhën maqedonase. Marrëveshja e re sipas tij, do të thotë përparim i dokumentit. Dimitrovi është optimist se do të gjejë zgjidhje për pakicat në të dy vendet. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se me kryeministrin bullgar Bojko Borisov do të nënshkruajnë marrëveshje për fiqnjësi…
Një aksident në komunikacion ka ndodhur vetëm pak më parë (rreth orës 13:00) pranë burgut të Idrizovës, informon Almakos. Një person ka marrë lëndime pasi është aksidentuar nga një vetura, qëe sipas informacioneve të pakonfirmuara, kishte shpejtësinë prej 60km/h. Vetëm pak më parë ambulance ka mbërrtur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë personin e lënduar. Nuk dihet a është serioze gjendja e qytetarit, por sipas një dëshmitari, I aksidentuarai kishtë disa lëndime. Priten në vazhdim të tjera informacione/ Almakos.com/
Edhe pse ka vetëm një anëtarë, Lëvizja Besa do të jetë lojtari kyç në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, një ndër trupat kryesore parlamentare kur bëhet fjalë për zgjedhje të funksionarëve në institucione të rëndësishme. Ky komision shërben si filtër përmes të cilit kalojnë propozimet për anëtarë të KSHZ-së, komisionit për antikorrupsion, Komisionit për antidiskriminim, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, trupave rregullatore siç është ai për energjetikë, e kështu me radhë, shkruan Dnevnik. Parlamenti dje e zgjodhi përbërjen e këtij Komisioni. Kryetar i saj u zgjodh Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, zëvendës i tij Zoran Iliovski, kurse si anëtarë…
Të gjitha çështjet ndërmjet dy vendeve rreth të cilave ekzistojnë mendime të ndryshme duhet të zgjidhen bashkarisht përmes dialogut. Të mos lejojmë që ato çështje të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, sepse, megjithatë, ne jemi fqinjë dhe nçkado që të ndodhë mbetemi të jetojmë në këtë hapësirë dhe duhet si fqinjë të mirë të krijojmë praktika të mira për gjeneratat e ardhshme, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Presidenti Ivanov deklaroi se me kolegun e tij serb patën takim konstruktiv dhe ishin të pajtimit se çështjet…

